| E premte, 24.10.2008, 03:50 PM |
Që të mos harrohet se ç’kanë bërë sllavët kundër shqiptarëve
Kadri Mani
A thua ku gjendet sot poeti i oborrit të Millosheviqit, Radosllav Zllatanoviç?- Poetuci Zllatanoviç(i arti!), shqiptarët i paraqet si korba të zinj, por shenjëtarë me përvojë, që do të vijnë duke u shalakatur rreth lumit Sitnica, nga të cilët tremben fëmijët serbë dhe përmjerrin në gjumë!- por, ja që arriti oratori Zlloba (Kobi), dhe do t`i çlirojë serbët, duke robëruar shqiptarët!!!
Atë shëmtirë kokëderr, ja se në çfarë ngjra e sheh poetuci daltonist:
Por arriti oratori, i bukur, i ri/flokët e shpupurishura ia përflak dielli/tha: do të flas me popullin tim edhe në lëndinë/në oborrin e shkollës, edhe në arë
Radosllav Zllatanoviç
duke u shalakatur rreth Sitnicës
shenjëtari me përvojë po na afrohet
fshatarët, xehetarët dhe traktoristët
hekurudharët, loparët e shkrimtarët
gazetarët, fotoreporterët dhe policia
përplot kuzhinat e lira popullore
dhe shkojnë në shesh
edhe pse zyrtarisht Ragip Halili
e ka kërcënuar popullin e Fushë Kosovës
duke e quajtur me lloj-lloj emrash
ata nuk guxojnë të tubohen, tha Ai
por arriti oratori, i bukur, i ri
flokët e shpupurishura ia përflak dielli
tha: do të flas me popullin tim edhe në lëndinë
në oborrin e shkollës, edhe në arë
a ka ilaç kundër frikës së fëmijëve
këlthet plaka me foshnjën në grykë
kundër përmjerrjes në krevat, dënesjes në gjumë
kundër dhunimit të vajzushave
ja, majat e Goleshit po errësohen, tash del hëna
tallësi i lugetërve vetëm sa s`ka filluar
njerëzit janë ngurosur, sepse oratori thotë:
e urrej popullin tim nëse është qyqan
i pështyj frikacakët dhe bythecët
jam i lirë nëse me mjeshtri shemb ferrin.
Atëherë oratori hutohet: populli i duartroket
Populli i trazuar e i rebeluar
Qetë këndon Himnin e vet: Ej sllovenë!
(Fushë Kosovë, oborri i shkollës, më 20 prill 1987)
-te „Duga“nr. 393 prej 18 deri 31 mars 1989; si dhe te librin nga Kadri Mani:”SHQIPËTARËT JANË ATJE!”, Botoi KOHA, Tiranë, 1999, f. 372-373;-e përktheu Kadri Osmani-