Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Të lexoj moj shqiptare

| E hene, 11.05.2020, 10:26 AM |


Luan Kalana

TE LEXOJ MOJ SHQIPTARE

Gjysheve, Nenave, Grave, Vajzave, Mbesave, princeshave Shqiptare.

-Fytyra jote pasqyrë e bardhë,

liqen kaltërosh ku lëkunden valë,

ato që do thuash, m'i merr mendja,

t’i lexoj ne buzeqeshjen, të arta fjale.

Të kuptoj edhe kur fsheh fjalët,

kur qesh, qan e derdh lot ,

s’jam profet, shkronjes i thjeshtë,

mos fol, te flet shpirti yt i shenjte..

Të këndoj moj hallemadhe,

të njoh dhëmb e dhëmballë,

mos më thuaj se kush je,

njoh fisin, e tët mëhallë !

Te lexoj moj shqiptare,

dukesh na syte fisnike,

shpirt e zemer shenjtore,

Zonje, Princeshe SHQIPETARE !