| E diele, 17.05.2020, 03:05 PM |
Ndue Ukaj:
Një
teatër i ri dhe i bukur me siguri do të ndërtohet, dhe atë sipas koncepteve të
bukurisë bashkëkohore, plot vizëllima e xixëllima, por nuk ka mendje racionale
që mund të arsyetojë rrënimin e një teatri të vjetër dhe me histori, për të
ndërtuar në themelet e tij një objekt tjetër të ri.
Ndaj,
në këto momente të trishta, shqiptarët e kudondodhur, duhet t’i mërzit
mentaliteti i rrënimit, që është ngulitë thellë në psikologjinë e politikës
shqiptare; mentalitet ky që rrënjët i ka te trashëgimitë e këqija nëpër të
cilat kemi kaluar si komb.
Një
shoqëri që do të ndërtojë, ajo nuk rrënon, përkundrazi ajo e ruan dhe e
fisnikëron trashëgiminë dhe gjithmonë gjen hapësira për të ndërtuar të renë.