| E merkure, 13.05.2020, 04:21 PM |
DJALI I ISNIQIT, HAKI ZEKË ISLAMAJ
Atdhetar, burrë ushtrie e burrë shteti!
‘’Grada më e lartë ushtarake dhe më e
ndershmja, është të jesh ushtar besnik i popullit dhe Atdheut gjithë jetës dhe
pa pritur ndonjë shpërblim për këte sherbim’’. Haki Zeka
Shkruan Mehmet
Musa, Gjermani
Me
6 prill të vitit 2016, në orën 4 të mëngjesit shkruajta: zgjohuni nga
gjumi, vëllezër e motra, miq e dashamirë, shokë t? idealit e të ilegales, zgjohuni
që sot bashkarisht të festojmë një jubile, me rastin e 70 vjetorit të lindjës së
burrit më të madh që ka nxjerrë trualli i Isniqit në gjysmën e dytë të
shekullit që shkoi. Pra , si sot e 70-të vjet më parë lindi ORA e Isniqit, lindi
vëllai i Haxhi Zekës e Kadri Zekës, pra lindi Haki Zeka. Me këte rast kam meduar
që për figurën e atdhetarit Haki Zeka të shkruaj vetëm në përvjetorin e lindjës
së Tij, duke e anashkaluar 14 majin e vitit 2000, sepse burrat e mëdhenj si Haki
Zeka kanë vetëm ditëlindje. Por nga emocionet e respekti i pafund që ruaj
për këte figurë komplekse kombëtare, nuk munda të shkruaj edhe një germë
të vetëme pas këtij shkrimi, sepse , disi , m'u trubullua mendja për shumë
arsye. . . )* prandaj vendosa që të vazhdoj sot, pikrisht me 14 maj. Sot bëhen 20
vjet të ndarjës nga jeta e njëres prej figurave më madhështore, të veçantë të
pakrahasueshme që lindi dhe e rriti Isniqi i Lekë Vukës. Me 14 maj të vitit 2000
i mbylli sytë stërnipi i Canë Lekës, Haki Islamaj!Atë ditë pranvere , dielli që
rrëzonte mbi Isniq e ndali hapin, lulëbozhuret e Atdheut ulën kryet e cicërima e
zogjëve nuk dëgjohej, ndërsa Bistrica e Deçanit pushoi ushtimën, sepse
Isniqit e Dukagjinit po i mungonte njëri ndër burrat më të mëdhenjë e të veçant
që ka nxjerrë Isniqi në gjysmën e dytë të shekullit që shkoi.
Nxënësit e shkollës Isa Boletini u shkrehën në
vaj, sepse po ikte në pakthim, pa u thën lamtumirën e fundit , mësuesi i tyre i
dashur i cili për 33 vjet rresht me përkushtimin më të madh njerzor dhe
intelektual mbolli rreze drite e diturie në kokën e tyre të
njomë. Këshilli i arsimtarëve shprehu pikëllimin e pa përshkruar për kolegun e
devotshëm, punëtorin e zellshëm të arsimit dhe drejtorin e shkollës të cilen e
drejtoi për një dekadë, me thikën të fyti ditën e natën nga kulçedrat e Serbisë. Pikrisht
në dhjetë vitet më të vështire për kombin tonë-1990-1999 ai u kishte dhënë
besën nxënësve ashtu si dikur, mësuesi hero i popullit Ismet Sali Bruçaj;
Per shkollën shqipe
Jetën e bëj fli
Besën nxënësve u kam dhënë
po qe se më varin në bli.
Ushtria
Çlirimtare e Kosovës u nda nga themeluesi i celulave të para të UÇK-së në Isniq
, nga luftëtari i vijës së parë të frontit, burri i fjalës, besës, traditës dhe
pushkës dhe veterani i UÇK-së Haki Zeka i Islamajve.
Zekë Mustafa i Islamajve lindi në kohën e
hyrrjetit. Atdheu ynë ishte rraskapitur tej mase nga sundimi pesë shekullor
otoman, por, megjithate babai i Zekës , Mustafa, i la një pasuri të patundëshme të
birit e që aso kohe konsiderohej si shtresë e mesme.
Zeka u rrit dhe burrërua me të gjitha tiparet
e një burri isniqas. Ishte punëtor i palodhëshëm, i qetë e fjalëpak gjë që e bëri
të tërhiqej nga rrethi i moshatarëve. Për këte ,
sigurisht ka ndikuar edhe fakti që ishte
djalë dëshiri.
Hallet e jetës e përplasën padrejtësisht. Ju desh
të martohej tre here, por nuk kishte fat të kishte një djalë, ashtu siç eshtë
dëshira e çdo shqiptari që të ketë si trashgimtar një djalë. Vitet po kalonin
rrufeshëm e burri i Isniqit po i afrohej të shtatëdhjetave.
Plakut të urtë shpeshëhere i sillej në kokë
mendimi se si po i vjen fundi per te ikur nga jeta hise humbur. Atij, i vinte keq
t'i qante hallin dikujt dhe çdokujt. Por populli ynë thotë:“Zoti nuk eshtë i
vonë kurrë“dhe „mos t‘lasht zoti pa miq e shokë“. Kështu që si shok e vëlla Zekë
Mustafa kishte zgjedhur Rexhep Osman Bruçin dhe ashtu i doli.
Një ditë prej ditësh në kullën trekatëshe të
Zekë Mustafës ndersa pinin nga një kafe dhe dridhnin nga një cigare duhan
Rexhepi i propozon të martohet për të katërten herë.
Zeka duke parë moshën i drejtohet Rexhepit:“po
kush më jep mua çikë për nuse në ketë moshë?“
Mbas ketyre fjaleve e mori prap fjalen Rexhepi
dhe tha:“O Zekë Mustafa!T i je burrë me zë e nam. Une kam qenë ushtar me Sylë
Alinë e Malajve të Rugovës dhe e kam shok e vëlla si edhe ty. Ai ka një vajze 20
vjeçe që eshtë më burrë se burrat, thue se eshtë motra e Mujës e Halilit
, me të gjitha të mirat . Ti mos ma prish he burri i dheut!“
Dhe ashtu si tha Rexhep Osmani edhe u bë. Sylë
Alia ia bëri për hajr çikën Rexhepit për Zekë Mustafën.
Pas pak ditesh Zeka u martua për të katërten
here e pas një viti ai dhe gjithë dashamirët e tij u gezuan e lumturuan kur i
lindi djali te cilit i vunë emërin e gjyshit , Mustafë. Një vit më vonë , për të
dytën here , kulla dhe trualli i Zekë Mustafës po lëkundej dhe dridhej nga
gëzimi sepse lindi edhe djali i dytë të cilit i vunë emërin Haki, pra lindi Haki
Zeka i Islamajve.
Burrat e mëdhenj të kombit lindin në ditët më të
shenuara të historisë dhe po ashtu , ikin në ditë të shenuara për kombin. I tillë
ishte Haki Zeka i cili lindi në luftë dhe iku në luftë. Lindi më 6 prill të
vitit 1944 në Isniq.
Aso kohe në Shqipërinë natyrale pushtuesit
ndërroheshin njëri pas tjetrit. Iku Pashiçi e erdhi nemci siç thirrej në popull
nazizmi gjerman.
Baba Zekë nuk përmbajej nga gëzimi , që tani
ishte baba i dy djemëve, por një gjë e gërryente në shpirt sepse kishte
parandjenja se se shpejti do t“i linte që të dy jetimë, por ajo që i ngjallte
shpresën ishte bija e Rugovës , Xhevahirja që në shenjë respekti Zekë Mustafa e
thërriste malësore.
Një ditë Zeka e thërriti nga dritarja e katit të
tretë : „O malsore ngjitju shkallëve dhe hajde në kullë, aty ku ishte i shtrirë
në postaqe, sa për të pushuar pak , nga sëmundja që e bluante përbrenda.
Erdhi malsorja dhe e pyeti: „fol ti njeri ç‘më
deshe?“
Po nuse , kam një amanet të rëndë e të shenjtë
për ty. Po të le amanet Mustafën dhe Hakinë që t’mi rritësh dhe edukosh sa në
frymën e të parëve të Rugovës aq edhe në frymën e Isniqit, sepse kam parë në
endërr se nuk e kam të gjatë.
Pasi i dëgjoi fjalët dhe shikonte lëvizjen e
rrudhave të ballit më vëmendje malsorja iu përgjegj Zekë Mustafës:“O burr
Isniqi !Pasha besën e maleve të Rugovës dhe emërin e të madhit Zot, rri pa pikën
e vezvezes( kasavetit)se unë , çika e Sylë Rugovës kam me u kujdesë për bijtë
tanë sa ka per t“u shkuar zëri lartë në vend e kuvend.
Në fund të tetorit te vitit 1944 Zekë Mustafa
vdiq i qetë se po linte në jetësi pasardhës dy burra; Mustafën një vit e
gjysëm dhe Hakiun gjashtë muajsh.
Vdekja e Zekë Mustafës u përjetua rëndë nga i
gjithë fshati e në veçanti nga shoku e si vëlla i tij Rexhep Osmani dhe
nga bashkeshortja , nënë Xhevahirja e cila do te kishte shume veshtiresi për të
rritur dy jetimë duke mbajtur edhe premtimin që i kishte dhënëZekë Mustafës, në
odën e burrave në kullën tre katëshe.
Shqipëria natyrale ishte në luftë nga të katër
anët. Pushtuesit ndërroheshin njeri pas tjetrit. Iku nazizmi gjerman për tu
zëvendësuar nga çetnikët e Drazhë Mihajloviçitdhe të Tito zagarit.
Shqipëria u nda pas vitit 1945 duke i shkeputur
Kosovën dhe viset e tjera shqiptare në verilindje, ku filloi gjenocidi
shtetëror serb. Çetnikët, komunistët serb dhe drazhistët ishin bashkuar
kundër nesh , të ndihmuar edhe nga një pjesë , pjellë e ndytë e kombit tonë,
duke vrarë, djegur e shpërngulur popullatën autoktone shqiptare nga trojet e veta
stërgjyshore.
Në këto rrethana e kushte të rënda, u desh me
çdo kusht të rritën pa fëmijëri dy jetimët e Zekë Mustafës, nga nënë
Xhevahirja e cila tani në kullë ishte edhe burrë edhe grua.
Dihet që fëmijët më të vegjël janë gjithnjë më
të privilegjuarit e prindëvee për këtë arësye Xhevahirja vendosi që , me
mundësitë e veta, duke bërë punë dore, të bëjë të mundur vazhdimin e shkolles
nga djali i saj më i vogël.
Nëse në Koha e Mjerimit të Migjenit, Luli i
vocërr i kishte tullumat me gojë të hapur që dukesh sikur do t'a hanin
mësuesin, Haki Islamaj , si shihet në një foto të klasës së parë të asaj
kohe, ishte i vetmi nxënës i klasës që nuk kishte as opinga e as çorape.
Në atë kohe askujt nuk mund t'i shkonte ndërmend
se ky vogëlush i leckosur, pa opinga e pa çorape , një ditë bëhej drejtor
popullor i shkollës së tij, do mbronte me nder e me faqe të bardhë gjatë tërë
jetës së Tij të shkurtër titujt dhe dekoratat e krenarisë kombëtare.
Pasi kreu shkollën fillore ai u regjistrua në
shkollën e mesme ekonomike „17 Nëntori“ në Pejë dhe më vonë vazhdoi normalen
„Dimitrije Tucoviç „në Prizren , ku u diplomua si mësues, e me pas vazhdoi
Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë , ne degën e matematikës.
Me 01. 09. 1968, ai, për herë të parë mori në dorë
ditarin e shkollës ku kishte mësuar ABC- në , në Isniq , si mësues i
matematikës
Ne të njejten kohë, pa shkëputje nga puna , ai
vazhdoi dhe kreu me sukses Akademinë Pedagogjike , në Prizren nga ku u diplomua
me 24 . 06. 1978.
Jeta komplekse e Haki Zekës nuk ishte për tu
harruar e as për tu lakmuar. Sfidat e jetës duhej tejkaloheshin e fitoheshin me
çdo kusht.
Kur u këthye nga Prizreni , në Isniq , ku do të
punonte, ai kujtonte edhe shokët e shkollës normale, me te cilet kishte biseduar
e diskutuar edhe per çështjet madhore e Atdheut.
Pas demostratës së Prizrenit duhej të pregatitej
demostrata e Pejës, ku Haki Islami dha një kontribt te çmuar në organizimin e
saj , si pararojë , duke pasur gjithmonë parasyshë mësimet e nënës që duhet të
ishte syçelë .
Edhe pse shokët e kishin lutur që të mos marrë
pjesë në demostratë sepse kishte vetem një muaj që ishte punsuar si mësues, ai
nuk iu bind këshillave të shokëve dhe pikërisht në ditën e tregut ne Pejë , më
19 tetor 1968 , Hakiu bashkohet me numërin e madh të demostruesve në Pejë për të
drejta dhe liri kombëtare.
Jeta e re në shkollën fillore të Isniqit ishtë
një kapitull i veçant për 24 vjeçarin Haki Zeka.
Formimi i tij psikologjik, natyra e tij e qetë
, me një buzqeshje të lehtë dhe sjellja e tij si pedagog , bënë që për një kohë
të shkurtërt të bëhet shum i dashur për nxënësit dhe mësuesit e shkollës .
Ai ishte një pedagog i përkryer, i shkelqyshëm i
përpiktë, me një disiplinë të lartë shkencore dhe me njësjellje tepër
njerëzore. Tani , në këte moment , nuk mund të lë pa përmendur një rast sa,
interesant aq edhe të pa harruar të mësuesit tim Haki Zeka. Isha në klasën e
gjashtë, në katin e dytë të shkollës . Klasa ndodhej direkt mbi banesën e
mësuesit të serbishtes, Bozhë Dashiqi.
Erdhi mësuesi i matematikës, si gjthnjë i
buzëqeshur.
Njëri nga shokët e klasës që ishte i dobët në
mësimet e tjera por dhe në matematikë, përpiqej që me zhurmë dhe probleme në
klasë ta mbulonte paditurinë e tij.
Me leje ?- iu drejtua ai mësuesit. Urdhëro iu
pergjigj mësuesi Haki. Pse ti nuk na rreh me thupër si mësuesi Bozhë që çdo
ditë thyen nga tri thupra duke na qëlluar kur nuk dimë ndonje fjale
serbisht, apo si mësuesi i historisë që bën të njëjten gjë kur kur ne nuk dimë
për kryengritjen e parë apo te dytë serbe . Ai na detyron të rrimë
para dërrasës së zezë me dy duart perpjetë dhe në një këmbë , ose të qendrojm në
gjunj mbi kokërra fasulesh të hedhura mbi beton.
Mbas këtyre pyetjeve nxënësi vuri duartë mbi
kokë, duke menduar se mësuesi që po i afrohej të banka, do t'i jepte dy-tre
pëllëmbë pas kokës.
Pasi i dëgjoi fjalët e nxënësit “rrebel „e u
afrua të ai, mësues Hakiu i tha:“degjomë mirë!Unë për të gjithë nxënësit e
kësajë shkolle kam zgjedhur një tjeter metodë. Në vend të pellembes dhe thuprës
kam zgjedhur buzqeshjen për ju dhe ate nuk do ta kursej kurrë. Nëse ju nuk keni
frikë nga buzqeshja ime, atëhere thupra eshtë e kotë. “
Pas këtyre fjalëve, ai , me ngadalë, iu afrua
nxënësit dhe i vuri dorën mbi kokë duke e përkëdhelur, ndersa „rrebeli“
shpertheu ne vaj.
Ka shumë gjenerata e gjenerata nxënesish që
percolli ky edukator i palodhur për 33 vjet rradhazi që punoi në shkollën
fillore të Isniqit.
Menjëhere pas punës në shkollë, ai i vishte
rrobat e punës dhe e pyeste nënën Xhevahire se në cilën arë apo livadh ishte
Mustafa dhe mbas pak të dy vëllezërit ishin pranë njeri-tjetrit me kosë ne
dorë.
Ngjarjet e lavdishme dhe historike të vitit 1981
të cilat ai i mbeshteste me bindje dhe syçeltesi i ringjallën shpirtin
mësuesit.
Edhe sot e kësajë dite për isniqasit dhe organet
e sigurimit serb është enigmë , parulla“Kosova Republikë“e shkruar në mesnatën e
datës 13. 12. 1982 , me ngjyrë të kaltert në shitorën e Nezirit dhe kioskën
e“Rilindjes“në qendër të fshatit e shkruajtur nga motra e Haki Zekës dhe vajza
e tij që ishte vetëm 16 vjeç.
Në Isniq ai kishte besim të ndersjelltë me Musë
Mehmetin e Gani Musën . Diferenca e moshes, (ai ishte 15 vjet më i ri se Musa e
16 vjet më i vjetër se Ganiu), nuk e pengonte të shoqerohej me ta dhe t'u
kerkonte here pes here literaturë të ndaluar që botohej në Tiranë e ne mergim.
Tashti dihet botërisht se pas renies në burg të grupit
të Ismail Haradinajt, trualli dhe bijtë e Musë Mehmetit ishin të ngarkuar
për organizimin e ilegalës në nivel të AtdheutNë këte organizim bënte pjesë
edhe Haki Zeka si anëtar, me të drejta të plota të (LRSHJ-së). Nga viti 1981 e
deri në vitin 1990, Haki Islami krahas legales ishte i ngarkuar edhe në ilegale
që të njoftonte me iformacione shokët jashtë vendit për veprimtarinë
agjenturore, sidomos të shqiptarëve të zinj që ishin inkuadruar në shërbim të
Serbisë, si dhe për sjelljet e tyre në popull.
Ne
janar të vitit 1985, ishte borë mbi dy metra, në kullën e Musë Mehmetit shkoi një
shok i organizatës nga mërgimi, për t'u përpjekur të riorganizojë
dhe, konsolidojë radhët e rezistencës, të shkëputura nga burgosjet e
shumta nga UDB-ja dhe zagarët e sajë. U therrit Haki Zeka që të kontaktohet me
te.
Në këte mbledheje u vendos , veç të
tjerave, që, për gjendjën aktuale nënë robëri të lëshohej për masat dhe popullin
një proklamatë , në emër të Komitetit Qëndror të LRSHJ-së .
Proklamatën e përpiloi dhe shkroi Haki Zeka
i cili pastaj, u ngarkua me detyrë që një kopje të proklamatës ta
postonte nga qyteti i Shkupit në adresë të redaksisë së Zërit të Kosovës (Badhaustr 35 Biel-Bienne
Zvicër) për t‘i njoftuar shokët në mërgim.
Meqenëse janë gjallë të gjithë udhëheqësit
e Lëvizjes për Republikën Shqiptare në Jugosllavi, të asajë kohe të cilët e
kanë arkivuar kopjën e proklamatës, po përpiqëm, aq sa mbaj mend , të
shkruaj sadopak përmbajten e asajë proklamate madhështore.
P r o k l a m a t ë
Popull Shqiptar!
Ju
nënat e baballarët e Jusuf Gërvallës e Kadri Zekës, ju vëllëzërit e Bardhosh
Gërvallës, ju motrat e Rexhep Malës, ju studentët e Nuhi Berishës, ju rinia e
Rifat Kafexhollit, ju nxënësit e Ismail Haradinit e ti klasa punëtore e Hydajet
Hysenit !Sot , si kurrë më parë, uniteti i çeliktë në mes popullit dhe Lëvizjes
për Republikën Shqiptare në Jugosllavi ka shënuar shkallën më të lartë të
sukseseve dhe fitoreve të reja drejt Republikës shqiptare ku do të
përfshihen të gjitha teritoret shqiptare nën Jugosllavi.
Nga nokdauni që përjetoi koka e qeverisë
fashiste në Beograd dhe sahanlëpirësat e saj , në Prishtinë , nga uniteti
popull-lëvizje, do kalojnë dekada dhe s‘do të kthjellohen. Ndërsa vrasjet në
luftë dhe burgosjet e shokëve tanë neve na forcojnë akoma më shume drejt
qëllimit tonë fisnik për Republikë.
Adresa e vetme e Zërit të Kosovës eshtë ajo që
na la shoku ynë, Kadri Zeka , në Badhaustr 35 Biel-Bienne, sepse që do dit në
Suedi ka fulluar të dali një gazetë, me të njejtin emër të Lëvizjes e
falsifikuar dhe, që botohet nga disa matrapaze të Anadollit!
Rroftë Republika Shqiptare në Jugosllavi !
Rrofshin të burgosurit politikë shqiptarë!
Lavdi të rënëve për liri!
Komiteti Qëndror i LRSHJ-së. Janar -shkurt 1985
dhe krejt në fund shkruante;
lexoje, shumëzoje dhe shpërndaje!
Pas
kontakteve dhe punës së palodhshme të celulave në Dukagjin, prapë Haki Zeka u
ngarkua me detyren të organizonte largimin e sigurte të delegatit që erdhi nga
mërgimi. Ate e çuan në Tomoc të Sadik Halili, Zymer Lulaj dhe Sali Çeku, ndërsa
nga Tomoci në Mitrovicë , e shoqeruan deri në një bazë, në Shipol të Bajram
Shala, Musë Mehmeti dhe Haki Islamaj, me një makinë që e kishte huazuar Hakiu.
Pra ky ishte besniku i palodhëshëm atdhetar Haki Zeka vëllai i, Haxhi
Zekës e Kadri Zekës.
Pas vitit 1990, nga torturat dhe represioni serb
mbi popullin u arrit të shpërbëhet e të ç‘thurët fantazma gjakpirëse
e kombit shqiptar, LKJ. Populli kërkoj haptazi që çdo institucion të ishte
i shkeputur dhe i ndarë nga okupatori serb. Në këte kontekst , në shkollën
fillore të Isniqit , u kerkua, përherë të parë, pas pesë dekadave okupim nga
serbosllavia, që drejtori të zgjidhej nga populli e jo nga partia. I zgjedhuri i
popullit ishte , pa medyshje , si besnik e i vendosur Haki Zeka. Me datën 09 maj
1990 drejtor i shkollës fillore të Isniqit u zgjodh me vota të fshehta Haki
Zeka i Islamaj , duke e mundur rivalin e tijë të dërguar nga partia.
Zgjedhja e Haki Zekes për drejtor shkolle nga
këshilli i arsimtarëve dhe populli, gëzoi pa masë të gjith banoret e fshatit
Isniq, sepse për herë të parë , në pesë dekadat e okupimit klasik
serbojugosllav, u zgjodh drejtori i parë nga populli e jo nga partia.
Për Haki Zekën ky ishte një vleresim i madh por
jo një privilegj per shkak të rreziqeve e sakrificave që duhej të
perballonte. Ai djale i varfer , i leckosur, pa opinga e çorape në këmbë, tani u vu
në ballë të asaj shkolle ku mësoi abc-në , u vu në ballë të ndryshimeve të
rrufeshme që po sillte koha pas një okupimi të egër , barbar e gjakatar.
Ai ishte në rrjedhen e akteve
historike, heroike e kombëtare që do të kulmonin me realizimin me sukses
te endërrës shekullore të popullit, lirinë e shumepritur të mbruajtur me gjakun
e deshmoreve të shumtë , varret e të cileve mbuluan trojet e Atdheut , si kurrë
më parë gjatë historisë .
Me qenë se kishte përkrahjen e terë
kolektivit të arsimtarëve, dhe fshatareve vendosi të fillojë punen me ndërrimin
e emërit të shkollës së Isniqit të cilin e kishte vendosur partia para
pesë dekadave duke e quajtur shkolla „Lirija“.
Ne të vërtetë ai emër ishte simbol i robërise së
re të Tito-Kardel-Rankoviçit ndaj popullit shqiptar.
U vendos që shkollës t'i vihej emëri i heroit
kombëtar ISA BOLETINI, meqenese ai ishte me origjinë nga Isniqi i barkut
të djalit të Lekë Vukës, Nikë Lekës.
Pas një angazhimi tepër serioz dhe korrekt të
fshatit Isniq dhe kolektivit të shkollës u arrit qëllimi dhe që prej 30
. 06. 1992 shkolla e Isniqit mban me krenari e nder, emërin e ISA BOLETINIT.
Për ketë akt madhështor e kombëtar
drejtori i shkollës „Isa Boletini“Haki Zeka , ishte i vetëdishëm dhe i
vendosur në udhën e mbarë që ishte nisur per të bërë de facto edhe
ndarjen nga Serbia të sistemit arsimor që paralajmeronte edhe ndarjen politike
de jure .
Me veprimtarine e tij ai jo vetem vuri jeten e
tij në shërbim të arsimimit të gjeneratave që do të vinin më pas por edhe në
shërbim të çështjes së shenjët kombëtare . Ai shpesh thoshte se jeta ime
krahasuar me Atdheun e robëruar ka vlerë pesë lekë.
Krahas detyrimeve ndaj shkollës dhe procesit
mësimor ai kishte edhe detyrat ilegale.
Nuk ka akt madhor që eshtë zhvilluar në komunën
e Deçanit ku nuk eshtë përfshirë vetë Haki Islamaj ose që nuk eshtë aprovuar
mendimi i Tij. Në natën e vitit të Ri 1991, në Kodrali u bastis familja e Ali
Ferizajt me qëllim që ti arrestojnë të birin e tij Hasanin. Me që u dështoi
plani dhe nuk arritën ta zënë Hasanin, për raprezalje policet serbë keqtrajtjuan
dhe rrahën të gjithë antarët e familjes si dhe mysafirin që ndodhej atë natë të
miku, Jashar Salihun dhe arrestuan Jasharin të cilin e torturuan në mënyren më
çnjerzore më qëllim që ta thyenin. Por, a thyhet Jashar Salihu?
Pas lirimit nga burgu i llomitur nga torturat
dhe rrahjet u vendos prap të miku në Kodrali. Haki Zeka, me të degjuar lirimin
e tij organizoi marrjen e tij në familje për tia shëruar plagët dhe
pastaj me sukses organizon transferimin e Jashar Salihut për në Shqipërinë
nënë. Kështu ndodhi edhe me Hysen Shehun nga Ferizaji i burgosur politik, ishte
arratisë sepse donin ta burgosnin prap policia serbe në Ferizaj dhe ishte
strehuar të Haki Zeka në Isniq deri sa edhe këte e transferon mes lidhje
shokësh në Shqipëri!Pas luftës herë pas here na vizitonte shoku ynë i idealit
në Isniq, Isa Zhel Hasani , ku çdo here pyeste per djemt e Haki Zekës
sepse edhe ate në një kohë 3 javë dit e kishte pas strehuar kurë kishte qenë në
kërkim nga policia serbe .
Tani
në problemin e pajtimit të gjaqeve fjala e Haki Zekës kishte peshë. Aty ku nuk
zinte vend fjala e Anton Çetës pranohej fjala e Haki Zekës
Ahmet Haxhia i Balajve kishtë deklaruar se vetëm
Haki Zekën nuk mund t'a kthente pas, për faljen e gjakut të tëbirit të tij Banit
(Shabanit). Dhe ashtu ndodhi . Gjaku i Shabanit u fal.
Më vonë kur organet serbe dëgjuan që
shkolla fillore e Isniqit kishte ndërruar emërin , për drejtorin e shkollës Haki
Zeka filloi ballafaqimi ballë për ballë në biseda informative me gjakpirësit
serb .
Tani më Haki Zeka e kishte nxjerre shpatën mbi
setër , siç thot populli, dhe fatin e jetës së tij nuk e konsideronte të ndarë
nga fati i kombit tonë në përgjithësi. Thirrjet në biseda informative ishin të
shpeshta dhe të vrazhdeta ashtu siç dinë vetëm serbet të bejnë.
Po përmendim vetëm një dialog të Haki Zekës me
Vulën dhe dy inspektorë
serb në Deçan.
Ai para çdo bisede iformative preferonte që të
vishej trashë , me dy tre triko nën xhaketë
në mënyrë që t'iu bëjë ballë më lehtë rrahjeve
eventuale.
VULA:Ulu në karrike zoti Haki Islamaj, drejtor i
shkollës „LIRIA“në Isniq.
Hakiu:falemnderit.
Vula:shkolla e juaj e ka emërin e mirë, , Liria“që
prej çlirimit, apo jo Haki?
Hakiu:(duke e ditur se ai e di që shkolla e jonë
ka tjetër emer i përgjigjet), E mira nuk ka kufi. Liria eshtë emër i mirë por,
edhe më i mirë eshtë emëri i një heroit tonë që ka luftuar kundër perandorisë
osmane pra , emëri i Isa Boletinit, që eshtë edhe me origjinë nga Isniqi.
Vula:Po përse nuk e ndërruan më parë drejtorët
tjerë që nga pas lufta e dytë botërore, por e ndërrove ti në këte situatë kaq të
mjegulluar?
Hakiu:Drejtorët e kaluar e kanë bërë punën e
tyre dhe duhen pyetur ata, ndersa ne bëjmë punën tonë.
Vula:Ty Haki të lindi ideja për të ndryshuar
emërin aq të mirë që ka patur shkolla e juaj që prej gati 45 vijetesh?
Hakiu:Ideja për të emëruar shkollën tonë
Isa Boletini eshtë ide e tërë kolektivit të shkollës si dhe e tërë fshatit
Isniq.
Vula:Po të lutëm në mënyrë shoqërore që të
shkosh në shkollë dhe ti lutësh kolektivit të shkollës, që shkollës së Isniqit
t'i kthehet emëri i mëparshëm „Liria“sepse nuk ka pakicë kombëtare në botë që
ka liri më shumë se pakica shqiptare në Jugosllavi.
Hakiu:Emëri i shkollës së Isniqit ka përfunduar
njëherë e përgjithmonë, ndërsa për lirinë që kemi ne , nuk kam ndonjë koment, sepse
kudo po vërehet liria, në rrugë , shkolla, fabrika e në çdo institucion. ( këto
fjalë ia tha foli Vulës duke e injoruar).
Vula:E ke njohur Haki Povatajn?
Hakiu: Po, e kam patur koleg pune në Isniq për
një kohë të gjatë.
Vula: Ku eshtë tani ai?
Hakiu: Ju e dini.
Vula : Edhe ty të pret fati i tij,
Hakiu: Nuk do te jem as i pari e as i fundit,
Vula: Këte kokë të fortë do ta thyejmë për muri
ndonjë ditë.
Hakiu: Kur të doni! Këtu më keni.
Vula: Dil jasht e mos ta shoh fytyrën.
Hakiu: Ditën e mirë!
Kështu përfundoi njëra nga bisedat e
shumta informative.
Për një rast tjeter në SUP-in e Pejës ku edhe
pesoi një keqtrajtim të rëndë fizik nuk do të shkruaj, sepse nuk dua të pranoj
një të vërtetë faktike që ka ndodhur në trupin e Haki Zekës.
Me tu formuar L. A. SH. i, Haki Islamajt i besohet
dhe ngarkohet me detyrën koordinatorit për furnizimin me të gjitha dokumentet e
nevojshme për shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Deçanit , me vulën dhe
stemën e Republikës së Kosovës, detyrë që e kreu me mund, nder dhe trimëri deri
në fund.
Dokumentat i sillte me qerre nga fshati Qyshk
, të fshehura nën duaj kashte , deri në shtepinë e tij , dhe prej shtëpisë së
tij, me ndihmen e personave te caktuar i shpërndante nëpër destinacionet
perkatese.
Vlen të theksohet se gjatë gjithë kësajë kohe
nuk u mor në bisedë informative, apo u keqtrajtua asnje person ngase të gjitha
këto detyra udhëhiqëshin nga njeriu i cili kishte një pregatitje të
lartë, teoriko-praktike se si i duhet sherbyer Atdheut, e ky ishte Haki Zeka i
Islamajve.
Në shkollën fillore Isa Boletini ne Isniq, me që
serbët kishin mbyllur shkollen e mesme, gjimnazin Vëllezërit Frashëri në
Deçan, ishin shtuar edhe 14 paralele të gjimnazit si dhe personeli
mësimdhënës. Drejtorit të shkollës iu shtua edhe më shumë puna në shkollë. Me qe
u krijuan partitë e reja politike ai kishte një parim që e theksonte:Ne
mësimdhënësve na takon qe me çdo kusht ta ruajmë dhe respektojmë autonominë e
shkollës dhe partitë politike t'i lemë jasht oborrit të shkollës.
Drejtorit të shkollës i duhej për çdo gjë
të kujdesej bile, para se të vinte dimëri i duhej te kujdesej edhe për drutë
për nxehje , por edhe për sharrexhiun i cili duhej të shkurtonte drutë për
dimër.
Per këto aresye i tërë kolektivi i shkollës dhe
mësimdhënësit e gjimnazit kishin një respekt dhe simpati të veçantë për
drejtorin e tyre.
Çdo ankesë e parashtresë të tyre ai e analizonte
me një kujdes të veçantë për secilin rast veç e veç.
Nga kjo përkrahje pa rezerva dhe e sinqertë atij
i shtohej autoriteti deri sa u shndërrua edhe në idhullin e asaj shkolle.
Kujdesi brenda oborrit të shkollës dhe në
shkollë ishte barrë e rëndë dhe me plot sakrifica e pergjegjesi për një drejtor
që punonte në kushtet e një okupimi klasik, por atij i behej zemra mal kur
shihte që kishte mbeshtetjen dhe perkrahjen e të gjitheve. Ai përkujdesej dhe
ishte i pari në ballafaqim me policinë serbe që vinte shpesh here të armatosur
gjer në dhëmbë në sallën e arsimtarëve e në oborr të shkollëse , në rrugë
ku ndalohej prej tyre e në menyrë të veçantë nga polici çetnik Drashku që ishte
përgjegjës për Isniqin.
Krahas arsimtarëve ai gezonte përkrahje edhe nga
prindet që e ndihmonin për ta përballuar gjendjen e tensionuar nën okupim. Ditën
e natën, në 24 orë, në çdo çast , Ai ishte në shërbim, të nxënësve, arsimtarëve e
në shërbim të popullit dhe Atdheut.
Nuk desha të flas për nje torturë çnjerzore ndaj
Tij por, prap do t'a tregoj me mendimin se do t'u shërbejë brezave që vijnë per
të kuptuar se liria e ka çmimin të madh dhe ate nuk na e ka falur askush.
Dita e enjete e 23 majit të vitit 1996, për Haki
Islamajn ishte ditë e veçantë
dhe e pa harruar. Kishte dalë në qytetin e Pejës
për të kryer disa obligime. Diku rreth orës 13:00 , duke kaluar nga SUP-i i Pejës
për në stacionin e autobuzave e ndalojnë dy inspektorë
civilë te cilet kishte kohe që e ndiqnin, por ai
nuk i kishte pikasur
Ata e urdheruan që t'i ndiqte pas dhe
kështu, sebashku me ta , u fut në stacionin e policise, në një dhomë me dyrë te
kyçura, muret , dyshemeja , tavolina dhe karriket e saj ishin te sterpikura me
ngjolla gjaku. Sigurisht , ai gjak kishte rrjedhur nga damarët e atyre
shqiptarëve që ishin torturuar pa mëshirë gjatë asaj periudhe. Shef i sigurimit
ishte Zitë Musiçi, dhe një shqiptar i thënçin. Ata menjëherë filluan ta marrin në
pyetje. Tani punët ishin thelluar më shumë. Po kërkonin nga Haki Zeka , që të
fliste rreth formacioneve të armatosura kundër Serbisë. Ata i thanë se kishin
informata të bindëshme dhe të bollshme që ai dinte shumë rreth atij
organizimi dhe se ishte përgjegjës për fshatin e tij.
Ai ishte i vetëdijshëm dhe i vendosur se
shpirtin mundë t'ia nxirrnin por fjalën jo, edhe pse ishte në dijeni për lidhjen
e ngushtë me grupet guerile në fshat dhe më gjërë. Kerkeses së tyre ai iu
pergjegj :“unë jam i ngarkuar për mesimin dhe arsimin, ju keni informata të
gabuara. “ dhe kur ai nuk pranoi filloi golgota ndaj trupit të tij , të cilën nuk
do ta përshkruaj edhe pse e di shumë mirë ate ngjarje rrënqethëse. Rreth orës
23:00 të natës e liruan me kusht që prapë të paraqitët pas një jave.
Me një taksi arritinë në shtëpi. E shoqja
dhe fëmijët ishin tepër të shqetsuar për vonesën e tij. Ai tha vetem nje fjale
kurë hyri në shtëpi :“edhe kesaj radhe shpëtova!Dashtë zoti që foshnja që ka
lindur në Prekaz të zhvillohet e rritet dhe pastaj do e shfryjmë dufin e
urrejtës që eshtë akumuluar tash 150 vjet, ndaj çetnikëve të karpateve“.
Si burrë malsor që ishte , ai kishte princip që
kurrë të mos ekspozohet dhe rrinte i mbyllur në vetëvete. Kontaktet dhe lidhjet
e vazhdueshme me Musë Mehmetin dhe bijtë e tij ishin në nivel, korrekte,
vëllazërore , ishin kontakte bashkëlutëtarësh. Të premten vonë nëpër terr, me 24
maj 96 , ai shkoi te Musë Mehmeti, aty ku kishte formuar dhe mbjellë besimin
reciprok prej kohësh , per të biseduar rreth torturave që perjetoi dje në SUP-in
e Pejës , dhe pyetjet e kërkesat që i kishin bëre njerezit e sigurimit serb.
Në
odë ishte edhe djali i tretë i Musës, Ganiu. Mbas bisedes dhe analizes per
gjendjen e krijuar nga okupatori serb, u vendos që , nga ajo natë, Haki Zeka të
paiset si dhuratë me nje revolver belg per rast nevoje , nga Musë Mehmeti.
Tashti , në saje të punës së bërë ishte arritur
një faze e lartë në organizimin e një lufte të pashmangeshme për „liri a
vdekje“kundër okupatoreve serbe.
Data dhe ditët e 5, 6 e 7 marsit të vitit
1998, dhe qëndresa heroike e Shaban Jasharit me djem, familje dhe farefis ishte
kushtrimi më domëthënës dhe bindës se ai që ka gjak shqiptari ja sot ja kurrë
duhet të rrokë armët për lirinë e trojeve tona.
Në këte kontekst , me marveshje dhe udhëzim të
Haki Zekës, Gani Bala i priu grupit të parë prej 6 vetëve , në Isniq, qe në fillim
të prillit 98, shkoi në Shqipëri për armatim, në mënyrë që të motivohej i tërë
fshati për t'u armatosur. Pas Ganiut u nis i gjithe fshati në grupe dhe u
armatos.
Fillimi i prillit të vitit 1998 i gjeti në
pozicione e pika Gani Balën me ushtarët e tij, ende pa u themeluar shtabi i
Isniqit. Me këte rast Haki Zeka e la shkollën dhe nxënësit dhe i armatosur doli
në front kundër Serbisë, në pikën të „Imeraj“.
Disa që hamëndeshin se mund të shpëtojmë pa
luftë , kur panë drejtorin e shkollës të armatosur i thoshin :“Haki !Po na
habit!Ti je drejtor e duhet te këthehesh në shkolle. “
„Ata që do të kene fat te jetojne në liri, do të
kthehen në shkollë pas luftës „ -iu përgjegj këtyre njerëzve Hakiu.
Sipas fjalëve te bashkëluftetarit tëTij Muhamet
Imeraj vlen të theksohet lufta e zhvilluar me 29 dhe 30 maj në mes të
forcave serbe dhe burrave të Isniqit. Në këte perpjekje, në dy pikat kryesore,
qëndronin toger Haki Zeka me ushtarët e tij (ne piken te Imerajve) dhe toger
Gani Musa (në pikën të Balaj ve)
Në këto luftime , forcat serbe u thyen
keq, duke lënë shumë të vrarë e të plagosur, ndërsa nga ana e jonë ra për te mos
vdekur kurrë luftari i lirisë Avni Pergjegjaj nga Lumbardhi.
Fillimisht, djemtë dhe burrat e Isniqit luftën e
pritën me krahë hapur e të vendosur.
Në bazën e UÇK-së, në shtëpinë e Haki Zekës. nuk
mungonin edhe vizitat për konsultime, kordinime e udhëzime të komandantit te ZOD
Ramush Haradinaj së bashku me Faton Mehmetaj.
Më pas , fatkeqsisht , Isniqi si fshat i madh dhe
me ndikim në Dukagjin u bë poligon i përçarjeve gjatë luftës në mes të UÇK-së
dhe FARKUT. Këto përçarje ndikuan negativisht në një pjesë të ushtarëve të
vendosur për ta përzënë Serbinë nga vatrat tona dhe në psikologjinë e Haki
Zekës. Por megjithate burrat e Isniqit Haki Zekën dhe Gani Balën me
shokë nuk u luhatën nga idealet e larta të UÇK-së. Keta trima nuk përkrahën fark
e furka por deri në frymën e fundit perkrahën dhe luftuan me emërin edhe nën
emërin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa bashkëluftari dhe vëllai i dëshmorëve
Xhafer e Gani Bala Rrustem Musa, në një bisedë me te thot, se kurë vinte
drejtori i dhkollës baca Haki ndonjëhere, për vizitë në pikën tonë
të Balajve, na forconte dhe motivonte duke na dhënë forcë e kurajo se liria
eshtë e pashmangëshme.
Në luftë ka edhe përjetime të rënda që nuk
harrohen kurrë . Me 13 qershor të vitit 1998 Haki Zeka përjetoi një
ngjarje shumë të rëndë. Në ate dite ranë për të rilindur dy
bashkëluftëtarët e Tij të orëve të herëshme të UÇK-së Gani e Xhafer Musa.
Pas kësajë dite të zezë, Haki Zeka nuk ndihej
mirë , por nuk dorëzohej. Ai kishte edhe obligime të tjera e te shumta veç atij
kryesorit, për të qenë në vijën e parë të frontit.
Ai duhej të perkujdesej për shokët e plagosur e
të strehuar në xhaminë e Isniqit. I duhej të kujdesëj për ilaçet e ushqimin e
tyre.
Me 11 gusht 1998 , në Gramaçel u plagos Ylli
Morina dhe u dërgua për t'u mjekuar në Isniq.
Bashkluftetaret e tij , Tomorr Morina e Florent
Ukmata si dhe infermierja e UÇK-së Mimoza Ferizaj thane se Ylli Morina u kishte
lënë amanet të falënderonin familjën e Haki Islamajt që ishin kujdesur per t'a
ushqyer e trajtuar për të gjitha nevojat që kishte si i plagosur .
Gjatë
luftës , mbështetje dhe përkrahje morale e shpirtërore për Hakiun ishte e bija e
Tij, si djalë Sadetja , dhe nipi të ciline donte si djalin e vet , Zekë Mustafën
e dytë. Shpesh, ai i thoshte Zekës se ty të dua se të kam dy here diçka :edhe nip
edhe babë, duke aluduar për babanë Zekë Mustafën e parë, që e kishte lënë
6 muajsh, kur kishte ndërruar jetë.
Rrethanat
objektive, që tani jane të njohura për kedo , sollën 9 shtatorin ditën e merkure
të vitit 1998 në Isniq, kur Haki Zeka përjetoi tronditjen e dytë shumë të rëndë
pas 13 qershorit. Shpeshëherë ai thoshte:“ 100 herë më me vullnet do pranoja
vdekjen se sa 9 shtatorin. “ Okupatori serb e kishte në shënjestër prej kohesh
Haki Islamajn i cili ishte bërë halë në sy e pushtetit serb.
Dy ditë pasi u dorzuan armët në Isniq, të dera e
Haki Zekes trokitën dy policë lokal.
Njëri nga ta ishte një person qe kishte marrë
pjesë edhe në demonstratën e 19 tetorit 1968 në Pejë, por tani ai kishte tjetër
fytyrë.
E morën Hakiun dhe e dërguan në stacionin e
policisë në Deçan.
Policët
serb ishin të mirëinformuar për pozitën dhe rrolin e tij në vijën e frontit. Ata
kishin në tavolinë edhe deklaratën e Hakiut që kishte dhënë në supin e Pejës me
23 maj 1996, ku kishte thënë se une jam i caktuar vetëm për mësim.
Pas torturave i vune kusht që të dorëzonte bijën
e tij , Sadeten dhe një ushtar të plagosur që ishte strehuar te Hakiu, përndryshe
-i thanë- nuk do të vrasim me plumb por, do t'a coptojmë trupin tënd me
thika. Mbas dy orësh ata e liruan dhe ai u këthye në shtëpi i nxirë në fytyrë.
Duke
pasur veshtiresi edhe të fliste, ai i tha të bijës , duke belbëzuar :“
xhelatët serb me kane vene kusht që të dorëzoj në dorën e tyre ty Sadete dhe
ushtarin e plagosur. “
Pas këtij njoftimi, Sadetja u përgjegj:“Babë!Nëse
vijnë policët të më arrestojnë, dua që të më vrasësh ti dhe unë do te rilind
përsëri, por mos më lër në dorën e tyre. “
Në këto rrethana, ata u detyruan të largohen nga
Isniqi. Hakiu , e shoqja , Mihonja , një ushtar i plagosur dhe Sadetja. Me ndihmen e
djemve të Rexhep Avdylit, dajëve: Binakut dhe Skenderit, kaluan përmes bjeshkeve
Lipë, Ruseli, Ishtedim , në Rozhajë e prej aty , përmes Tuzit e liqenit të Shkodres
hynë në Shqiperi.
Ne këto rrethana dalja në Shqipëri e Hakiut dhe
të tjerëve ishte domosdoshmëri jetike.
Ishte
ditë e marte data 2 shkurt 1999, . Unë isha në Shqipëri të familja ime dhe u nisa
nga Mamurrasi për në Tiranë, me qëllim që të shkoj te Dervish Kukleci, për t'i
ngushëlluar për djalin e Tafilit, Armendin që kishte rënë dëshmor në fushën e
nderit , të dielen me 14 qershor 1998, në Drenoc.
Baba Musa më porositi që ta pyesnja Tafilin , po
qe se ishte të Dervishi, nëse e dinte ku gjindetj Haki Zeka, dhe nese ia gjen
adresën shko e takoje sepse ai di se si ka shkuar lufta, dhe si jan zhvilluar
ngjarjet. Kur hyra brenda të Dervishi atje kishte shumë njerëz që kishin shkuar
për t'a ngushelluar, por edhe nevojtarëqë kishin ardhur nga Kosova. Në mes tyre
ishin edhe Tafil Kukleci dhe Haki Islamaj. Pasi u përshendetëm, une u shpreha
ngushllimet në bazë të zakonit. Në dhomën e pritjes , ne mes të tjereve ishte
edhe një vajzë shtatëhedhur dhe me syze te cilën nuk e njihnja. Kur
Hakiu, Dervishi e Tafili dolën jashtë që të përcillnin disa njerëz që
kishin ardhur për të ngushëlluar, fillova bisedën me atë vajzën duke e pyetur se
nga ishte. Pasi mora vesh se ishte nga Isniqi e pyeta per ngjarjen e 13
qershorit 1998Pas pyetjes sime, vajza ja plasi vajit, i cili edhe sot më
kujtohet e nuk harroj kurrë. Xhamat e syzeve të saj u mjegulluan nga lotët. U
shtanga tepër dhe rashë në siklet. Lotët e saj më shtynëtë mendoj se ajo ishte
nje person shumë i afërt me familjen tonë. Mbasi i shpreha ngushllimet e
sinqerta për humjen e luftëtarëve të UÇK-së, Ganiut dhe Xhafës ajo më
falënderoi dhe me lot në sy vazhdoi: ishte humbje e madhe për UÇK-në dhe gjithë
kombin, sepse ata dy trima ishin djem të aksioneve të UÇK- që para 20 v jetesh.
Ajo nuk e dinte se nga vinja unë e me t'u
këthyer nga oborri Tafili, Hakiu dhe Dervishi ajo mësoi se unë isha vëllai
i Ganiut dhe Xhaferit . Kur mesoi kete fakt ajo, më ngushelloi dhe
duke qarë u largua per ne një dhomë tjetër. Hakiu
u ul pranë meje dhe unë e pyeta se kush ishte ajo vajza që qau për Xhafën e
Ganiun. Ai më tha ishte vajza e tij Sadetja.
Pasi pimë nga një kafe Hakiu më propozoi të
shkonim për një vizitë të Hilmi Nura , që ata e kishin planifikuar t'a bënin.
Megjithë qef- i thashë, bile kam një detyrim që
t'i shpreh ngushllimet, për djalin e tij Luanin. Që të tre shkuam të Hilmi
Haradinaj, ku kishte shume njerëz dhe unë i shpreha ngushëllime Hilmiut duke i
thënë:“daja Hilmi! Dashtë zoti që gjaku i Luanit e gjaku i Jasharëve dhe gjithë
dëshmorëve të Atdheut të bëhet rreze dielli e lirie dhe të shndrijë mbi trojet
e Arbërit. Hakiu me prezantoi kush isha dhe pas kësaj Hilmi Nura më shprehu
ngushëllimet për Ganiun dhe Xhafën.
Hilmiu e luti Hakiun që të merrte fjalën dhe unë
pata deshirë t'a dëgjoj , sepse kurrë nuk e kisha dëgjuar të fliste në kuvend
burrash. Hakiu tha:“eshtë tepër vështirë të flasim ne , këtu në Tiranë, kur djemtë
tanë, në këtë kohëjanë në istikame e llogore, me armë në dorë kundër një
makinerie ushtarake fashiste të rregullt. Shihni jashtë dritares se çfar shiu po
bije.
Të gjithë në odë shikuam dritarën, dhe pame
rrebeshin e shiut që binte pa nderprerje.
Pavarësisht armikut të egër e barbar, ata djem e
vajza , pavarësisht dezertimit apo sabotimit të luftës çlirimtare nga disa, do
t'a fitojnë luftën e do t'i sjellin lirinë e shumëpritur vendit, Atdheut tonë.
Pas kesaj fjale dhe pasi pimë nga një kafe , u përshendetëm me Hilmi Haradinajn
si vëllai me vëllanë dhe u larguam.
Thënë të drejtën unë kisha nje dëshirë aq
të madhe , që një natë ta kalonja sëbashku me Haki Zekën. Nuk e dija nëse kishte
vend aty ku banonte apo jo. Unë kisha mundësi të shkoja në një hotel dhe të
bisedonim bashkë me të, por nuk e dija a do te me kuptonte.
U kthyem të tre të Dervishi. Po afrohej
mbrëmja. Hakiu m'u drejtua mua:Mehmet të ka hije që sonte të vish të unë e të
jemi një natë bashkë. Une që po e prisnja këte propozim iu përgjegja:po , nese ke
vend dhe nuk të ngushtoj . Ai më tha:jo more burrë se, për bijtë e Musë Mehmetit
dhe për Musë Mehmetin , dyertë e oborrit dhe të shtepisë i kam te hapura ditën
dhe natën.
Më erdhi mirë dhe pafund u gëzova. Shkuam në
banesën e Hakiut në Tiranë. Aty kishte vend mjaft, por ne të dy nuk fjetëm
gjithë naten, ballë-përballë në katër sy, bisedë pas bisede e, hall pas halli,
deri në ora 8 të mëngjesit.
Me foli për luftën e UÇK-së, për trimërinë dhe
luftën e të bijve të Musë Mehmetit, të cilët kishin dalë në pika, roje, shum më
herët se të themelohej shtabi i Isniqit. Më foli për betejën e Isniqit se si
kishin tentuar të hynë në Isniq forcat serbe me 29 e 30 maj 1998, ku kishin qenë
në pika-lufte Ai me ushtarët e tij (në pikën te Imerajt), dhe Gani Bala me
ushtarët e tij dhe Halil Mehmetaj (në pikën te Balajt). Më tregoi se si, kur
ishte Ganiu në pikë-ndërrim ata flinin të qetë. Me beri të ditur rrolin që
luajti bija e tijë para dhe gjatë lufte, si dhe raportët që kishte me Gani Balën
si dy luftëtar lirie.
Nga sa me tregoi Hakiu u binda që Sadetja kishte
pasur të drejtë që qante me lot për vëllezërit e sajë, të bijtë e Musë
Mehmetit. Ai me njoftoi edhe për 9 shtatorin e vitit 1998 dhe më tha se nga 550
djem të Isniqit , që ishin të armatosur , sot , vetëm një ka mbetur me Ramush
Haradinajn e, au është Avni Osmanaj. Pastaj duke buzëqeshur me tregoj për
vizië pune që bente herë pas here komandanti i ZOD- Ramush Haradinaj në
bazën e UÇK-së në shtëpinë e tijë se, si e komentonin disa defatore të
Isniqit duke i dhënë ngjyrë tjetër ardhjës së Komandantit në shtëpinë
time, dhe tha fjalët e defatoreve nuk më bënin përshtypje se defatorët atë punë
kan.
Pasi e dëgjova me kujdes kuptova se Isniqi
paska qëndruar në luftë 5 muaj e 9 ditë. Ai me tregoi edhe për torturat që
përjetoi me 23 maj të vitit 1996, në SUP -in e Pejës, si dhe për 9, 10, 11 e
12 shtatorin, si dhe për dy policet që e moren nga shtepia dhe e dërguan në
polici. Gjatë rrefimit të këtyre dy ngjarjeve më rrënqethej trupi dhe nuk mundë
të përmbahësha. Në fund në shenjë respekti si vëlla i dy dëshmorëve që je , më
tha ke dhuratë nga unë ditarin t‘im të luftës në dorshkrim. Tani kur në
nje vend lexova u tmerrova thellësisht çfarë shkruane;( në vijën e frontit në
Isniq nga Tishukt, Balaj e gjerë të pika Imeraj, na vizitoj i deleguari i posaçëm
nga forcat serbe Dr. Smail Avdimetaj që u printe disa burrave të Isniqit të
gjithë emërat jan të shkruar. . . ai kërkonte që të ketë një marveshje në mes
luftëtarëve të Isniqit dhe forcave serbe. . . . „Isniqi mos të na gjuajn se edhe
neve nuk i gjuajm“ neve nuk kemi punë me Isniq por kemi me Gllogjan e
Perilep, dhe mos të na pengojnë, pastaj eshtë shkruar edhe diskutimi i mbledhjës
në Isniq për shqyrtimin e kërkesës së doktorit që ishte i palë ndermjetsuese e
forcave serbe dhe luftëtarëve të lirisë. Të nesërmen tërë ditën e kaluam së
bashku të ambasada Gjermane, ku kisha ca punë të mijat private.
Pasi rashë në kontakt me Haki Zekën, sa here që
shkoja nga Gjermania të baba Musë në Mamurras, takoja me dëshirë të madhe
edhe ate, sepse ai dinte shumë hollesira për ato gjera që me kishte treguar edhe
babai im.
Babës Musë iu bë qefi mal kur i rrëfeja bisedat
që pata me Haki Zekën, sepse e kishin dashur dhe respektuar njëri-tjetrin
sinqerisht e pa hile. Ato biseda, si dhe bashkpunimin e sinqertë në kuadër të
çështjes kombëtare, të Haki Islamajt me Musë Mehmetin dhe bijtë e
tijë shpresoj që një ditë do t'inxjerr në një broshurë të veçantë.
Pas kapitullimit të ushtrisë së Sllobodan
Millosheviçit, nga lufta e Ushtrise Çlirimtare, në fund të qershorit 1999, me 1
korrik 1999 , pasi qëllova në Mamurras, u ktheva në Isniq së bashku me Musë
Mehmetin.
Nuk mund të përmbahësha, nuk doja të qaja por
lotët nuk mund t'i ndaloja sepse ishte këthimi im në vendlindje pas plot 17
vjetëve. Haki Zeka , i cili ishte këthyer disa ditë para nesh me
tëshoqen, djemtë:Florimin, Avniun, Arbenin dhe Vajzat Ajeten, Luljeten e Atifeten
të cilët ishin vendosur në një çader në oborrin e shtëpisë së djegur, pasi msoi
per ardhjen tonë gjeti pak kohë dhe bashkë me të shoqen erdhën për
tëndarë dhimbjen së bashku.
Pas kthimit në Isniq , Haki Zeka ish drejtor i
shkollës „Isa Boletini“, shkollë për të cilën sakrifikoi gjithçka per afër 10
vjet, nën një okupim të egër , duke shkrirë tërë energjinë mendore fizike e
psiqike gjeti nje situate tjeter.
Tashti raportet kishin ndryshuar. Njerëz të
muzgut dhe erresires që ishin organizuar i thanë Haki Zekës se tashti nuk ishte
më drejtor i shkolles dhe mund të shkonte drejtor në Gllogjan, ndërsa nese donte
të qendronte në Isniq do te ishte një mësues i thjeshtë.
Edhe këte njoftim të këtyre sharlataneve
ai e protestoi , si e kishte zakon burri i Isniqit kurriz-çelik, me
buzqeshje. Atdheu i Haki Zekës ishte mbushur përplot me varre të reja dëshmorësh
, martirësh e të zhdukurish. Ashtu si edhe ne vende të tjera edhe në Isniq
kishin djegur një numër shtëpishë. Një polic lokal i fshatit i kishte thënë Musë
Mehmetit se serbet kishin porositur qe te digjen e shkaterrohen sa shtepi te
mundeshin, por donin që medoemos të digjeshin dy shtepi më emër.
Dimëri
i egër që mbahej mend atë vit ‚99- 2000, erdhi por pranvera pas këti j dimëri
do të ishte e zymtë.
Në shkurt të vitit 2000 sëmundja e rëndë e
goditi ne menyre të pameshirshme shtatin e luanit isniqas Haki Zeka. Ajo smundje
i mori më vonë edhe jeten, por nuk mund t’i merrte mirënjohjen për veprimtarine
e tij kombëtare, vleresimet për aktivitetin e tij ne shërbim të Atdheut e
popullit me shume dekorata të akorduara kohë pas kohe . Humanizmi i tij i
mirenjohur ishte i skalitur ne mendjet dhe zemrat e njerzëve që e
njihnin. Edhe para vështirësive, dhe sakrificave e vuajtjeve më të egëra
që i ofroi jeta , ai ishte njeri i principit që kurrë nuk kishte dëshirë t'u
behej barrë, as e fëmive të tij e as miqve e e shokeve më të ngushte. Ai nuk u ligeshtua
as atëhere kur e pa që jeta e tij ishte në fund të saj. Ne ate kohë ai pati
shume vizita nga shokë dhe dashamirë të Tij dhe megjithe gjendjen e tij, ai i
priste burrerisht dhe me buzeqeshje. Dua të veçoj vetëm dy nga keto vizita. Disa
dite mbasi u kethye nga spitali i Tiranës, me 9 prill të vitit 2000 i shkoi për
vizitë Hilmi Nura i cili u mërzit shume kur e pa në atë gjendje të rëndë
shëndetsore Hakiun. Ai po ngrihej nga shtrati për ta pritur , por Hilmiu i tha të
mos luante. Jo -u përgjigj Haki Zeka- burrat dhe nipat si Hilmi Nura nuk priten
në shtrat. U ngrit nga shtrati dhe u pershendeten ashtu siç ju ka hije burrave.
Hilmi Haradinaj duke e shtrenguar në krah i tha:
unë tërë Isniqin i kam dajë por flamurtar të dajve të kam Ty o Haki Zeka dhe
Musë Mehmetin. Vizita e fundit ishte ajo e shokut të tij Musë Mehmeti i cili me
13 maj, në ora 17:00, ishte ulur ballë përballë me Hakiun . Dy burra të
Dukagjinit e të Shqipërisë , dy jetime që ishin rritur pa fëmijëri, dy kreshnike
s'e hoqën kurre nga trupi i tyre uniformën e njerzisë, atdhedashurisë dhe
shqiptarisë, dy burra të veprave dhe akteve heroike, dy burra të fjalës, besës
dhe pushkës, tani ishin fjalë pak dhe të heshtur , e shikonin njëri-tjetrin nën
heshtjen e dhembjes krenare . Haki Zekës nuk i kishin ngelë as edhe 16 orë për
t‘i mbyllë sytë përgjithmonë, por më e bukur , në këte rast , ishtë qëndresa që
ishte moto e terë jetës së Tij. Në oren 22:00 të po asaj nate baba Musë më
mori në telefon dhe me lot ne sy, më tha:“ke të fala nga Haki Zeka!Thuaji
Mehmetit qëndroni të fortë e të bashkuar me shokët e idealit, sepse ende nuk ka
përfunduar zgjidhja e çështjes shqiptare. Më tha se do ju bëjë të fala Xhafer
dhe Gani Musës dhe do ju them se edhe nje pjese e Shqiperise natyrale eshtë
çliruar nga shoket e idealit dhe pushka e tyre. Me 14 maj të vitit 2000, ne oren
11:34 minuta si sot , para 20 vjeteve, pushoi së rrahuri zemra e
madhe e burrit më të madh që ka nxjerrë Isniqi në gjysmën e dytë të shekullit
që shkoi , pushoj zemra e mësimdhënësit, e drejtorit të shkollës „Isa Boletini“
dhe e drejtorit të Sali Elezit, pushoi zemra e nacionalistit, e themeluesit të
celulave të para të guerileve në Isniq e me gjërë, pushoi zemra e ushtarit dhe
luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pushoi zemra e veteranit të
arsimit e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare, pushoi zemra e shqiptarit të madh e
të palodhshëm të çështjes së Atdheut Haki Zekë Islamaj në moshën më të mirë 56
vjeçare.
Varrimi i Tij u bë në fshatin Isniq me 15 maj
nën përkujdesjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe mijëra qytetarve që
kishin ardhur nga të gjitha trojet shqiptare për t'i dhënë lamtumirën e fundit
yllit të Isniqit Haki Zekë Islamaj. Varrimi i tij qe ishte mjaft popullor do te
mbahet mend nder breza. Ditët për ngushëllime, me kërkesën e dashamireve të Tij u
zgjat prej tre në katër ditë në kundershtim me zakonin e vendit.
Nënë
Aishe-Gervalla kur erdhi për ngushellim në familjen e Haki Zekës, tha fjalet e
burrit të saj i cili në një rast vdekjeje kishte thënë:“Kur vdes një burrë i
nderuar eshtë sikur shembët një maje bjeshke“ e duke perseritur mendimin e tij
ajo tha se sot duhej të ishte shembur maja e Roshkodolit.
Duhet
kuptuar që ishim të hutuar, ngaqe ende nuk ishin fikur unat e zjarreve të
shkaktuara nga çetnikët serbe, por nuk mund t'a kuptoj cila ishte aresyeja që
shkolla në të cilën punoi për 33 vjet rrjesht , e nder to, 10 vjet si
drejtor , nuk organizoi asnje mbledhje ose akademi perkujtimore për këte
veprimtar të palodhshëm. Tani i ka hije drejtorit dhe këshillit të arsimtarëve
të shkollës „Isa Boletini“që në shenjë respekti për kontributin e dhënë në
shkollë dhe jasht saj t'a shpallë Haki Zeken , posmortum , drejtor nderi të
shkolles Isa Boletini. Me ketë akt shkolla „Isa Boletini“ nderon veten
dhe nderon jetën e veprën kolosale të drejtorit të pavdekshëm Haki Zeka.
Në
fillim të qershorit të vitit 2000 , pasi erdha me pushime, shkova të shtëpia e
Haki Zekës, për të ngushëlluar pasardhësit e Tij. Te dera e tij kishte qenë një
burre i moshuar e i panjohur , nga Drenica edhe ai për të ngushelluar, i
cili thërriste me zë të lart të dera: o Haki o Haki. Ndersa rrugës më poshtë
vinte në këmbë një isniqas që i thoshte mysafirit se Hakiu ka vdekur. Ai
prape thërriste o Haki, ndërsa prap isniqasi i thoshte se Hakiu ka vdekur. Pas
kesaj mysafiri i drejtohet isniqasit:“Jo more burrë! ti paske vdekur për se
gjalli se, Haki Islamaj nuk vdes kurrë!“Po e përfundoj këte kujtim për Haki
Zekën duke e falënderuar shpirtin, zemrën dhe emërin e Tij për gjithë
kontributin që dha gjatë jetës së Tij për arsimin, UÇK-në dhe kombin.
-Nder dhe
lavdi jetës dhe veprës , trimërisë dhe burrërisë së, të pavdekshmit Haki Zeka!
- Lavdi dhe nder Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
- Lavdi gjakut dhe oxhakut të tëgjithë
dëshmorëve të Atdheut!
- Rroftë Shqipëria natyrale 7 milion!
-Per ZemraShqiptare, Maj 2020-