| E premte, 22.05.2020, 03:40 PM |
PERFORMANCË ARTISTIKE-FIGURATIVE E GJON GJERGJAJT:
TENDA
"KULLA E OSO KUKËS", MBISHKRIME ME TEMË KORONAVIRUSIN, MBISHKRIME NË
FORMË REAGIMESH GJATË KËSAJ PANDEMIE... e deri te DHURIMI I FIDANEVE TË
PJESHKËS
Një
takim pas më shumë se dy muajsh mes miqsh... por Gjoni, ashtu si di ai, na pret
përplot befasi që të habitin!
Nga
Prend BUZHALA
1.
Takimi
i parë vjen me performancën e artit; përpara na shfaqet një shteg që shhpie te
një tendë me mbishkrimin në "kulm": "KULLA E OSO KUKËS"!
Mjaftonte
që ishim katër veta për ta përuruar këtë performancë arti me imagjinatë tejet
të këndshme e domethënëse... një si ngarendje E NGADALSHMEdhe hap pas hapi, për
ditët që do të vijnë.
U
mbyllëm më shumë se dy muaj e sot dolëm te Gjon Gjergjaj (Krushevë e Vogël afër
Klinës): së bashku me Ismet Krasniqi Lala e Idriz Berishën.
2.
(U
pajisëm me "uniformën aktuale", dorëze a maska. Fillimisht, nëpër
rrugët e Klinës, ditë tregu. Klina ishte plot qytetarë, por të heshtur. Kjo
kohë, si duket i ka frikësuar, qytetarët që duan “distancën sociale" me
çdo kusht. Klina dallohet për disiplinë qytetare: e para u karantinizua dhe
ndër të fundit çkarantinizohet. Gjithçka duket që bëhet me hapa të matur.
Kishin
dalë (ditë tregu) edhe pleq, i dalloje tejet të disiplinuar, me dorëza e maska,
duke kryer punët e tyre “në distancë”. Koha kishte imponuar një tjetër sjellje.
Jonormalja që na u kthye në normalitet.
3.
Mësyjmë
në Krushevë të Vogël (larg Klinës rreth dy kilometra) te Gjoni. Kryesisht,
nëpër dekada, aty kanë mësyrë mijëra qytetarë, nxënës, kulturërdashës, për ta
vizituar Muzeun e tij, më saktësisht Kullën-muze që mban emrin !Agimi i
gjytetnisë” (emri i veprës së Gjeçovit që ka shkrime për arkeologjinë
shqiptare).
Por
te Gjon Gjergjaj përjetuam befasinë, të papriturën. Ismet Krasniqi përgatit
“armën” e tij: fotoaparatin, për të zënë momente, skena atmoasferën...
Një
performancë që shkakton humor të këndshëm, mposhtje të së keqes, reagime të
lezetshme, por edhe domethënëse: mu aty ku ai ka kopshtin e tij, zë mbëltuar me
fidane, perime, pemë, dulej një tendë e vogë me mbishkrimin "KULLA E OSO
KUKËS". Një tavolinë me karrige. Dorëshkrime, ku Gjoni gjatë këtyre muajve
ka shkruar (kryesisht krijime për fëmijë dhe drama). Aty ku ai ka krijuar
PARAJSËN E TIJ, kullën individuale parajsore, me qenin rojtar, aq i sjellshëm
me miqtë e ardhur.
Një
shteg, që nga Kulla Muze e Gjon Gjergjajt, që shpie te një "kullë"
tjetër" prej dërrasash, najloni, pëlhurash...pothuajse, një frymë
servantesiane, një "betejë" e shpallur pa plumba, topa e armë, por me
art, mbishkrime, portrete artistësh e shkrimtarësh, me emra krijuesish letrarë
për fëmijë, shkrimtarësh, aktorësh,... emra personalitetesh ndërkombëtare që
ndihmuan për lirinë e Kosovës (euroamerikanë), portrete të Gjergj Kastriotit
Skënderbeut, Nënës Tereze, portrete artistësh, pano publike për teatër, art
figurativ... mbishkrime me emra miqsh! Mbishkrime të shkruara në copa
dërrasash, letër-hamer, kartonë, në balonë, topa futbolli, pëlhurë, nëpër pjesë
gjësendesh të ndryshme... qofshin ato edhe në përdorëse për ushqim apo për
ulje, pushim etj! Të duket sikur po lexon tabela orientuese, diku nëpër rrugët
e trafikut rrugor, apo tabela që të orientojnë kah dyqanet, barnatoret,
marketet, spitalet, zyrat shtetërore etj. Por jo! Tabelat “të orientonin” në
një tjetër botë që ende po e jetojmë. Dhe që mendja njerëzore as menduar nuk e
ka. Është tabela për të mos hequr dorë nga emrat tanë, nga ai realitet esencial
që na rrethon me vlera, me ekzistencë, me art. Me jetën vetë.
4.
Të
dukej sikundër gjendeshe në një ambient surreal e njëkohësisht aq konkret, të
thjeshtë, të pranueshëm... pushues, që krijon atmosferë.. .
Nëpër
Evropë janë të njohura performancat e tilla artistike përgjatë gjithë shekullit
XX.
Mund
ta quaje instalacion? Paj, meqë pçrënte rite të një kohe jonormale, përta
shpojegua rme mejte arti e me koncepte nromale, gjithsesi. Meqë aty kishte dhe
mbishkrime lutjesh (riti tardicional religjioz i krishterë që nga kohët
ilirike), rite të poltikës sonë (rreth Amerikës dhe politikës së përditshme),
rite rreth pandemisë (mbishkrime që ngërthejnë ligjërime të të folmeve popullore,
forma e parë e reagimit mospajtues)...
Mikpritja
vazhdon me pijet raki rrushi, verë, birrë, lëngje e ushqimet te tryeza para
Muzeut (meqë dje ishte Dita e Muzeut, atë e shënuam simbolikisht sot). Aty
është dhe miku Krishtë Dashi. Bisedat është krejt e natyrshme që zhvillohen për
kohën që shkoi për më shumës e dy muaj. Gjithsesi, të përcjella me anekdota e
humor...
Meqë
Gjoni është edhe kopshtar i mirë, ai na dhuroi fidanë pjeshke për t’i mbjellë
në kopshtet tona.
(Teksti: Prend Buzhala
Fotot: Ismet Krasniqi e Prend Buzhala)