| E diele, 10.05.2020, 02:54 PM |
JU LUMTË MANTILBARDHË, RESPEKT SI KURRË MË PARË!
Nga
Dedë Preqi
Nga
vetë fakti se pandemia e Coronavirusit Covid 19, u paraqit armik i gjithë
globit, poashtu edhe në vendin tonë si një sulmues i pa mëshirë, por për fat të
mirë, shërbimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Kosovë,
përmes mobilizimit të mantilbardhëve të vet anë e kënd vendit, do ishte në
nivelin e duhur të menagjimit, që mendohet se në mënyrë të suksesshme arriti
deri këto ditë, por edhe deri në parandalimin e furisë së saj në masë, duke
bërë një krahasim me vendet tjera të rajonit dhe botës.
Prandaj,
mantilbardhët e Kosovës, e meritojnë një respekt të veqantë si kurrnjëherë
tjetër, në këto ditë kritike ndaj pandemisë në vendin tonë, të cilët u
paraqitën në vijën e parë të frontit, si një forcë e pashmangshme dhe e
përgjegjëshme ndaj detyrave të veta, duke ndihmuar popullatën e vendit të
mbrohet nga kjo sëmundje e pa parë ndonjëherë tjetër.
Nuk
mund të mos theksohet edhe angazhimi i ministrit të Shëndetësisë së Republikës
së Kosovës z. Arben Vitia, i cili do të ishte në krye të udhëheqjes së këtyre
ushtarëve të frontit në ballafaqim me armikun e pa njohur që po i kërcënohet
popullatës së vendit tonë, duke organizuar dhe mobilizuar shtabet luftës
mrojtëse nga mantilbardhët e pa nënshtruar, me mjek të përgjithshëm,
infektolog, bekteriolog, infermier dhe gjithë të tjerët, të cilët punuan edhe
nga 15 orë në ditë, për të bërë të pa mundurën
për t’ia ndalë turrin kësaj pandemie.
Mantilbardhët
e Kosovës, muarën falenderime edhe nga qytetarët e vet, por edhe nga rajoni e
më largë në Evropë, si edhe nga SHBA-të, Australia dhe vende tjera, ku
kontaktet ishin intenzive me mjek të shumtë shqiptarë të shpërndarë në vende të
ndryshme të botës, të cilët i kanë përcjellë edhe zhvillimet e vendit tonë ndaj
kësaj pandemie, duke pasë në konsideratë kontributin e jashtëzakonshëm dhe të pa shoq të
mantilbardhëve të Kosovës.