| E hene, 04.05.2020, 09:12 AM |
Komploti antiKurti i PLAN-it dhe Gjykata Kushtetuese
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Kushtetuta
është deklarimi i Sovranitetit dhe i Legjitimitetit.
Kushtetuta
dhe Gjykata Kushtetuese në një vënd demokratik si qëllim dhe rol kryesor për to
është STABILITETI, garantimi i stabiltetit të një vëndi. Konstitucionalizmi
është moral, vlerë dhe ligj.
Gjyqtarët
e GJK duhet të jenë neutralë, jo politië dhe policë të Kushtetutës.
Ata
duhet të jenë profesionistë të aftë dhe të përgjegjshëm për roln e tyre në
respekt dhe në mbrojtje të Kushtetutës, e cila, në demokraci: Kushtetuta është Simbol i qëllimit dhe identitetit
kombëtar dhe shtetëror. Kushtetuta është deklarimi i Sovranitetit dhe i
legjitimitetit.
Pse
u formua kualiconi antiKurti?
LDK
nuk mund të vazhdonte bashkëqeverisjen me VETËVENDOSJEN , nga fakti i asaj se
lidershipi i LDK-së nuk kishte as fizionomi politike e ideologjike me VV, por
kryesorja është fakti se shumë nga
LDK-istët ishin të lidhur me fije korruptive, borxhesh e detyrimesh reciproke
me ish pushtetarët e PAN dhe me Presidentin.Pra, si LDK ashtu edhe PDK, AAK e
NISMA kishin frikë dhe e shohin LVV dhe Albin Kutin si “rrezik” politik të përbashkët, dhe prandaj dhe u organizuan
duke e rrëzuar qeverinë e drejtuar prej tij.
Madje
edhe indiferenca e neglizhenca djallëzore edhe e partive politike në Shqipëri
ndaj puçit të rrëzimit të qeverisë KURTI shikohet se edhe elita e vjetër
politike e Tiranës nuk e dëshironte fitoren dhe mirëqeverisjen e LVV dhe të
Albin KURTIT, por as Vjosa Osmanin, pasi edhe politika e vjetër e Tiranës është
konsumuar dhe diskredituar si e korruptuar dhe e mbarsur me rekorde krimi,
korrupsioni e hajnije. Por KURTI ka mbështetje të gjërë kombëtare , por edhe
ndërkombëtare.
Pra,
siç dihet tashmë me mocionin e mosbesimit të iniciuar nga LDK-ja e Isa Mustafës
dhe e parapërgatitur nga Presidenti i Kosovës së bashku me PAN-istët e
ishpushtetit të PDK, AAK e NISMA bënë të
mundur rrëzimin e qeverisë KURTI, qeveri e realizuar nga verdikti popullor i 6 Tetorit 2019.
Komploti
parlamentar i PLAN, i mirëorganizuar prej tyre për të rrëzuar
qeverinë e besimit dhe të shpresës
kombëtare kishte si qellim formimin e një qeverie jolegjitime dhe antiligjore,
qeveri pa fituesin e zgjedhjeve, një
qeveri regresi.
Pa
marrë në konsideratë se çfarë vendimi do të marrë Gjykata Kushtetuese në Kosovë
pro apo kundër kërkesës së VETEVENDOSJES , ajo e cila ka rëndësi është
fakti se GJ.K duke pezulluar perkohësisht
deri në vendimmarrjen përfundimtare për shqyrtimin e mandatimit nga ana e
Presidenit të Kosovës kandidaturën Hoti për kryeministër, Gjykata arriti që
doli kundër dhe e ndaloi, pra e pezulloi
mandatimin, dekretin e Presidentit.
Pra
Gjykata nuk ishte e anshme dhe
subjektive si herët e tjera më parë,
të paktën për këtë rast, pasi
deri më tani kështu edhe po duket, por që duhet të presim përfundimin.
Por
kryesore është fakti se Gjykata Kushtetuese
nuk u “frikësua” nga matrapazlliqet, aventurizmat, presionet dhe as nuk
u bë pjesë e pazareve të politikës dhe të politikanëve të fuqishëm dhe të
“fortë”, të cilët fillimisht me grusht parlamentar rrëzuan qeverinë legjitime
KURTI.
Dhe
pra, kjo është një premisë se Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se ka
antiKushtetutshmëri në dekretin e Presidentit, i cili u mundua që ta
shfrytëzojë edhe kohën e ditëve të pushimit me qëllim për të ralizuar në
Parlament votimin e të mandatuarit prej tij si kryeministër, Hotin e LDK-së.
Dhe
puçistët me në krye Mustafën dhe Thaçin vazhduan më tej me përpjekjet për të
formuar një qeveri antidemokratike dhe joligjore,atë të humbësve të zgjedhjeve
të cilët tentojnë ta rrëmbejnë pushtetin me puç parlamentar.
Aventurierët
injorantë nuk kursejnë asgjë për pushtetin. Ata u organizuan në një front të
errët në një kohë krize pandemie,
shfrytëzuan fatkeqësinë njërëzore të pandemisë për të rrëzuar një qeveri
legjitime dhe për ta çuar vëndin në rrëmujë konstitucionale dhe tollovi
shoqërore. Kundër këtij aventurizmi
antidemokraci, antishtet dhe antiligj është shprehur opinioni intelektual
dhe ai profesional juridik e akademik jopartiak, neutral dhe
jashtinstitucional; është shprehur opinioni
i gjërë kombëtar dhe ai politik e
diplomatik ndërkombëtar, pasi nuk është aspak e vështirë por t’u konstatuar se
në Kosovë forcat e errëta politike kryen një grusht shteti parlamentar. Si
shëmbull po sjellim si ilustrim edhe rastin më të fundit rë reagimit të
ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në
Kosovë, Nicholas Abbott i cili ka deklaruar
se Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për çështjet politike siç është
mandati, pa frikë dhe pa favore, për ti dhënë zgjidhje kësaj çështje.
Partitë
politike janë të detyruara që të njohin dhe t’i binden së pari verdiktit
popullor, zgjedhjeve, rezultatit të tyre
të 6 Tetorit 2019 dhe ligjit demokratik, ku qeverisja sipas tyre i është besuar
VETEVENDOSJES, dhe pa VV në qeverisje
nuk ka pushtet legjitim.
Gjykata
Kushtetuese nuk duhet t’i bindet asnjë vullneti e presioni arbitrar politik si
nga brënda ashtu edhe as nga jashtë.
Gjykata
në vendimmarrjen e saj duhet ta ketë parasysh mirë faktin se ajo nuk mundet të
dalë mbi ligjin dhe mbi verdiktin popullor dhe nuk duhet të bëhet palë me
vullnetin dhe dëshirimin e kryetarëvë të partive politike, as me Presidentin
dhe as me ndonjë “këshillë” apo ndërhyrje të ndonjë ndërkombëtari.
Gjykata
Kushtetuese është mirë që të mos kapitullojë para presioneve politike e
diplomatike, por është në detyrimin ligjor të saj që të zbatojë ligjin drejt
dhe sakt, pasi vetëm ligji është presion, integritet, personalitet dhe detyrim moral e juridik.
Gj.K
duhet të matet e të peshojë mirë vendimimmarrjen e saj pasi në të kundërt
shoqëria do të reagojë, pasi vullneti i popullit është më i madhi dhe më i
pasfidueshmi, dhe ky vullnet nuk do të lejojë e as nuk do të pajtohet që
populli të qeveriset nga një qeveri prej atyre të cilët vota popullore i ka
ndëshkuar.
Krizën
politike të shkaktuar nga kualicioni i humbësve nuk e zgjidhin ata, pra nuk
është zgjidhje një qeveri antikushtetuese, por zgjidhja e vetme janë zgjedhjet
e parakohshme, siç e parashikon Kushtetuta. Mirëpo puçistët nuk duan zgjidhje
të krizës, por ata e deshën dhe e shkaktuan krizën për të qeverisur përsëri po
ata, pa zgjedhje, pra në mënyrë antiligjore dhe kundër vullnetit popullor pasi
e dinë se në zgjedhje ata i pret një humbje e thellë dhe dërrmuese.