| E premte, 08.05.2020, 02:11 PM |
DITËLINDJA E SKËNDERBEUT
NGA
ILMI VELIU
Me
6 maj eshtë ditëlindja e Kastriotit. Meqë asnjë politikan, hajdut e biznismen,
nuk iu kujtua kjo datë, më mbeti mua që si historian dhe ekspert i periudhes se
Kastriotit,ta përkujtojmë këtë ditë madhështore. Pasi që vazhdojmë të gjindemi në
Karantinë,mbeti që unë dhe nipi Vetoni, bashkë edhe me familjen tjetër të
festojmë dhe promovojmë librin kushtuar Kastriotit. Unë e kam mbrojrur tezën e
doktoraturës në Universitetin e Shkupit para një komisioni maqedonas dhe me
fakte e argumente nga arhivat e ndryshme, i detyrova që ta pranonin tezën time
se Skënderbeu ishte me origjinë shqiptare.
Por, kur Mustafa Nano deklaroi se
Kastrioti kishte qenë me origjinë serbe, unë u dëshprova sëtepërmi dhe e kam
shajtur Nanon deri ne shtatë breza. Pra Nano ju bashkua pales serbe që thonë se
ishte serb po edhe pales greke e maqedone qe nuk pranojnë se ai ishte paster
shqiptarë. Kjo më detyroi mua qe te vazhdoj me hulumtimet e mia dhe te vazhdoj
me botimin e materijaleve. Në bazë të gjurmimeve që kamë bërë në terren
kam zbuluar dhe vërtetuar se kështjella
e Skënderbeut që përmendet te Barleti me
emrin ,,Svetigradi,, nuk eshtë te Koxhaxhiku
i Dibrës por afër qytezën së quajtur ,,Demirhisar,, ose te fshati ,,Sveti
Todori,, afër Manastirit (Bitol) në
Maqedoni. Këtë teori e ka pranuar Instituri i Historisë
Tiranë po edhe Oliver Shcmitt, historian dhe drejtor i Institutit në Vienë. Unë si specialist i Historisë së Kastriotit
nuk kamë kohë të numroj budallenjëtë që
nuk e pranojnë atë për hero kombëtar të shqipëtarëve sepse ata shqipfolës që
nuk e ndiejnë vehten se janë shqiptarë
dhe lejojnë që pastaj herojtë
kombëtarë shqiptarë ti përvetësojnë të tjerit
si që na e kan marrë Dioklecianin, Konstandinin, Lekën e Madh, Nënë
Terezën etj. si që bejnë serbet, grekët sllavomaqedonët etj…..Që maqedonët ta
kuptojnë më mirë,kam botuar edhe ne gjuhën maqedone materijalin me titull
,,Skenderbeu në Burimet Osmane dhe Bizantine,, që eshtë i përkëthyer edhe ne
gjuhën angleze.Sot në këtë ditëlindje te Kastriotit,e ftoj Mustafa Nanon të
debatojmë ne emisionin e tij.