| E merkure, 20.05.2020, 12:17 PM |
PASOJA NGA XHUPI
"MODERN"
Nga
Pierre-Pandeli Simsia
Ai
sapo kishte përfunduar studimet e larta dhe ishte diplomuar për ekonomi
financë; u emërua ekonomist në një nga degët e ndërmarjes së qytetit ku ishte lindur
dhe rritur.
Kishte
një pamje të jashtëme tërheqëse dhe, si djalë i ri në moshë i pëlqente të
vishej bukur dhe me shije edhe pse në atë kohë, edhe veshjet e trupit ishin me
"tollona" ashtu siç ishte në përgjithësi ekonomia shqiptare; kohë
tollonash në fundvitet 80-të.
Si
djalë i ri në moshë, i sapokthyer nga kryeqyteti i kishte ende të freskëta
kujtimet e bukura nga jeta studentore në Tiranë.
Punësimi
ekonomist finance në atë ndërmarrje të qytetit të tij e bënte të dukej serioz,
si në punë, ashtu edhe në paraqitjen e tij të jashtëme.
Emërimi
i tij ekonomist, nuk u mirëprit nga vetë përgjegjësi i degës së ndërmarrjes si
edhe nga ekonomisti ekzistues.
I
pari ishte i ardhur në atë qytet nga një fshat i largët i një qyteti tjetër, me
arsimin 8-të vjeçar.
Në
aksionet e ndryshme të rinisë së asaj kohe, ishte njohur me një vajzë të atij
qyteti dhe, midis tyre kishte lindur dashuria e zjarrtë, e cila edhe u
kurrorëzua me fejesë dhe më pas me martesë.
Vajza
ishte bijë e një intelektuali të njohur në qytet me funksion partie.
I
fejuari i ri i vajzës, sipas bisedës dhe dakortësisë së tyre, duhet të linte
fshatin ku ishte lindur dhe rritur për të qenë banor i përhershëm i atij
qyteti. Problemi kryesor për kohën ishte zhvendosja e çdonjerit nga fshatrat
apo qytetet e tjerë për t'u legalizuar në qytetet ku ata dëshironin për të
jetuar, që në gjuhën popullore të asaj kohe, quhej: Pasaportizim.
Ishte
e vështirë pasaportizimi i të "huajve" në qytet, por, vajza, e
sapofejuara, nuk ndjeu vështirësi për bashkëshortin e saj; falë punës dhe
kredibilitetit të atit të saj, u mundësua pasaportizimi i tij.
Fillimisht,
banori më i ri i qytetit, për vetë arsimimin e tij u punësua punëtor ngarkim
shkarkimi në një nga furrat e pjekjes së bukës dhe, njëkohësisht, vazhdoi
shkollën e mesme të mbrëmjes pa shkëputje nga puna.
Udha
e fatit po i ecte mirë banorit të ri, pa përfunduar akoma studimet e shkollës
së mesme pa shkëputje nga puna, iu aprovua edhe kërkesa për të qenë anëtar
partie, apo komunist, siç quhej në atë kohë.
Anëtarësimi
i tij në parti, pak vite më vonë, ndikoi që të ndërpriste punën në furrat e
pjekjes së bukës, për të punuar si ekonomist në një nga ndërmarjet e qytetit,
meqenëse ishte edhe në vazhdimin e shkollës së mesme.
Shumë
shpejt, banori i ri i qytetit, kishte marrë statusin, intelektual.
Të
ishe i anëtarësuar në atë kohë dhe të kishe statusin komunist, ishe njeriu më
fatlum, njeriu më autoritar, njeriu që duhej të të dëgjohej fjala dhe të të
zbatohej urdhëri... Pra, ishe njeri fuqiplotë dhe, banori i ri komunist i
qytetit, si komunist i devotshëm, besnik i partisë, u emërua përgjegjës në një
nga degët e një ndërmarjeje të qytetit.
Punonjësi
tjetër që luante edhe rolin e ekonomistit në atë degë ndërmarrje, ishte një
burrë i lindur dhe rritur në atë qytet, në prag pensioni pa arësimin e lartë
përkatës.
Nuk
dihej, nëse edhe ai ishte me arësim të mesëm apo tetëvjeçar, por, fakti që ai
ishte sekretar partie në atë degë të ndërmarrjes, luante rolin e ekonomistit,
pa patur njohuri në profesionin e tij që e ushtronte.
Emërimi
i djaloshit të ri, në fillim nuk u mirëprit nga ata të dy, përgjegjësi i degës
së ndërmarrjes dhe ekonomisti sekretar partie; menduan dhe e biseduan me njëri
tjetrin se vendi i tyre i punës ishte në rrezik. Por, shumë shpejt u qetësuan,
e hodhën poshtë atë mendim të shpejtuar; ata kishin armët e forta në duar:
njëri sekretar partie dhe tjetri student me korrespondencë në shkollën e
partisë në Tiranë. Ndaj dhe ndjeheshin të sigurtë në mendimet e tyre se nuk
mund t'i lëvizte askush nga pozicioni në punë që ata mbanin.:
Edhe
pse në fillimin e punës së tij marëdhëniet e djaloshit ekonomist finance me
përgjegjësin dhe ekonomistin tjetër sekretar partie, u dukën të mira, prapa
asaj marëdhënie pune fshihej cmira, zilia. "Ky djalë ky ekonomist i ri,
nuk na duhej këtu në degën e ndërmarrjes sonë; i duhet gjetur patjetër ndonjë
gabim në punë...
Po
ç'gabim në punë mund ti gjeje një ekonomisti që kishte shkëlqyer edhe me
rezultatet e mira në mësime gjatë studimeve të tij në Tiranë, ashtu edhe në
sjelljet e tij në shoqëri, në jetë!
Ishte
kohë "tollonash" në mbarë ekonominë e vendit, sepse, dihet nga të
gjithë, mungesa e theksuar e mallrave të përditshëm ushqimorë.
Vaj
ulliri! Sa i ushqyeshëm ëshë ai produkt ushqimor në jetën e përditshme dhe në
shëndetin e njeriut. Por, tregu kishte mungesa të theksuara në përdorimin e
vajit të ullirit edhe pse vetë qyteti e kultivonte vetë atë produkt ushqimor.
Kodrat përreth qytetit përbënin kurrorën e gjelbër të plantacioneve të ullirit.
Por,
ai vaj ulliri, do t'i sillte edhe të papriturën jo të këndshme djaloshit të ri
ekonomist finance.
Ajo
mbrëmje! Eh, ajo mbrëmje!
Ishte
ditë e shtunë dhe, ekonomistit të ri i duhej të punonte shumë atë ditë.
Në
një nga orët e mbasdites, në zyrën e tij troket shitësja e produkteve
ushqimore; në dorë mbante një çantë të zakonshme material doku.
-
Të lutem shumë, filloi të flasë shitësja pas përshëndetjes së zakonshme.
-
Të lutem, në këtë çantë kam rezervuar dy shishe një litroshe me vaj ulliri për
llogaritaren tonë... Ma la porosi, të ta jap ty e t'ia çosh në shtëpi, meqenëse
edhe banoni afër me të.
Djaloshi,
duke e parë në sy, u përtyp dhe nuk dinte ç'përgjigje t'i jepte.
"Unë,
djalë i ri, punonjës i ri këtu dhe të kryej një porosi të tillë?" Mendoi
veten e tij se si mund të dukej udhëve të qytetit me çantën prej rrobe të
mbajtur në dorë. Parafytyroi veten e tij dhe po i dukej se të gjithë qytetarët
që e njihnin por edhe ata që nuk e njihnin do ta shikonin duke ecur bulevardit
udhëve të qytetit.
Pa
u thelluar shumë, iu përgjigj: - Nuk mundem, të lutem, nuk mundem.
Këmbëngulja
e shitëses, sikur e bindi.
Edhe
pse ishte në përfundim të punës së tij në orët e vona të mbasdites, mendoi të
ikte në shtëpi në mbrëmje, kur nata të kishte hedhur vellon e saj të zezë mbi
qytet. Dhe ashtu veproi.
Me
çantën prej stofi në dorë hipi në autobus dhe, me mendjen se të gjithë njerëzit
brenda i kishin syt nga ai, mundohej t'i shmangej shikimit të tyre.
Në
lokalin e lagjes ku ai banonte, një çift i ri bashkëshortor po festonin darkën
e ceremonisë së martesës së tyre. Muzikë, dasmorë, vallet, kërcimet, kënga
dëgjohej që nga larg.
Edhe
jashtë lokalit kishte njerëz; banorët djem të lagjes, siç, ndodh shpesh në
raste të tilla, kurreshtarë për të parë, zgjasnin trupat e tyre në xhamat e
dritareve të lokalit.
As
ai vetë nuk e kuptoi se si dy djem të rinj në moshë, në shakatë e tyre me njëri
tjetrin, njëri nga ata duke vrapuar, afrohet shumë pranë tij.
Si
për të mbrojtur shishet e vajit brenda në çantë, ai u mundua të shmaget, por,
shmangia e tij ishte fatale. Nga përplasja me njëra tjetrën, njëra nga shishet
ishte thyer. Nuk e kuptoi, vetëm kur ndjeu që vaji nga çanta po i kullonte në
pjesën e përparme të pantallonave, atë mbrëmje kishte veshur pantallona stofi
terital ngjyrë kafe e errët, shpejtoi për në shtëpi.
Nuk
mendoi as për vajin që po derdhej, por, mendoi vetëm për pantallonat që nuk
kishte shumë kohë që i kishte qepur.
Pa
patur njohuri nga punët e shtëpisë së grave, ndezi menjëherë furnelën me
vajguri dhe vendosi kusinë me ujë.
Ashtu
e mendoi, donte që njolla e vajit të dilte sa më shpejt nga pantallonat pa u
tharrë ende mirë.
Sapo
uji fillonte të vlonte, e hodhi në legenin plastik ku kishte vënë më parë
pantallonat....
Të
nesërmen, kur dita zbardhi dhe pantallonat ishin tharrë gjatë natës, e ndjeu
edhe më shumë dhimbjen. Pantallonat e thara në tel kishin marë rrudhosje,
zhubrosje, madje edhe ishin shkurtuar nga madhësia e tyre e mëparshme.
Në
hidhërim e sipër nga ç'po shikonte, mallkoi veten që kishte pranuar të kryente
atë porosi të mallkuar. "Të gjesh belanë me porositë e të tjerëve"
Në
ditët në vazhdim, as hekurrosja, as pastrimi kimik, nuk ndikuan për të sjellë
pantallonat në gjendjen e tyre të mëparshme. Ishin bërë për t'u hedhur.
Për
t'u hedhur! Mërzitjen, hidhërimin, e shprehte shpesh me, oohhh, sa herë që i
merrte pantallonat në duar dhe i shikonte. Si mund t'i hedh në mbeturina unë
këto pantallona që nuk i kam gëzuar shumë; çmimi për metër i stofit terital
kishte qenë i shtrenjtë.
I
vinte keq t'i hidhte. - Le të rrinë këtu, në shtëpi si relike - mendoi.
Pas
disa ditësh, duke i parë pantallonat dhimbshëm në një nga sirtaret e dollapit,
i shkoi mendja të bëjë diçka.
E
ëma, kishte pas mbajtur dikur një fustan stofi ngjyrë bezhë, por, për vetë
ndryshimin e trupit nga vetë mosha, edhe ai fustan ishte bërë i papërdorshëm;
rrinte varur në dollapin e rrobave të shtëpisë.
Atëkohë,
në qytet, kishte dalë si modë, për djemtë e rinj, veshja e xhupave. Sajonin
djemtë e rinj të asaj moshe veshjet e vjetra të tyre, të prindërve të tyre, i
kthenin nga ana e brendëshme dhe me to sajonin xhupa.
Edhe
djaloshit i lindi mendimi që të qepte një xhup dhe, kur pa fustanin e dikurshëm
të mamasë së tij ngjyrë bezhë, mendoi që ta kombinojë me stofin e pantallonave
ngjyrë kafe e errët.
Përgjegjësi
i rrobaqepësisë së qytetit e mirëpriti mendimin e tij duke i kujtuar edhe një
çmim të majmë për atë kohë, meqenëse kishte shumë punë për të qepur atë xhup,
sipas rrobaqepësit, sepse janë kombinime të dy ngjyrave...
Dhe,
në fakt, doli një xhup i bukur, kombinim i shkëlqyer i dy ngjyrave, bezhë dhe
kafe e errët. Vetë përgjegjësi i rrobaqepësisë e kishte qepur si për merak, siç
edhe iu shpreh atij vetë.
I
shkonte shumë ai xhup djaloshit ekonomist dhe, në stinën e vjeshtës, kur moti
ndryshoi dhe njerëzit filluan e të ndryshojnë veshjet për vjeshtë, e veshi edhe
djaloshi.
Një
shok, që kishte të afërmin e tij që shkonte me makinë mallrash jashtë shtetit,
i kishte dhuruar edhe një stampë firme rrobash që vendoset nga firmat prodhuese
në pjesë të ndryshme, në pantallona apo pallto. Ajo stampë shkruante fjalën
BOSS.
Me
shumë kujdes, e qepi në pjesën e majtë të kraharorit të xhupit.
Atë
mëngjes, djaloshi ekonomist, si çdo ditë u nis për në punë. Sa bukur i rrinte
në trup ai xhup. Sa shumë i shkonte.
Sapo
hyri në portën e jashtëme të punës, në katin e dytë ku edhe ishin zyrat e
punës, në korridorin e jashtëm pa përgjegjësin dhe ekonomistin sekretar partie.
U
përshëndet me ta dhe eci drejt zyrës së tij.
Në
vend të përshëndetjes nga ana e tyre, ai mori shikimin e vëngërt të tyre që e
shoqëruan derisa ai hyri në zyrë.
-
Ou! - I tha përgjegjësi ekonomistit sekretar partie. - Po ky, ku shkon me këtë
veshje si të huajt, si të jashtëmit? Ku mendon ai se është këtu, apo...? Ku e
ka gjetur ai atë që ka veshur? Kush ia ka sjell? Jo, Jo, veshje të tilla, unë
si përgjegjës nuk lejoj këtu. Nëse ju si organizatë partie e pranoni një veshje
të tillë, është puna juaj. Nuk ka se ç'na duhet ne diploma që mban ai si
kuadër, ekonomist, kur nuk ka etikë në veshje, në pamjen e tij të jashtëme.
Çfarë shembulli intelektuali mendon ai që mund të transmetojë tek të rinjtë
tanë, tek të gjithë punëtorët tanë?
-
Shoku sekretar partie, - vazhdoi përgjegjësi të flasë duke ndryshuar edhe tonin
e të folurit me një xhest autoritar -
Unë si përgjegjës e shpreha mendimin tim të papranueshëm; ju takon juve
si sekretar i organizatës së partisë, ta diskutojmë dhe të vendosim.
E
ndërpreu bisedën përgjegjësi dhe eci drejt zyrës së tij të punës.
Ekonomisti
sekretar partie, pa u thelluar shumë dhe nga niveli i kulturës së tij që
kishte, eci drejt zyrës së djaloshit dhe, pa takt komunikimi, iu afrua
tavolinës së tij të punës.
-
Ç'është kjo veshja e jotja sot? Apo të pëlqen, të duket vetja si i jashtëm ty?
Ku jemi ne këtu? Ke parë ti ndonjërin nga ne të vishemi kështu si ty...???
-
Shoku sekretar...
-
Çfarë shoku sekretar më thua, vazhdon e të më kundërshtosh pale', je edhe
kuadër
-
Shoku sekretar i vazhdoi prap djaloshi të ndërhyjë. - Nuk kam veshur asgjë të
keqe sot, është thjesht një kombinim ngjyrash nga dy veshje të përdorura...
-
Ç'kombinim ngjyrash po më flet? - Iu afrua pranë. - Po kjo, kjo, kjo BOSS,
çfarë është? Çfarë kuptimi ka kjo boss në kraharorin tënd? Apo të pëlqen ty të
jesh boss...
-
Shoku sekretar....
-
Nuk të lejoj më të kundërshtosh, - e ngriti tonin e të folurit sekretari i
partisë, - por, po të them, që të të mos rëndojë edhe më tepër gabimi, duhet ta
heqësh që tani dhe nuk duhet të të shohim më në punë të vish me këtë veshje...
Në
derën e zyrës së djaloshit u shfaq përgjegjësi. I mvrejtur në fytyrë me dhëmbë
të skërmitura që i dallohej lëvizja e nofullave, i drejtohet djaloshit
ekonomist.
-
Vërtetë je i ri në moshë, vërtetë të duket vetja intelektual, vërtetë të ka
hipur vetja në qejf, por... - e ndërpreu të folurën përgjegjësi. Nuk dinte ç'të
fliste më, apo diçka tjetër donte të thoshte por s'po gjente dot fjalët e
duhura për ti lidhur.
Pas
një heshtje të shkurtër, përgjegjësi iu drejtua sekretarit të partisë. - Ju,
ç'mendim keni si parti? Unë mendoj, derisa ta bisedojmë këtë çështje...
-
Po, Po, do marrim edhe ne si organizatë partie masa edukative. Nuk lejojmë ne
shfaqje të huaja, qoftë ekonomist me shkollë të lartë, me diplomë, apo
kushdoqoftë ndonjë punëtor tjetër.
-
O Zot! - mendoi djaloshi ekonomist. Çfarë injorance qenka këtu! Me çfarë
injorantësh paskam unë të bëj! Vallë, a do mundem dot unë të punoj me këta
njerëz?
*
* *
Pas
një kalvari të gjatë mbledhjesh në kolektivin e punës, në ndërmarje, në
organizatën e partisë, për djaloshin ekonomist nga organizata bazë e partisë, u
muar vendimi:
Duhet
të punojë tre muaj në prodhim.
Atë
kohë, në ndërmarrjen e tyre po ndërtohej një pallat banimi.
Në
atë pallat që po ndërtohej e kreu edhe djaloshi ekonomist "dënimin" e
tij, duke gatuar llaç, duke shtyrë karrocat me gurrë, me llaç, me tulla.