Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Te varri i opozitarit!

| E shtune, 16.05.2020, 04:00 PM |


Satirike

TE VARRI I OPOZITARIT!

Qante i mjeri  Xhuxhi i Haxhillarit,

Për sipër varrit të Opozitarit;

-Pse qanë?- e pyeti katundari, një ditë,

-Qaj - thotë - se unë n'bukë të tij jam rritë!

-O të marrtë djalli! - katundari i thotë

Pse po e humb kohën duke qa' këtu me lot?!

Silli sa të holla sipër varrit të Tij,

Edhe Opozitari çohet përsëri!

(Parodi sipas Filip Shirokës)

Sevdail Hyseni