| E merkure, 06.05.2020, 11:17 AM |
Blerim Latifi:
Ai
u lind me 6 Maj, në Ditën e Shën Gjergjit, prandaj i dhanë emrin Gjergj. Ishte
aq i pathyeshëm në beteja dhe për këtë e krahasuan me Aleksandrin e Madh. 25
vite ishte tmerri i osmanëve, të cilët, pas vdekjes, ia morën eshtrat për t'i
mbajtur si hajmali të fatit ; ata luteshin para eshtrave të tij. Ai i bëri
shqiptarët popull historik, duke u lënë trashëgimi besimin se e vetmja rrugë e
tyre është ajo e civilizimit perëndimor. Sot historianët ndërkombëtarë e
rendisin në mesin e 100 gjeneralëve më të mëdhenj të historisë botërore.