| E shtune, 23.05.2020, 08:07 PM |
MES QIELLIT BLU DHE NJË REJE
NGA PËLLUMB GORICA
NJË LULE PETALÇELUR
Përmbi gjelbërimin me lule
petaleçelur
Aroma e harlisur çapitet në
tokë
Nga grumbuj lulesh prej
pemësh mbjellur
Njëra kokën nxjerr e
s’fshihet dot.
Si lule e bukur agimit fle
Çdo lule tjetër e adhuron
Nga degë e gjethe si nuse
ndër ne
Me endje dëshirash që
belbëzojnë.
Petaleqeshur i drithëron
lulet në gjeth
Dhe nuk frikësohet jo nga
askush
Të rritet si pritej ndaj
vështrimin hedh
Të mbledh, të zgjedhë buzë
mes jush.
Nëpër degë rrëmbimthi zë e
çan
Gjelbërimi çaplohet dhe të
buzëqesh
Pranverës së ardhur kodrës
anemban
Përshkon lajthitje dashurie
në shesh.
Nuk priti shkrepjen
diellore mali i pare
Nuk priti as frutat t’i
dalin në dritë
Prej degëve pa pritur u
rrëzua mbi bar
Për një të puthur në kohë
të ligshtë.
TI LARGOHESH PREJ MEJE
Si një ëndërr e këputur
Ti largohesh prej meje
Më kot zgjas duart të të
kap
Mes qiellit blu dhe një
reje.
Në fillin tënd të magjishëm
Kam lënë gjuhën e zogjve
Të më përktheje vetëm ti
Pëshpërimat e zanave.
Ti po ikën prej meje
Në këtë kohë të vështirë
Ca gjurmë të kaltra
puthjesh
Tek unë ende kanë ngrirë.
I fsheh prej meje dhe sytë
Mbuluar me pak mërzi
Të lutem kthehu një ditë
Se s’jetoj dot pa magji…
FJALËT
Fjalët janë të pafundme në
një fletë të bardhë
Ëmbëlsia surreale e zhurmës
në shpirt
Gjeste të pakuptimta si
fryma mbi xham
Gjykime të fshehura prej së
vërtetës larg.
Fjalët janë ngushëllimi më
i madh që njihet
Thellësi e dhimbjes së
heshtur në det pasioni
Ikona të kalemendura, ku davariten
mendimet
Shkëlqim i hershëm sa as
mund ta besoni.
Fjalët janë udhë në trokun
e hapave
Zëra pikture qiellit të
pluhurosur me re
Rendje tej humbëtirave me
pulitjen e buzëve
Tempuj të pasosur gdhendur
atje ku vdesim ne.
PIKTURË UDHËTIMI
Larg e qetë dhe pa mëkate
gri
Me shpirtin nga engjëjt –
djaj shkundur
Gjelbërimi, mbretëri e
pushtetit të ri
Më zgjoi në shpirt një
stinë të humbur...
Rruga zgjidhjen në dorë më
la
Me mjeshtërinë, që veç ajo
e di
Mëngjesi i kaltër, vëngër
më pa
Pranvera në krahët e saj më
shëtiti.
Drithërohet ajri nga zogjtë
dhe qielli
Me re që kanë hedhur vellon
e argjendë
Më kapi nga larg një rreze
e bukur dielli
M`i mori peng mendimet e
ndjesitë.
Tablosë së natyrës dorën e
fundit i jap
Se dëshira bujshëm aty
rendej
Unë çuditërisht besnik i
saj jam
Dhe emocionin e preka të
dehej.
NËNQESHJA E DHIMBJES
Shpesh më mbulon një tis i
thellë heshtjeje
Tek vështroj një
mospërfillje fare të kotë
Dua këtë mospërfillje ta
kaloj me buzëqeshje
Mundohem, por nuk ia dal
dot…
Mjegullash humbas në
hulumtime
Me kumte kodesh që s’i
zbërthej dot
Nuk arrij të buzëqesh, kur
kam dhimbje
Veç, nëse ti hiqesh, si Don
Kishot!
Ja tek vë re, se rrugët
ngushtohen
S’ke si bën, do të
përballem me ty
Muret që na ndajnë, sikur
rrëzohen
Dhe ilaçi për dhimbjen më
bëhesh ti.
E lashë nënqeshjen, tërr
s’ma bën syri
Dhe mospërfilljen e shkelëm
me këmbë
Ah çasti i bukur! Eh, çfarë
deliri!
Pse më duket sikur ndodhi
mbrëmë?!
ZHGËNJIMI U BË THINJË
Më kishin folur pafund për
ikjet
Dhe ndodhi që ti ike këtë pranverë
E kuptova se ikjet janë të
dhimbshme
Dhe unë u bëra për ty helm
e vrer.
Se ti ishe e gjitha brenda
meje
Unë, tanimë, s’e përballoj
largësinë
Ta dish, gjithkund, jam
pranë teje
Ngaqë nuk të shoh, sikur
ndiej zhgënjim.
I vesha dhimbjes një rrobë të
forte
Se jam plagosur, brinjë më
brinjë
Më dhemb kjo ikje tani sa
një botë
Si një zhgënjim që mbiu mbi
thinjë.
SHPIRT I VRARË
Me zhurmat në jetë qe
mësuar
Dhe gotat i rrëkëllente me
fund
Si në shtëpi në klub i
shtruar
Me dertet e shpirtit që do
t’i mund.
Me veten flet sikur bën
gjyq
Përse kaq helm kjo jetë për
të
Vetëm unë si Krisht në
kryq?!
Tek gotat rrëkëllen një nga
një.
Dikur ankthi gri deshi që
ta vriste
Arsye hiç… si iracional
Hahej me veten, ndërsa
gotat rrufiste
Kjo botë e shpifur të vejë
në djall.
Ca pika lotë të nxehtë i
shkanë
Ca fjalë me brengë tha nën
zë
Tek pi, me shpirt zë e
ofshan
Sikur vetminë ta mbys me
të.
Sa shumë mjeranë mban kjo
botë!
Unë, sikur thotë, jam një
nga ata
Dhe pija zë i bie mbi kokë
Sa zë gulçon me oh e ah!
REVOLTA E LUMENJVE
Lumenjtë ushtijnë kur dalin
nga shtrati
Një forcë e madhe i shtyn
të shpërthejnë
Kur zgjasin britmën u
shtrihet shtati
Në shtratin e tyre përsëri
flejnë.
Në brigje e zbrazin tërbim
urrejtjen
Si krah i shtrirë që nuk
merr urdhëra
Ndofta rrëshqasin të
harrojnë vetveten
Por është e vështirë edhe
revolta.
E nëse lumenjtë kanë sy
burues
I ndjekin ujërat kur
shkëputen
Veç mos të turbullojnë ty
frymëzues
Se s’ka më mirë se shtrati
ku futen…