| E hene, 18.05.2020, 03:00 PM |
DAULLE TELLALLËSH
MEVLUD BUCI
Ka
valë tellallësh
Ka
valë zalli
Daulle
tellallesh
Pordhi-tikë
shqiptari.
Poerdhi-tikë
shqiptari
Pordhi-tikë
dredhie
Me
plot stile djalli
Me
stile kurvnie.
Me
stile kurvnie
Sa
marrin karrige
Halldupë
hajdutërie
Me
poste pozite.
Me
poste pozite
Të
zestë e pavlerë
Pa
prova merite
Të
pa erz,,pa nder…
Të
pa erz, pa vlerë
Gen
hajdutërie
Të
pafytyrë përherë
Kampionë
marrëzie.
Kampionë
marrëzie
Antinjerëz
hallesh
Fanatikë
partie:
Daulle
tellallësh…
GEN SUPERDREDHIE
Ditë
e bukur nesër
Me
diell,hijeshi,
Pa
zhurmë ,bubullima
Me
dritë e bardhësi.
Ditë
e bukur nesër
Pa
maraz shejtani
Me
njerëz shpirtpastër
Me
plot bij hyjni.
Ditë
e bukur nesër
Por
sot pa mashtri
Mjerë
kjo botë e verbër
Me
horrat në parti.
Me
horrat në parti
Që
vodhën,çnjeruan
Damkosën
dredhi
Votat
poshtëruan.
Votat
poshtëruan
Me
tri fytyrësi
Në
llom përfunduan
Me
turp e marrëzi.
Me
turp e marrëzi
Partiakë-rrena
Me
shtatë fytyrësi
Pa
bosht e pa frena.
Pa
bosht e pa frena
Pa
hiç shpirt lirie
Të
bindur për rrena
Gen
superdredhie…
TË FLASË SPAKU
Flet
polithi-kani bën dokrra
Dje
ish-ministër,sot prijës partie
Llafollog
sipemë pa kokrra
Mjeshtër
hipokrizie.
Një
dyzinë zotimesh bën në elektorat
Më
pas nuk u pa tek të votëbesuarit
Dje
socialpist,sot demoshkërdhat
Superdredhan
i kamufluar.
I
rreptë me burra i dashur me gra
Flet
ai gen dredhie e laneti
O
tokë e zotit të ligjtë si i mba
Hakut
i vjen virus e tërmeti.
Peshqit
e mëdhenj,ish të votëbesuar
Ishët
penetrues –bosa në pasuri
Ku
je o SPAK, qofsh i bekuar
Koha
don prova në drejtësi.
Në
këtë komb vital me drejtësi të fundosur
A
ka vlerë jeta me çakej e dranga
Mashtruesit
dredharakë të përsosur
Vallë
o SPAK kur do jenë në pranga?
Populli
prêt e prêt të vërteta
Të
flasë drejtësia ndaj çdo dredharaku
politikanët
që kanë rënë si peshku në rrjetë
Para
drejtësisë kur të vijë SPAKU.
Drejtësinë
e duam si ajri si diellin
Drejtësia
të flasë me prova ligjore
Mashtruesit
lanetë ortak me kërmillin
Qelitë
t`i puthin sit ë përdalat dashnore…
Ata
që popullin përherë e tradhtuan
E
sot nuk po u vihet laku
Me
dredhi sikur lumin e kaluan
Të
flaës drejtësia,të flasë SPAKU…
KËTA KËLYSHTË E
KONKUBINËS
Keni
parë a s`keni parë
Ç`bëhet
për postin shtetëror
Hiqen
shenjt,hiqen manarë
Kryemashtrues,bash
hamshorë.
Paçka
se u doli boja
Paçka
se bëjnë veç ptremtime
Shtiren
si mjalti në hoje
Të
lindurit përmashtrime
Të
lindurit për mashtrime
Llafollogë
e sherrbreshkë
Për
mitingje e takime
Për
pozitë digjen si eshkë.
Për
pozitë digjen si eshkë
Betohen
në Bibël e Musaf
Bëmat
i kanë sa një plesht
Nobël
për laka e taraf.
Nobel
per lajka e taraf
Jetënjapin
për partinë
S`njohin
Bibël as Musaf
Shtatë
pash i kanë ligësitë.
Shtat
pash i kanë ligësitë
Në
ball u shkruhen dredhitë
Flijohen
sheshit për partinë
Për
karrierën,pasurinë.
Marrin
pozat prej hyjnori
Zotimet
bëjnë lum e det
Me
plot stile prej hamshori
Herë
çakej e herë lanet.
Herë
çakej e herë lanet
Si
ma e liga konkubinë
Përmashtrime
kanë talent
Qysh
na rrinë në karantinë.
Qysh
na rrinë në karantinë
Mjeshtrat
për mitingje e fjalime
Për
deklarata kanë hobinë
Këta
klysh konkubine.
Këta
klysh konkubine
Pasionantë
vetëm për rrena
Prijës
në mitingje e tubime
Pa
timon,pa fare frena.
Pa
timon pa fare frena
Gen
lubie, gen vrastar
Përpozitë
u rreh zemra
Kryekopukë
të klasit të parë.
Kryekopukë
të klasit të parë
Asnjëherë
se matin fjalën
Hiqen
besnikë e besimtarë
Këta
zuzarë ortak me ngjalën.
Këta
zuzarë ortakme ngjalën
Këta
Tartufë e këta Kaina
Tellallë
të dredhojnë me fjalën
I
ka lindur konkubina.
I
ka lindur gen –dredhia
Hipokritë
veprojnë tinëz
Për
vjedhje hyjnë te Partia
Këta
këlysh të konkubinës….