Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Heshtja

| E marte, 05.05.2020, 09:55 AM |


Neki Lulaj

Heshtja

Më ka lakuar heshtja

Ma

ka mbushur me rrëmujë zemrën time

Dëgjoj  zëra e tinguj baladash

Të pazakonshme

Nota të pazëshme

Në pentagramin e jetës

Si zëra të largët karvanarësh.

Kaq shumë vetmi të duhet, o njeri?

Dëgjomë

Ofshamat e dhimbjes nuk ushqejnë shpirtin

As morfumi jo se jo

Në këtë luftë të pagjumësisë

S`dua të të humbë

Por ti do të fitosh

E ta ringrejmë jetën bashkë

Të ecim bashkë drejt përjetësisë.

5 maj 2020