| E premte, 15.05.2020, 10:20 AM |
Tahir Bezhani; dy poezi.
TË
VDESËSH I DEHUR....
Ka
kohë që mendohem
Ditën
e natën shqetësohem
Kur
më turren aq zjarrshëm sytë e tu
E
në qenien time shprushin kujtime
Shikimet
lënë vrima të hapura
Kullojnë
lotët, përplasin ngrirjen e ashtit
Puthjet
e një kohe zjarr e shkrumb
Edhe
tani ende ka zjarr nën hirin e fjetur
Në
shtratin e bukurisë së paharruar
Në
dukje i fikur, tymon e flet me mall
Si
shikimet tua që shpojnë prore
Si
gacat e mbuluara që djegin shpirtin
Dëshirat
rrinë në pritje gjithherë...
Eja,
eja e puthëm, mos shiko e ndrojtur
Dehu
,dehu fort
S’ka
gjë më të bukur se vdekja i dehur
Po
të takova viza vizë me vdekjen
Pa
puthjen tënde nuk iki andej
O
Khajam i shkretë
Si
e pive gjithë atë verë në jetë
E
mbete kurrë i pa vdekur?!...
KUR NATËN NUK FLIJNË
MENDIMET
Pas
lodhjes së ditës
Tretur
rrugëve të mundimshme të jetës
Prita
i gëzuar natën që vjen me heshtjen
Me flladin e shlodhjes mashtruese, pushim
bebëzave
Qeshjet
e natën janë gaz i ditës së iku
Në
shtratin tim shpesh jam trembur në
ëndrra
Krismat
të lehta binin në derën e çarë, pa rezë
Hije
njerëzish pa trajta, zgërdhiheshin
Donin
dhunshëm të merrnin thesarë të fshehur
Pa
bërë aspak luftë me shpirtin kryeneç
Të
padorëzuarin e mendimeve të mia
Që
kishte kallë pesë gishtërinjtë e dorës
Për
të dhënë dritë në dhomën time
Nuk
di kah iku nata, kah u tret e paparë
Mbeta
i uritur, nuk ia thashë dy-tre fjalë
Sillem
vërdallë shtratit me dhimbjet që s’bëzajnë
Vetëm
flaka e gishtërinjtë bënë dritë
Në
mungesë të qirinjve të vjedhur
Sa
më janë nxirë thonjtë e mishi rrjedh
lëng
A
ka më bukur se të jetosh me vuajtjen e vuajtjes
Luftë mes njerëzve për pasuri e karrige
A
ka më fisnikëri, më thoni
Më
thoni se ku ka?!....