| E hene, 27.10.2008, 04:16 PM |
Adem Berisha
Adem Berisha
LETËR PËRSHËNDETËSE PËR ZSH DHE MIRËNJOHJE PUBLIKE PËR GRATË KRIJUESE NË MERGIM
Tungjatjeta i dashuri Gëzim,
së pari dua që shumë sinqerisht të falenderoj për e-mailin e funditpërmes të cilit më kishe lartësuar mbase edhe më tepër nga që duhet.
Konsideroj se nga ajo që thua, ka diq e cila qëndron, por unë me asgjënuk jam më i veçantë se ju vëllezërit e motrat e mia, ndaj jam vetëm sinjë pikë e vockël uji në det dhe kjo, megjithate, më bën të lumtur që ipërkas një populli i cili ka edhe shumë e shumë pjestarë të tjerë deriedhe tek nobelistat.
Kësisoji, poashtu jam së tepërmi krenar dhe i magjepsur veçanërisht me heroizmin, emancipimin dhe të arriturat e nënave, motrave e bijave tona të cilat me madhështitë e tyre dhe veprat prej vlerash të larta në të gjitha sferat e jetës dhe gjithë periudhat e shkuara por edhe aktualisht, kanë arritur t'i bashkohen botës së civilizuar dhe simotrave të tyre anë e mbanë globit.
Duke u nisur nga ky ngazllim e duke mos pasur diç tjetër në doren time qe të shpreh gjithë kënaqësinë me këto sokolesha, kohë pas kohe kam shkruar nga disa vargje poetike tejet modeste të cilat ua kam kushtuar me shumë përzemërsi.
Tri nga këto poezi po i postoj edhe këtu në web faqen tonë të mrekullueshme, zemrashqiptare.net përmes të cilës shumë krijues, publicistë e mendimtarë të mirënjohur,lirshëm paraqesin pikëpamjet e tyre lidhur me gjithë ate që na rrethon dhe ndodh rreth nesh.
Kësaj here, në mesin e shumë të tjerave, gjeta emërat e krijueseve dhe veprimtareve të mirënjohura e të pakursyera për çështjen e shenjtë, ate shqiptare, zonjat që tashmë veç janë të njohura në mbarë opinionin lexues shqiptar si në atdhe, poashtu edhe në mergim. Puna e tyre krijuese dhe e gjithë veprimtaria e tyre at-mëmëdhetare bëhet edhe më e ndritur kur ajo kryhet jashtë atdheut për të mbajtur gjallë shqiptarizmen kudo nëpër botë e kahdo që shqiptarët fatkeqësisht kanë migruar.
Këto kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë mrekulli në organizimin, prezantimin,internacionalizimin dhe gjallimin e jetës kulturore e artistike nëpër manifestime e spektakle të ndryshme, të cilave çdo kush ua ka lakmi por edhe duke organizuar e hapur shkolla shqipe nëpër mjediset ku jetojnë, edhe deri në New Yorkun e largët vetëm e vetëm që filizat tona të reja të mos i nënshtrohen asimilimit total e humbjës së identitetit kombëtar.
Si personifikim edhe të shumë e shumë bijave e motrave tona, pa u hamendur potencova edhe me emër dy zonja të cilat jetojnë, punojnë dhe veprojnë njëra në Evropë e tjetra në SHBA, bijat e shqipeve legjendare, Kozeta (Keze) Zylo dhe Alma Papamihali.
Konsideroj se nuk do të jetë e paqëlluar që nëse edhe nga këtu, këtyre dy zonjave të nderuara të ju urojmë jetë të gjatë, shëndet dhe suksese të reja në veprat e tyre të ndritura por edhe të iu drejtojmë një MIRËNJOHJE PUBLIKE për gjithë ate që kanë bërë e bëjnë në vazhdimësi për të miren e popullit e at-mëmëdheut të tyre për të cilin në gjithë paraqitjet e tyre publike, shumë qartë vërehet nostalgjia e theksuar.
Me shumë respekt e përzemërsi, xhaxhi Adem Berisha, Rahovec - Republika e Kosovës martire.
Adem Berisha:
GRUAJA SHQIPTARE, GRUA BOTE
- kushtuar grave krijuese në mergim -
KRENOHU, KE PËRSE
Kush shkëlqeu ndër shekuj,
kush qe edhe në maje të fronit,
kush ish si tempull mbi tempuj
bija e Ilirisë, Teuta e Agronit.
E kush si Elena Gjika,
kush si Nora e Kelmendit,
kush si Shotë Galica
shton krenarinë e vendit.
Kush si Ganimetja
e kush si Marie Shllaku,
kush si Xhevë Ladrovci
për atdhe derdhë gjakun.
Kush edhe në mergim vepron
komb e atdhe për të lartësuar,
Kozeten e Almën asgjë s’i ndalon
çështjën e shenjtë për të avancuar.
Kush me këto zana të malit
mund të mos krenohet,
kush sot kozetave e almave
mund të mos iu gëzohet?.
Me gjithë atë moral të lartë
që iu kishte dhuruar jeta
këto bëjnë punë të artë
shkëlqejnë me veprat e veta.
NJË ZË QË JEHON
Këze (Kozeta) Zylo
Kur atdheu kushtrimin lëshoi
Orës së fatit t’i thuhej mirë se vje,
Zëri i bijave e bijve guximshëm jehoi
E largë, tej oqeanit u ndie si rrufe.
Të bashkuar rreth idealit të lartë
Ashtu siq ishte çdo herë në traditë,
Krenare si burrat, ashtu edhe gratë
E ndërtojnë të ardhmen, natën e bëjnë ditë.
Zembakë të bardhë vendin kanë mbuluar
E gëzimi dhe hareja sikur s’kanë mbarim,
Zogjtë këngën nuk kanë për të ndaluar
Yjet sot këtij vendi, i japin shkëlqim
Lum si na që kishim e kemi sot këtë nur,
Ora e fatit me te, nuk do të ndalojë kurrë.
SHQIPE TEJ FOLESË
Alma Papamihali
Atje në folenë e shqipeve legjendare
Lulebora kur fletët përpëlitej të lëshojë,
Mirësinë magjepse tokës shqiptare
Aurora herët në agim i dhuroi.
Për sa të ketë shqipe mbi male
Atje tek Alpet Madhështore të mia,
Prapë do të lindin të tjera sorkadhe
Aso çfarë din të lindë, vetëm shqiptaria.
Mendjendritura e të vyera si bleta,
I sfidojnë yjet se vetë janë hyjnesha,
Hënës ia kalojnë me bukuritë e veta
Ato mbi re ngritën porsi sokolesha
Le të iu prijë fati, e ëmbël iu qoftë jeta
Ishin heroina, sot janë si princesha.