| E marte, 12.05.2020, 03:05 PM |
INTRIGAT DHE MANIPULIMET E PARTIVE POLITIKE E SJELLIN KOSOVËN NË GJENDJE KRITIKE
Nga
Dedë Preqi
Mbase,
si pasojë e zhvillimeve politike, që prodhojnë partitë e politikave regresive
në Kosovën e pasluftës, përshkak të interesave dhe pozicioneve të tyre,
qytetarët e vendit nuk ndjehën mirë dhe rehatshëm, sepse nuk ka të bëjë me
përspektivën dhe mirëqenjën e tyre, si një simbiozë e pa natyrshme e anarkisë
dhe qeverisjes në demokracinë parlamentare të Kosovës.
Për
aq sa vijon kjo lojë e partive politike në Kosovë, do ta kuptonim si një «pat
pozicion» i ekzistencës së këtij shteti,
sikur lidershipi i këtij vendi e ka një program defekt në agjendën e vet, që
ndryshe e thojnë para zgjedhjeve dhe ndryshe e zbatojnë në praktikë, dhe
zgjedhja e kësaj formule sikur gjindet vetëm në dorën e tyre, që e kanë kurdisë
për të lënë këtë vend si të tillë.
Populli
i Kosovës, mbas luftës së fundit kishte menduar ndryshe, i cili ka synuar një
fitore tjetër të lirisë dhe pavarësisë, por edhe një fitore tjetër politike e
strategjike, duke realizuar jo vetëm ëndërrën e vet shekullore të lirisë, por
edhe për të përmbyllë shumë çështje të rëndësishme në raportet me Serbinë, për
viktimat e pagjetura të luftës dhe shumë gjëra të tjera, ku populli do ndjehët
i çetë dhe më i sigurtë në të ardhmën e tyre.
Mirëpo,
sikur jemi vonuar dhe po vonohemi në vazhdimësi me projektet tona politike dhe
strategjike, sepse vetë fakti tregon se lidershipi i Kosovës, fokusin e vet
politik e ka orientuar në çërimet e llogarive ndërpartiake dhe në luftën për
pushtet, për të mbizotëruar ndaj njëri-tjetrit, promocioni i të cilëve do të
ishte i turpshëm me refrenet e tilla që qojnë deri në monotoni, sepse gjithçka
ndërtohet në të kundërtën e interesave
të shtetit dhe qytetarëve të këtij vendi.
Vetëm
përpjekjet e fundit dhe në këtë kohë kritike ndaj pandemisë nga koronavirusi
covid 19, lojrat e partive politike në Kosovë, e japin shembullin më të keq në
vend dhe rajon, të cilat u bashkuan, jo kundër këtij virusi dhe armiku të
përbashkët e të rrezikshëm, por kundër një subjekti të veqantë politik, për ta shkarkuar qeverisjen e tyre, sepse për ata ishte edhe momenti më i
volitshëm për ta bërë një skandal të tillë, kur edhe populli gjindej në
karantinë, për t’u mbrojtur nga virusi.
Është
interesant se në këtë mes, ky lloj raporti forcash politike kishte vendosë në
këtë mënyrë të shfrytëzojë edhe momentumin e pandemisë, për të realizuar
qëllimet e tyre inatçore, pa vullnetin legjitim dhe vullnetin e qytetarëve të
vendit, shikuar në përspektivë kjo tashmë shkakëton edhe një mjegullirë të pa
fund të situatës në vend edhe me rendin kushtetues, nëse partia fituese e
zgjedhjeve mund të largohet nga skena dhe në radhë vie partia e dytë, e cila
ishte inicuese e gjithë kësaj skene dhe përplasje politike, së cilës i jepet
mandati i udhëheqjes nga presidenti i pazarëve z. Hashim Thaçi.
Si
akte të çëllimshme me një përplasje politike, dhe si lojra dinake e të pa
konceptueshme njëkohësisht, shpalohen tani në kohën e pa kohë, përshkak të
pandemisë, dhe për çudi, ku rrolin kryesor e merr LDK, për shkarkimin e
qeverisë Kurti, me një politikë që më shumë i ngjanë asaj përçarëse, që merr
përsipër edhe mëkatët e partive tjera, duke u bërë shkakëtare e të gjitha të
këqijave që përjetojë Kosova e pasluftës, deri në kohën e fundit.
Përderisa
Gjykata Kushtetuese, do jepte përgjigjen e saj, për vazhdimin apo ndërprerjen e
qeverisjes Kurti në detyrë , fundja, sikur këtij shteti po i vie ekzistenca e
pa natyrshme, jo nga synimet dhe politikat e jashtme, por nga politikat e
brendshme e të zhveshura nga papërgjegjësia e tyre , si një dukuri absolute dhe
politiko-sterile, sikur Kosova dhe lidershipi i saj do dilnin para botës të pa
aftë, apo të pa ditur për të qeverisë vetëvetën.
Me
gjithë manipulimet e pa shpresë dhe rrolin prej pengu që po e mbajnë Kosovën,
në një gjendje të tillë dhe të pa çartë, janë promovimet politike regresive të
deritanishme, që instrumentalizohen nga klani «Pronto» dhe vazhdojnë me kualicionin e PAN-it, duke e futur në lojë
kohën e fundit edhe LDK, e Isa Mustafës, (parti që nuk është më parti
rugoviane) për një arsye të thjeshtë të atyre që demokracinë e kuptojnë ndryshe,
vetëm për të shfrenuar epshet e tyre të pa fund për pushtet, që nuk njohin
njerëz të aftë apo të tjerë jashta klaneve të veta partiake.
Nëse
duhet ti besojmë kësaj formule politike, Kosova, sikur nuk gjenë rrugëdalje
tjetër, pos çfarë është vizioni i një politike nga klanet e tilla, që kanë
dhënë prova të mjaftueshme në degradimin e kësaj shoqërie dhe të këtij shteti,
që marshimin e saj do ta quanim padyshim shpartallues dhe kurrënjëherë
unifikues, atëherë për cilën Kosovë e kemi fjalën, çfare do flasim për shtetin
demokratik të Kosovës, për fatin e këtij populli dhe integritetin e tij, si
ndonjë parakusht i hyrjes në Evropë.