| E shtune, 09.05.2020, 04:52 PM |
Josep Borell politikan i korruptuar me atdhe-paranë dhe postet politike
Nga
Gani Qarri
Me një ndërmjetësues dylber si i dërguari special amerikan Richard Grenell, i cili nuk i vendosi asnjë kusht Serbisë por i ka vënë shkelmin në fyt Kosovës, një president kuisling si Hashim Thaçi që tash e sa vite nuk di gjë tjetër përveç belbëzimeve për ndarjen e copëtimin dhe faljen e veriut të vendit tonë Serbisë, një Përfaqësues të Lartë të Bashkimit Evropian si Josep Borell që edhe në emër të BE-s, deklarohet publikisht për ndryshimin e kufijve të shtetit tonë të brishtë, vetëm Zoti në qiell dhe populli i këtij vendi, mund ta shpëtojnë Kosovën tonë të vogël nga shpërbërja dhe zhdukja përgjithmonë,si shtet i lirë e i pavarur nga harta e Evropës!
Politikani
katalonaso-spanjoll, i njohur në vendlindje edhe si Jose (Zhose) Borell , i
lindur me 24 prill të vitit 1947, erdhi në jetë si fëmijë i një emigranti
argjentinas në vendin e quajtur Puebla de Segur në Kataloni.
Si
për koincidencë, njëjtë si Borell që për shumë vite ishte anëtar i partisë
socialdemokrate katalonase PSC edhe politikani tjetër katalonas Carles
Puigdemont kryetar i partisë Demokratike Evropiane të Katalonisë PDeCAT,dhe ish
kryetar i qeverisë katalonase,i cili në tetor të vitit 2017, i priu shpalljes
së pavarësisë së vendit të vet nga Spanja, megjithëse për arsye krejt tjera, ka
vite që jeton në Bruksel.
Megjithatë
Borelli jo vetëm se nuk e takoi kurrë Puigdemont-in, por edhe u përpoq
pareshtur për dëbimin e tij nga Brukseli në Spanjë, në mënyrë që ai të dënohej
atje nga gjykatat politike spanjolle për shpalljen e pavarësisë së Katalonisë,
atdheut të përbashkët të Borellit dhe Puigdemont-it
Për
lexuesit që nuk e dinë,Carles Puigdemont më 11 janar të vitit 2016,u zgjodh kryetar
i qeverisë katalonase ndërsa me 1 tetor të vitit 2017, përkundër ndalesës që
kishte ngritur Gjykata Kushtetuese spanjolle, ai qoi përpara vullnetin e
popullit të vet dhe organizoi referendumin e suksesshëm për pavarësinë e
Katalonisë, për të cilin votoi shumica e katalonasëve, por vet Puigdemont,edhe
pse kryetar i qeverisë kataloneze, u detyrua të ikte nga vendi dhe të kërkonte
azil politik në Belgjikë, ku edhe sot jeton.
Në
anën tjetër qeveria spanjolle e cila në vlugun e krizës politike, të përpjekjeve
të katalanasëve për pavarësinë e Katalonisë, kërkonte një katalonas që nuk e
njeh Kataloninë për atdhe, por paranë dhe pozitat politike.
Dhe
pa u munduar shumë gjeti Josep Borellin, i cili pas aferave korruptive me të
cilat kishte rrezikuar karrierën e vet politike, ishte në gjendje të pranonte
çdo gjë që kërkonte Spanja prej tij, për tu ri ngjitur edhe një herë në
politik, ndaj fillimisht Borell për të fituar besimin e qeverisë spanjolle, u
deklarua ndër të parët publikisht kundër pavarësisë së vendit të vet
Katalonisë, përderisa qindra mijëra katalonas për muaj të tërë, marshonin
pareshtur rrugëve të qyteteve më të mëdha për jetësimin e idealit të atdheut të
tyre,mëvetësisë së Katalonisë.
Ky
është Josep Borell, socialisti 72-vjeçar me karrierë të gjatë por turbulente, i
cili për atdhe, siç u tha më lartë, ka paranë dhe pozitën politike, pasuesi
"spanjoll" sociokomunist i kuqaloshes italiane Frederica Mogherinit
që njëjtë si Spanja,edhe ky jo vetëm që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por
tani edhe si Përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian, deklarohet hapur për
ndryshimin e kufijve të saj.
Karriera e Josep
Borellit
Në
shënimet biografike të tij, thuhet se pas mbarimit të fakultetit të
inxhinierisë aeronautike në Universitetin Politeknik të Madridit,ai magjistroi
në Universitetin Stanford dhe institutin francez "Français du
petrole",ndërsa doktori për ekonomi në Universitetin
"Complutense" në Madrid.
Nga
viti 1979 deri më 1982, Borell ishte anëtar i qeverisë rajonale të Distriktit
Autonom të Madridit, i autorizuar me përgjegjësi për politikat financiare të
kësaj pjese autonome spanjolle.
Në
vitin 1982 ai u emërua Sekretar i Përgjithshëm për Buxhet dhe Shpenzime Publike
në Ministrinë Spanjolle të Financave, ndërsa më 1984 Sekretar i Shtetit për
Financat.
Ndërsa
nga viti 1991 deri në vitin 1996 Borell ishte Ministër për Infrastrukturë,
Mjedis dhe Transport në qeverinë e kryeministrit Felipe González.
Anëtarësimi
në parlamentin evropian.
Në
zgjedhjet evropiane të viti 2004, për herë të parë Borell, me referimin nga
Spanja, do të bëhej anëtar i Parlamentin Evropian, ndërsa nga një marrëveshje
ndërmjet dy grupeve kryesore politike pjesëmarrëse në këtë parlament, si
përfaqësues i grupit të partive Social
Demokratike PSES, nga mesi i vitit 2004 deri në fund të vitit 2006, emërohet
për dy vite e gjysmë, kryesues me rotacion i këtij parlamenti, i cili në janar
të viti 2007 u zëvendësua nga drejtuesi gjerman i grupit të EPP-ED, Hans-Gert Poettering, për dy vite
e gjysmë të tjera të mandatit.
Pas
kësaj Josep Borell emërohet kryetar i Komitetit për Zhvillim të Parlamentit
Evropian, deri në zgjedhjet evropiane të vitit 2009 në Spanjë,kohë kur ai u
regjistrua për pjesëmarrje në to dhe provoi si kandidat i PSOE / PSC, për tu
rizgjedhur sërish në organet institucionale spanjolle, por nuk arriti të merrte
vota të mjaftueshme.
Aferat
korruptive të z. Borrell
Dështimi
në zgjedhjet spanjolle e dëshproi shumë Borellin,ndaj nga janari i vitit
2010,ai kaloi si President i Institutit të Universitetit Evropian në Firence të
Italisë, por për shkak të mos deklarimit dhe fshehjes të një kontrate
korruptive prej 300,000 eurosh në vit, për përfaqësim kontrovers në bordin
mbikëqyrës të Koncernit të energjisë Abengoa,Borell u detyrua që në fund të
vitit akademik 2012,të jepte dorëheqje nga detyra e Presidentit të Institutit
të Universitetit Evropian EHI, si person i pabesueshëm dhe i korruptuar.
Dënimi ndaj Borellit,
nga drejtësia spanjolle
Si
anëtar i Bordit të Drejtorëve të Koncernit të Energjisë Abengoa, Borell pas
aferës abuzive me 300 mijë euro në Universitetin Evropian të Firencës, në
skandalin e radhës, në nëntor të vitit 2015, pak para falimentimit të kësaj
Kompanie, ai kishte shitur mese 10,000 aksione për 9.030 euro, në emër dhe
llogari të një pale të tretë, palë e cila nuk ishte askush tjetër, përveç se
vet ish-gruaja e Josep Borellit, akt i kundërligjshëm,që përveç mashtrimit
binte edhe në konflikt të hapur të interesit.
Kështu
që pas gjykimit të këtij akti të rëndë korruptiv më 2018 nga gjyqësia
spanjolle, Borell u dënua për veprimin e tij antiligjor,nga Autoriteti Spanjoll
i Letrave me Vlerë për tregtim të brendshëm (CNMV), me një gjobë tejet të
madhe, por të cilin, për të mos u rritur e zgjeruar edhe më tepër afera e tij,
ai e pranoi në heshtje dhe pagoi shpejt, e pa e apeluar fare.
Ministër i jashtëm i
Spanjes
I
zënë ngushtë nga aferat e tij korruptive me të cilat tanimë Borell kërcënohej
me gjoba e dënime dhe kishte rrezikuar keq edhe karrierën e mëtejme politike në
Spanje dhe BE, ai megjithëse edhe vet katalonas,konflikti që shpërtheu ndërmjet
qeverisë katalonase dhe asaj spanjolle në tetorin e vitit 2017,për ndarjen e
Katalonisë nga Spanja,ishte i mirëseardhur për Borellin, i cili duke vënë
interesat personale para atyre të popullit dhe vendit që i takonte, ai harroi
atdheun e vet, përfitoi nga situata kaotike, duke shkelur me të dy këmbët mbi
referendumin popullor të bashkëkombësve të tij për pavarësi, refuzuar votimin e
mbajtur nga katalonasit dhe dalur publikisht në anën e qeverisë spanjolle.
Madje
mu në kulmin e krizës kur katalonasit më kot pritnin edhe përkrahjen e tij të
parezervë,përkrahje që atyre nuk u erdhi kurrë nga bashkëkombësi Borell, ai për
aq më keq, u shfaq edhe si kundërshtari më i ashpër i pavarësisë së Katalonisë
dhe mori publikisht anën e Qeverisë spanjolle duke mbështetur edhe veprimet
represive të Spanjës kundër udhëheqjes katalonase dhe bërë armiku i përbetuar i
pavarësisë së vendit të vet.
Kështu
që përkundër aferave dhe gjobave e dënimit të vënë kundër tij nga shteti
spanjoll, pas deklarimit të Borellit, si kundërshtarë i hapur i shkëputjes së
Katalonisë nga Spanja, kryeministri Pedro Sanchez përndryshe edhe kryetar i
partisë socialiste të Spanjës, i shfuqizoi të gjitha gjobat e dënimet ndaj tij
dhe në vitet 2018-2019, e shpërbleu Borellin me postin e ministrit të jashtëm
të Spanjës, në qeverinë e vet.
Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së
Në
zgjedhjet evropiane të fillim korrikut të vitit 2019, me preferencat e Spanjës
e cila që nga fillimi ishte anëtare me të drejta të plota në BE, Borrell u
emërua nga Këshilli Evropian në postin e shefit për politikë të jashtme të
BE-së. Ndërsa pas dëgjimit të Borrellit para Komitetit të Punëve të Jashtme të
Parlamentit Evropian, i cili tanimë kishte marrë garanci dhe grumbulluar
dokumente të mjaftueshme nga Spanja, se nuk do të përndiqej më tej penalisht
për korrupsion dhe fshehje të aferave abuzive, mundi të dëshmonte se Spanja
kishte tërhequr vendimin për dënimin e tij,ndaj në tetor të vitit 2019, u
miratua emërimi i Borellit edhe nga drejtuesit e grupit të Parlamentit
Evropian, që ai të jetë përfaqësues i politikës së jashtme të BE-së.
Kështu
që pas vendimit për shfuqizimin e dënimit nga shteti spanjoll ndaj Borellit
edhe shqetësimet e ngritura në Parlamentin Evropian lidhur me aferat korruptive
dhe përfundimin e dënimit të tij për tregti të jashtëligjshme u mbuluan, ndaj
me 1 dhjetor të vitit 2019 ai edhe zyrtarisht mundi të merrte postin e
Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, që sipas
mendimit tim, padrejtësisht iu besua atëherë dhe pa të drejtë e mbanë edhe sot.
Duke
pasur parasysh të gjitha këto fakte, skandalet e tij në të kaluarën, si dhe
argumentin e veçantë se Borell për atdhe, njeh vetëm paranë dhe postet
politike, frika e popullit dhe udhëheqësve vendor që janë kundër ndarjes së
Kosovës,me plot të drejtë dhe për shumë arsye, duhet të jetë shumë e madhe,
sidomos kur të kujtohet e vërteta që Spanja përveç se nuk e ka njohur Kosovën,
ka qenë edhe një nga kundërshtaret më të zëshme të pavarësisë, ndërsa edhe i
dërguari i saj në BE,Josep Borell, megjithëse derisa ishte ministër i jashtëm i
Spanjes, deklarohej kundër ndarjes së Kosovës,tani mbështet publikisht ndarjen
e vendit tonë të vogël.
Pra
politikbërësit vendor që ia duan të mirën Kosovës,me të drejtë duhet ta pyesin
vetveten, por dhe të tjerët se nga erdhi i gjithë ky transformim kaq i shpejt i
Borellit dhe si ka mundësi që katalonasi Josep Borell, derisa ishte ministër i
jashtëm i Spanjës kundërshtonte ndarjen e Kosovës, ndërsa si Përfaqësuesi i
Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, të shprehet publikisht për
ndryshimin e kufijve të vendit tonë,kufij të cilët janë vulosur edhe
ligjërisht, qysh në korrik të vitit 2010 në Gjykatën Ndërkombëtare të
Drejtësisë në Hagë.
Madje
mbi themelet e këtyre kufijve është shpallur Kosova shtet i lirë e i pavarur
dhe në bazë të po këtyre kufijve është pranuar pavarësia e saj nga mese 116
vende të ndryshme të botës, anë e mbanë globit tokësor.
Ndaj
për fund,shprehë edhe një herë brengën time të thellë, se me një ndërmjetësues
(gay) si i dërguari amerikan Richard Grenell, i cili nuk i vendosi asnjë kusht
Serbisë por i ka vënë shkelmin mu në fyt Kosovës, një president kuisling si
Hashim Thaçi që tash e sa vite, nuk di gjë tjetër, përveç belbëzimeve për
ndarjen e copëtimin dhe faljen e veriut të vendit tonë, Serbisë, me një të
ashtuquajtur lehtësues të bisedimeve si Josep Borell që edhe në postin e
Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian ka dalë hapur për ndryshimin e
kufijve të shtetit tonë të brishtë,si dhe ekspozimin e tepruar islamist, jo më
vetëm të hoxhallarëve por edhe të zyrtarve më të lartë shtetror e partiak,vetëm
Zoti dhe populli i këtij vendi, mund ta shpëtoinë Kosovën tonë të vogël prej
kundërshtarëve kaq të mëdhenj e të fuqishëm, që përfundimisht synojnë
shpërbërjen dhe zhdukjen përgjithmonë të saj,si shtet i lirë e i pavarur, nga
harta e Evropës.