Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Dyfytyrësit

| E shtune, 09.05.2020, 12:37 PM |


DYFTYRËSIT

Dyfytyrësit në politikë

ndërrojnë si nata me ditë !?

Sa shajnë njërin,

lavdërojnë tjetrin,

për hesape

lartësojnë  të vjetrin.

Shpejt "harrojnë" fjalët e veta,

e vërtetë bëhet gënjeshtra;

ndoshta tjetrata është e saktë,

në mos ua ndërrofshin vendet prapë !?

J.Z., Dilbeek , më 9 maj 2020