Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Unë, luftëtari i Lirisë

| E premte, 01.05.2020, 10:35 AM |


Jusuf Zenunaj

UNË, LUFTARI I LIRISË

Unë, luftari i Lirisë,

qysh në rini përballë stuhisë,

në mal , në fushë e në rrjedhê lumi,

ku shkoi gjaku deri te gjuni,

disa herë me mori plumbi.

S'u ligshtova ditë , as natë

bashkë me trimat nëpër flakê.

Në istikame edhe në prita.

me ne ishin djem e çika

Në Lug të Ibrit e deri te Drini

e mbuloi flaka e pushtoi tymi.

Prej Padeshit deri në Koshare,

krisma pushkëve u printe zjarreve,

për t'u marrë hak barbarëve.

Pëllëmb për pëllmb në Dardani

u derdh gjaku për liri.

Këmbpushtuesja karpatiane

tmerr e dhembje i la çdo ane,

si në qytet ashtu në fshat

s'kurseu fëmijët, pleqt, as gratë!

Mbas një shekulli e disa vjet

thembra e këmbës gjet gjurmën e vet,

mori rrugë për në Shumadi

se s'kish djep në Dardani!

Unë, luftari i lirisë për së mbari pata nis,

mendjen kisha veç për shtet,

shpejt m'u kthye për pushtet

për pushtet e për parti,

mos ma shumë për pasuri.

S'mund të rri si shoktë e mi,

qê luftuan për liri,

tash jetojnë në varfëri

me një rrogë te veteranit,

as dritares s'ia ndërron xhamin,

s'del për bukë , as për ilaçe,

zgjohen e erren në konaqe!?

S'i sheh në rrugë e as në qytet

një fjalë të mirë kush s'ua flet!

E mua, pse më shikoni me zili ?

Veç se bëra pasuri ?!

Ngreha gishtat për kufi,

falem bjeshkë e falem vërri,

mos m'u prish me Mal të Zi,

han e dan e kem kojshi,

tash po ndreqemi edhe me Serbi,

bashkë me Listën në qeveri.

J.Z., më 30 prill 2020