| E hene, 18.05.2020, 03:11 PM |
POLITIKA NË KOSOVË KONCEPTOHET SI LOJË E THJESHTË INTRIGASH DHE PUSHTETËSH
Nga
Dedë Preqi
Në
Kosovë, ka një praktikë të pa ndalshme të ndërrimit të pushtetëve, sepse nuk
ndjekën rrugët ligjore që burojnë nga Kushtetuta e vendit, dhe në një mënyrë,
politka konceptohet si një lojë e thjeshtë e interesave klanore e partiake në
shërbim të njerëzve të caktuar, që këtë vend do e trazojnë dhe mbajnë peng me politikat e
tilla, që u shkon përshtati vetëm atyre.
Po
krijohet bindje se Kosova, për aq sa ka përballë sfidat të shumta dhe përpjekje
në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit ekonomik, aq edhe probleme tjera të
shthurura nga përplasjet e partive politike, me format dhe sjelljet e tyre të
çoroditura, që qojnë drejtë një mosbesimi të lidershipit të vet, në një mënyrë,
duke e zhgënjyer popullin e këtij vendi, me logjikën menagjuese dhe drejtuese.
Kjo
tregon mundësinë e atyre, që pushtetin e konsiderojnë si mekanizëm autonom, që
prodhon gjithçka në favor të tyre, dhe vota e qytetarëve shfrytëzohet sa herë
që kanë nevojë për ta ngritë dhe fuqizue pushtetin e tillë, dhe të njëjtit janë
të gatshëm për ta keqpërdore në mënyre të vazhdueshme sipas ëndjeve dhe
dëshirave të këtyre klaneve dhe grupeve të caktuara.
Kjo
nuk do të thotë se në këto rrethana populli i këtij vendi do i mbylli sytë dhe
ka gjëra sekrete para vetës të pa zbuluara, kur vetë i përjeton dhe i vuan këto
pasoja në përditshmëri, dukuri që janë duke u shdërruar në një «kulturë
politike» , që bëhët gjithnjë e më e theksuar kohën e fundit në Kosovë, sikur
nuk ekzistojnë forma tjera të sistemeve dhe koncepteve pushtetare, por vetëm
format e tilla të hamndësisë, kulturës
dhe përfitimit.
Kosova
nuk e kishte lehtë rregullimin dhe rindërtimin e shtetit të vet në kohën e
pasasluftës, dhe të ndodh një ndryshim i rrënjësishëm i vendit të shkatërruar.
Dhe për rritjen e mundësive të reja në mëkëmbjen dhe zhvillimin e shtetit të
ri, kërkohej një lloj modeli cilësor dhe parimor, që krijon tiparin e një
dukurie që quhet kulturë, që nënkupton kulturë pune, por edhe kulturë politike,
përmes të cilave do shprehën dhe kyqën burimet e ekzistencës dhe qenjes
njerëzore në vendin tonë.
Kosova
kishte mundësi që të mbështetët dhe harmonizohet me vendet perëndimore për të
ndërtuar shtetin e vet me një kulturë të mirëfilltë të punës dhe kulturës
politike, për t’u shkëputur nga vartësia e kulturës së pushtuesit, nëpër të
cilin rrjedhte gjithçka sipas ligjeve supreme, të cilat i diktonte qendra, apo
sipas një koncepti jo demokratik dhe jo parimor, në kuptimin e barazisë
nacionale.
Politika
në Kosovë, sikur konceptohet si një lojë e thjeshtë e intrigave dhe pushtetëve,
dhe akoma vazhdon me një konceptim të gabuar, duke rënë në konflikt me
vetëvetën, edhe nëse i referohemi Kushtetutës për çdo ditë, që të drejtojmë
ndonjë «cep» të akitekturës së saj.
Kushtetuta
e Kosovës, nuk është pronë e një individi, apo pronë e presidentit të shtetit
dhe të tjerëve, të cilën do ta konsideronim si një pasuri individësh të
caktuar, ku sa herë na duhet dhe na tekët, do mbjellim dhe krasisim fidane në
kopështin e saj. Këtu nuk bëhët fjalë për qortime dhe ofendime individësh, por
për të ditur fundin e kohës së pushtetëve të dyshimta, apo reale, nga veprimet,
intrigat, lojrat dhe menagjimet e atyre, që sjelli pushteti i Hashim Thaçit,
Isa Mustafës, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Kadri Veselit, Behxhet Pacollit
dhe e Albin Kurtit.