Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Valbona Hadri: Loti në syrin e së bukurës

| E enjte, 14.05.2020, 10:28 AM |


Valbona Hadri

LOTI NË SYRIN E SË BUKURËS

Erdhi e pastër si lot fëmije,

e bukur si gjithnjë fluturake,

fytyrë ëmbëlake,buzëqeshje e hapur dalë nga ngrohtësia e rrezeve deportuar nga këndi i vendqëdrimit të saj.


Rjeti valëzues lozonjar

ndiqte lëvizjet e vargëzuara në pejza margaritarësh.


Shpirtbardhësia e saj prej virgjëreshe ,shoqërohej me kthjelltësinë e ndjenjave,

dhimbjen e nxirrte nga shkëlqimi i syrit,

me fjalë mashtronte burimin e lotit të saj.


Pamja kristalore e një loti rrotullohej duke ngarendur deri tek buza e skuqur

ku gdhendej mjeshtria e fjalës së thënë nga thellësia e mallëngjimit.

Një rrëfim që shponte zemrën përtej

brishtësisë së  një shpirti të artë si diell.


Përse të shihet loti në syrin e së bukurës?


A thua vallë nga paragjykimet

duhet të përbuzet bekimi i Perëndisë?


Kot shkëlqimi i saj ndrinte si hënë.

Ishte nur për njerëzimin rrerh saj.

Bukuri veçane që ngjante me pranverën.


Vazhdo dhe ec

rrugëtimi yt u mbuloftë me të bardhën dritë,

shkëlqimi i syrit tënd u praroftè me dashuri!