| E shtune, 16.05.2020, 02:55 PM |
GEORGE FRED WILLIAMS DHE VEPRA E TIJ “THE SHKYPETARS”
Nga
Sinan GASHI
Tashmë
është i ditur interesimi jo i pakët i të huajve për trojet shqiptare dhe
shqiptarëve, mase që nga vitin 1332, kur një Gulielm Adae (1270-1341) i kishte
bërë përshtypje gjuha dhe veçantitë e kësaj etnie nga të tjerat përreth, të
cilin ndryshim edhe e kishte përmendur në veprën e tij. Po e zëmë ky prift
frëng, kishte shkruar se ky popull (shqiptarët) e flasin një gjuhë tjetër nga
latinët, por e shkruajnë me shkronja latine. E kjo vistër pastaj vazhdon edhe
më, gjithnjë në rritje, seri në ditët e sotme e tehu.
Ndër
numrin e personalitetet të huaj që janë interesuar dhe kanë bërë diçka të mirë
në llogari të shqiptarëve është edhe diplomati amerikan George Fred Williams.
Ai duke qëndruar zyrtarisht në këto vise, bëhet kureshtarë për një popullatë
tjetër nga fqinjët, sakrifikues e të përjetimit të padrejtësive që i bëheshin
nga forcat e mëdha vendimmarrëse për kohën. Jo nga shtytja politike, por nga
motivi thjeshtë njerëzor, ai parti një synim që ta kthej interesimin e shtetit
të vet, Amerikës, për ta ndihmuar këtë popull, përkatësisht për ta kthyer
drejtësinë njerëzore në vend.
Kush ishte George Fred
Williams?
Diplomati
amerikan, George Fred Williams (1852-1937) ishte një ambasador i Shteteve të
Bashkuara të Amerikës në Greqi dhe në
Mal të Zi, në një hark kohor prej vitit 1913-1914. ai, po ashtu, kishte një
besim edhe më të madh, duke qenë vëzhgues i Komisionit Ndërkombëtar të
kontrollit në Durrës si dhe lokalitetet e tjera të Shqipërisë. Po ashtu ishte
edhe kryetar i korparmatës Shqiptaro-Amerikane. Ai Shqipërinë e kishte vizituar
edhe pas vitit 1914, pra më 1915.
Duke
qenë i pranishëm fizikisht dhe duke pas obligimin të politikës zyrtare të
shtetit të tij, ai e njihte nga afër këtë vend, këtë popull dhe fatin e tij
realisht, sa edhe e dinte si askush manifestimet e politikës evropiane në
kurriz të saj.
Ngase
e shihte veçantinë pozitive të kësaj etnie, rropatjet shekullore të tyre për
pak liri, hiq më shumë se të tjerët dhe që atë nuk e gjente në mos edhe nuk ia
lejonin të tjerët, ai pos tjerash, me shkrimet e tij mendon që ta sensibilizojë
këtë çështje si problem parësor për zgjidhje, kryesisht në shtetin e tij
demokratik. Ai së pari i vargëzon historikisht se cilët ishin shqiptarët, për
të ardhur të ata që ia kushtëzoni n apo ndihmonin fatkeqësinë kolektive të tij.
Mu
për këtë ai e botoi veprën e rëndësisë së veçantë, “The Shkypetar” në vetëm 43
faqe, në vitin 1918. duke parë rëndësinë e kësaj vepre, e shqipëroi Shaban
Balla dhe e botoi më 1934 në shtypshkronjën “Dielli” të Tiranës. Shaban Balla
ishte i lindur në Krujë më 1904. ai ishte korrespondent i gazetës amerikane
“Time”. Pas çlirimit au do të arrestohej
dhe me akuzën “spiunash, tentativë për
rrëzimin e pushtetit popullor”, dënohet me pushkatim dhe e ekzekutoinë më 3
korrik 1946.
Edhe
ky e shihte aktualitetin e trajtuar në atë vepër, edhe për kthjellimin e
mendjes së atyre shqiptarëve që e kishin përgjegjësinë e përfaqësimit të
shtetit të tyre në përmasa ndërkombëtare.
Çfarë përmban vepra “The
Shkypetars”?
De
fakto kjo vepër është e ndarë, pas parathënies, në këto kapituj: Toka dhe
Banorët, Ngatërresat e Fuqive të Mëdha, Ramja e qeveris së Wiedit, Përpjekjet
për Liri dhe Çfarë mund të bâjnë shtetet e Bashkueme t’Amerikës. Në secilin
kapitull ka pastaj shkrifërime të temës, duke i saktësuar me densitet pikat
nevralgjike, jo vetëm për rrëfimet historike, por për aktualizimet e
aktualitetit konkret.
Po
e zëmë, në kapitullin e parë flitet për shtrirjen territoriale të
shqiptarëve,origjinën e tyre, për autenticitetin, fisnikërinë e tyre, zakonet,
gjakmarrjen, për gratë shqiptare për ta përmbyllur me fuqinë brezore të tyre.
Me njëherë pas këtij prezentimi dinjitoz dhe të mbështetur, ai aktualiteti
politik i kohës, si të përjashtuarit e Rusisë nga deti Mesdhe, traktati i
Berlinit, Kërkesat e Serbisë në Adriatik, rivaliteti i Austrisë dhe
Italisë,perandoria sllave pastaj në këtë kuadër edhe për Shqipërinë dhe luftën
botërore ku ndërthuret pastaj faji i diplomacisë evropiane. Kapitulli i tretë,
që kap kohën e Qeverisë së Wiedit, paraqet problemet e brendshme shqiptare, të
stisura apo reale, si vënia e fesë në
lëvizjen luftarake, ngatërresat që u bënë në Durrës, masat për të shpëtuar dhe
së fundi zbulimi i padrejtësive. Pastaj vijohet me rrjedhat kohore te të
ngjarave, si mbledhja e ushtarëve, copëtimi i vendit, duke e theksuar begatinë
e jashtëzakonshme të këtij vendi, pastaj sërish përzierja e shteteve të huaja
evropiane e si rezultat i këtij kaosi, mundimet e shumta për liri. Kapitulli i
fundit sensibilizon angazhimin e Amerikës e cila nuk kishte njohuri të plota
për këto padrejtësi që po ndodhnin në Shqipëri. Ai e ka bindjen se shqiptarëve
u takon liria edhe se ata janë të zotët që vetë të qeverisin, e jo të
përjetojnë robërinë edhe fizike edhe ekonomike e njerëzore. Ai e ka bindjen
duke qenë i njohur thellësisht dhe gjatë kohë se Amerika mund t’u ndihmojë me
demokracinë e saj rrezatuese, në mënyrë që të shpëtohet një komb i tërë nga kjo
katrahurë shumëdimensionale.
Fragmente nga vepra, si
dëshmi autentike
Për
t’i thënë, jo si përfolje, po japim disa nga fragmente nga vepra e Willimas-it
për Shqipërinë dhe shqiptarët:
“Prej
kësaj race (pellazge, s.g.) të fortë pre historike mbetën vetëm Shqiptarët.”
“Shqipja
qe gjuha amtare e Aleksandrit të Math që zaptoi Botën, dhe e Piros t’Epirit,
një nga gjeneralët më të madhej që përmend historija.”
“Si
në Jugë ashtu edhe në Veri të Shqipnís ka limane të bukur dhe liqej të madhej e
për mrekulli.”
“Në
gratë Shqiptare dashtnija dhe bukurija nuk luejnë një rol me randësi; çka ia
shton randësín grues pranë burrit âsht të pjellurit.”
”Në
sallat e arrëta të diplomacís Europjane për shekuj me radhë ka qenë mbyllë e
mundue fati i Shqipnís.”
“Vuetjtet
dhe fatkeqësinat e Shqipnís mvaren mbi dyert e tyne.(Evropës, v.ime)”
“Amerika
mund të ndihmojë tue i prí këtij kundrejt të drejtave të veta.”
“Sigurimi
i independencës Shqiptare mund të jetë edhe një shërbim për bashkimin Ballkanik
dhe për paqën Europiane. Ndihma e Sheteve të Bashkueme mundet, ose patjetër
shkakton lulzimin e kësajë shkretije të bâme nga duer njerëzish, dhe të japi
fruta shum të mira.”
“Kishem
me thânë se nuk ka rast mâ të mirë me bâ mirsí n’asnji vend të botës sa në
Shqipní.”
“Me
ndihmue një njeri âsht një bâmirsi; me lirue një popull nga zgjedha âsht nji
bâmirsi e pa vdekëshme.”
_________________