| E enjte, 14.05.2020, 11:57 AM |
SIGURIMI DHE FIRMAT E SË KEQES
Nga
Agron Tufa
Siç
e dini të gjithë tashmë, pranë Autoritetit të dosjeve të Sigurimit, në dy
sektorët themelorë, fondruajtjen dhe digjitalizimin dokumentar, në konflikt
interesi, punojnë gratë e dy persekutorëve, të ish operativit të Sigurimit
Xhavit Shala dhe ish komisarit të kufirit Nikoll Rrica. Kësisoj organi i
Sigurimit, në mënyrë të pabesueshme ka nën kontroll të plotë çdo informacion që
lëviz gjatë procesit të konsultimeve të dosjeve. Në mënyrë ironike, Sigurimi
udhëheq procesin, ndërsa për ta mbuluar këtë, zhvillohet një proces folklorik
me ekspozita dhe teatro. Domethënë, thënë thjeshtë e bukur, çdo informacion që
del, lëviz e dublohet, përcillet e stazhonohet së pari te Shala dhe Rrica
(burra). Sigurisht në këtë prizëm, Shala dhe Rrica, i pari drejtor i Akademisë
së Sigurisë dhe i dyti drejtor i Personelit në Drejtorinë e Përgjithshme të
Policisë të Shtetit, këta kuadro monumente të lashta kulture, kanë arsye të
forta të ruajnë miqësitë edhe me botën e “drejtësisë së re”. Si në rastin
“Sheshi”, ku nuk u gjet dosje, por vetëm mjete të mangëta e të gabuara
informimi, ashtu edhe në rastin “Kraja” është dyshja Shala-Rrica që vendos para
se gjërat të bëhen publike. Për këtë arsye, dosja që publikova nuk ishte
relatuar prej tyre. Kur të nxjerr dosjen e tretë të hetuesit Arben Kraja, çfarë
do të thonë pastaj? As Shala dhe as Rrica (burrat) nuk ka veting që i prek në
polici. Por as Shalën dhe as Rricën (gratë) nuk ka tërmet që i tund nga
Autoriteti, pavarësisht se duhet të administrojnë produktin kriminal të burrave
të tyre. Ata janë Autoriteti real. Autoriteti formal është ai i aspektit
propagandistik, me ndonjë të përndjekur për garniturë. Ju përshëndes me firmën
e punëtorit operativ Xhavit Shala në vitin 1985. Akoma komisionet e vetingut në
polici po mendohen në ka qenë apo jo “anëtar i Sigurimit”.