| E marte, 19.05.2020, 01:35 PM |
Neki Lulaj
Sot u bë krimi
Teatri
i emocioneve u rrënua.
Teatri
i duartrokitjeve heshti.
Ku
është teatri i gëzimit të pambaruar?
Shkoi
teatri i zbulimit të talentit.
U
prish teatri i shfaqjeve madhështore
U
mbyll teatri i ndjenjave, i përjetimeve
Mbeti
i plazmuar në palcën shpirtërore
Ku
kultura e çdo shqiptari është sublime.
U
shemb identiteti si pluhur mbi Tiranë
Tempulli
i kulturës qau si fëmijë
Dhembja
ime sot po më dhemb deri në asht
Djersa
e plakut dhe e të riut mori arratinë.
Mbi
mure e dërrasa u fshi djersa e ballit
U
thye fjala e artistit si shkarpa e zjarreve
U
fye e përdhos dashuria shekullore e shqiptarit
Me
moshën e madhe tetëdhjetë e dy vjeçare.
Ku
të gjej gjurmët e Naimit, Sandër Prosit
Violeta
Manushin e Ndrekë Lucën ku t’i shoh
Ku
asht zëri i Reshat Arbanës e Kadri Roshit?
Ku
janë artistët kombëtar që dhe gurin e lotojnë?
Ata
mbetën fëmijë të përjetshëm në bedenë
Kurrë
nuk u kënaqën me kërkesat e sakrificën
Bënë
për tokën më shumë se të tjerë
Ëndërr
e mbrapshtë para realitetit të hidhur.
Oshëtimë
zërash e dhimbjesh brezash ndiej
Prek
mjegull eskavatorësh e forca policore
Pranë
mureve të rrënuara të krimit hesht.
E
marr një gur nga themelet që flenë në troje.
Tiranë-Speyer 2020