| E marte, 12.05.2020, 01:00 PM |
PARALELIZËM
Xhamia 4M e Erdoganit
& Teatri Kombetar
Nga
Kastriot Frashëri
Pse
ngjajne kaq shume skenat e perdorura nga Sali-Rama per tjetersimin e hapesires
publike dhe dhenia per ndertimin e 4 minareve të Recep Erdoganit mbi
Parlamentin e Shqiperise dhe Teatrin kombetar ne funksion te pastrimit te
parave të droges dhe korrupsionit tek klientela qeveritare?
E
njejta skeme, e njejta formule, te njejtet perfitues. A e dini se çeshtja e
lejes se ndertimit te 4 minareve ne dhunim te ligjit te planifikimit pret te
shqyrtohet ne Gjykaten e Larte pas padise se INA, ndersa çeshtja e tjetersimit
te pasurise se Teatrit Kombetar pret te gjykohet nga Gjykata Kushtetuese pas
kerkeses se Presidentit te Republikes? Te njejtat probleme shfaqen dhe nuk ka
vullnet te ndreqen ne Shqiperi ndaj grabitja e pasurive dhe hapesirave publike
vazhdon me te njejtin ritem pavaresisht kohes apo rendit Berishian apo
Rilindas. Çfare prove doni me shume sesa kjo qe Turqia po islamizon vendin dhe
veprat e kultit islam po i transformon si identitet te saj ndaj dhe shumica e
fondeve qe jepen nga TIKA jane per restaurimin e xhamive sipas modelit turk!?
Kush
eshte sekreti apo leva e Arkimedit qe perdor qeveria per te ngopur klientelen e
saj mos respektimi i nenit 36 te Kodit te Procedures Civile i cili ndalon çdo
organ te mare ne shqyrtim nje çeshtje e cila eshte duke u shqyrtuar nga
gjykata? Kaq mjafton jo vetem per te bere ne çdo kohe te pavlefshem nje akt
administrative por edhe per te burgosur dhe kerkuar demshperblim per autoret
dhe perfituesit e pasurive publike!