| E hene, 18.05.2020, 03:09 PM |
“Tri drama” një libër tronditës dhe plot vlera i Bashkim Kozelit
Nga
Albert Z. ZHOLI
Doli
në qarkullim libri i ri “Tri drama” i dramaturgut të mirënjohur Bashkim
Kozleli. Ky libër ka tri drama mjaft interesante që kur do ti lexoni do shihni
një pjesë nga më të bukurat të historisë së panjohur të kombit shqiptar. Autori
në këto tri drama ka shkruar me përgjegjësi historike, me fakte dhe ekuilibër
intelektual. Kur i lexon këto tri drama ndihesh i lehtësuar pasi ke marrë
me vete diçka që nuk e ke njohur më parë. Po ju përcjell strukturën e tri
dramave:
1
VAJZA
E GJENERALIT
Dramë
Kushtuar
regjisorit MIHAL LUARASI, ”Nder i Kombit”, në 90-vjetorin e lindjes, i cili iku
nga kjo jetë, me pengun që nuk arriti ta vendos në skenë këtë dramë.
Falënderim
të posaçëm Prof. Përparim Kabos, për ndihmesën në thellimin e mesazhit kryesor
të veprës.
Personazhet:
-
Gjenerali grek
-
Ordinanca
-
Fotinia, shërbyese e shtëpisë
-
Elena, bija e gjeneralit
-
Alesio, i dashuri i Elenës
-
Kosta, nëpunës ministrie
-
Burri, kaçak i gjymtuar
-
Plaku me karro ushqimesh
-
Zyrtari i Ambasadës Franceze
Drama”Vajza
e Gjeneralit”zhvillohet në kohën kur President i Greqisë ka qenë gjenerali Pangallos.
Gjatë Luftës I Botërore, Pangallosi ishte komandant i Div. 8 grek që pushtoi
Shqipërinë e Jugut me pretendime Vorio-Epiriote. Por Ai pa me sytë e tij një
realitet krejt ndryshe në tokat e pushtuara dhe kur u bë kryeministër e
President i Greqisë filloi të reflektojë dhe të mbajë tjetër qëndrim ndaj
Shqipërisë fqinje. Në fillim të vitit 1926 në Gjenevë Ai bën deklaratën zyrtare
para Lidhjes së Kombeve, me të cilën Greqia njihte minoritetin shqiptar të
Çamërisë në Greqi dhe se nuk i quante më myslimanët çamë popullsi turke. Po
ashtu Ai deklaron: “Teza që është mbajtur nga ne deri më sot se ortodoksët
shqiptarë janë grekë është e gabuar dhe e shkelmuar nga të gjithë. Me që ajo ka
marrë të tatëpjetën dhe arriti pikën e rraskapitjes, mora masat e duhura dhe
shpërndava të gjitha shoqëritë Vorio-Epiriote që mishëronin skajet më ekstreme
të këtij mendimi të sëmurë”. Homazh për këtë burrë shteti të Greqisë mike,
mesazhet e të cilit janë edhe sot më se aktuale. Në këtë atmosferë zhvillohen
ngjarjet e kësaj drame, ku vajza e një gjenerali, e cila studion në një vend
demokratik, arrin ta tronditë, ta shkundë dhe të triumfojë ndaj të atit me
prirje ultranacionaliste dhe Vorio-Epiriote.
2
DASMË
NË LUFTË
“Lidhur
si fishekë gjerdani”
–
Dramë –
Në
kujtim të aktores së madhe Liza Laska, e cila i dha jetë kryerolit të nënës
muhaxhire në këtë dramë.
Gjatë
Luftës së Vlorës 1920, u mor vendimi nga Komiteti
i
Mbrojtjes Kombëtare që të pajtoheshin hasmëritë.
Personazhet:
-
Nëna muhaxhire
-
Ganiu
-
“Kosovari” (Hodo)
-
Motra e Hodos
-
Mërgimtari
-
Xha Braho
-
Milo
-
Gjenerali italian
-
Koloneli italian
-
Ordinanca e gjeneralit
-
Mësuesi
-
Qytetari
3
NJË
DASHURI BALLKANASE...
Dramë
Në
kujtim të çlirimtarëve të Kosovës
Personazhet:
-
Gery Pollit Gjeneral amerikan i NATO-s
-
Greta Kapitene e NATO-s, psikologe
-
Azemi Mësues
-
Branko Shok fëminie i Azemit
-
Ljuba Kushërirë e Brankos
-
Sofia Nëna e Brankos
-
Fatma Shoqe e Ljubës
-
Sokoli Ish-nxënës i Azemit, luftëtar i UÇK-së
-
Plaku Jovan Luleshitës
-
(Një infermiere, një fëmijë )