Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Zhurma kundër diktaturës

| E shtune, 09.05.2020, 01:07 PM |


Satirike

"ZHURMA KUNDËR DIKTATURËS"

Opozita serbe, kësaj radhe, e nisi si fort,

Të dalë me Listën: "S'bashku për bojkot"!

Kërkon me çdo kusht procesin zgjedhor,

Ta shtrijë sa më larg për deri në shtator!

Mirëpo, nuk pajtohet Aleksandri i Serbisë,

E ka shty opozitën m'u në "bri të dhisë"!

Nuk i pengon n'protestë me kurrfarë masa,

Të dalin nëpër rrugë me dorezë dhe maska!

Të fishkëllejnë me pipëza e me tarabuk,

Të shajnë e kërcënojnë edhe në fejzbuk!

Vuçiq, në këtë garë, po shkon i sigurt,

Tani ka filluar t'i fërkojë dhe dur't...

Si do që zhvillohen zgjedhjet në Serbi,

Ka diçka n'këtë shtet, që s'është n'terezi!

Shqipet e Luginës, pse nuk bëjnë zhurmë?

Kanë frikë "Koronën" t'veprojnë në turmë!

Sevdail Hyseni

(Karikatura nga interneti e përpunuar)