| E premte, 01.05.2020, 11:04 AM |
GJINJTË E PUSHTETIT KORRUPTIV…!
NGA
ILIR ÇUMANI
Në
rrjetet sociale, është bërë virale lajmi se dy gazetare të njohura të botës
mediatike rezultojnë të jenë të punësuara edhe në ndërrmarjen shtetërore të
Ujësjellës Kanalizimeve në Tirane (UKT). Sipas burimit të lajmit, njëra prej
tyre drejton dhe menaxhon një portal lajmesh dhe informacioni, ndërkohë që
ushtron edhe një profesion tjetër. Kjo gazetare është punësuar në (UKT) si
këshilltare ekonomike, me një pagë
mujore prej 83.000 lekë të rinj. Të dyja punët që kryen kjo gazetare, edhe pse
pa ndonjë lidhje me njëra tjetrën nga pikëpamja profesionale, e vetmja gjë që i
bashkon, është dashuria e madhe për kryeqytetin. Pra, nga njëra anë gazetarja,
përmes portalin që drejton si administratore mban të informuar popullin se
ç’farë ndodh në Tiranë, dhe nga ana tjetër,
këshillon për punët e ekonomisë në një institucion që financohet nga
buxheti i shteti përmes taksapaguesve shqiptarë. Po kështu, nga i njëjti burim
i lajmit thuhet se, kolegia tjetër
gazetare që punon në një televizion publik kombëtar, është e punësuar në të
njëjtën ndërrmarje (UKT) me detyrën si
specialiste, me një pagë mujore 55.000 lekë të reja. Edhe kjo gazetare, bën
intervista pasditeve në televizion, dhe
paradite punon si specialiste për ujin dhe kanalizimet e Tiranës…(!!!) E gjithë kjo histori qarkullon përmes
rrjeteve sociale, dhe ka ngjall një
reagim qytetar për shkak të sensibilitetit dhe impaktit që përcjell në
perceptimin qytetar tek njerëzit e zakonshëm, të cilët sot, në këtë kohë të
pandemisë po llogarisin bukën e gojës. Shumë prej tyre, këtë histori
marëdhëniesh nepotizimi dhe interesash okulte nuk mund ta kalojnë thjesht dhe
pa u vënë re si një lajm rutinë. Në fakt, në
një shtet ligjor dhe funksional, ky lajm, minimalisht do të përbënte një skandal publik dhe shtysë
për një hulumtim të shpejtë dhe profesional nga autoritetet e ligjitzbatues,
që, sipas gjasave nuk ka për të ndodh. Sepse kjo paligjshmëri, në kufijtë e
dyshimeve të arsyeshme flet qartazi për një marëdhënie të pastër konflikti
interesi, dhe e gjitha kjo, padyshim ka ndodh përmes një procedure
administrative aspak transparente, pse jo, edhe përmes një korrupsioni pasiv
dhe aktiv rekrutimi mes punëdhënësit e punëmarrësit. Padyshim, edhe me bekimin
e politikës, ngase shërbestarët, servilët dhe vasalët e rekrutuar të babëzitur
dhe kleptoman, e konsiderojnë pushtetin politik si një baxho ku milen gjijntë e
sistemit korruptiv. Ja edhe një provë e fortë dhe e pakontestueshme përse
despotët autokratë në vëndet si ky i yni, me demokraci të brishtë dhe të zhytur
në paligjshmëri e korrupsion, jetojnë kaq gjatë në pushtet. Ata e përdorin dhe
e keqpërdorin pushtetin politik duke rekrutuar dhe joshur me superpaga
opinionbërës dhe përcjellës të informacionit me impakt të gjerë në publik, me
synimin e vetëm manipulimin e turmave përmes propagandës. Qëllimi i këtij
pushteti korruptiv dhe nepotik është që, përmes mercenarëve të territ
informatik dhe teorisë gëlbesiane të paraqesë para opinionit publik dhe elektoratit të manipuluar një
tjetër realitet nga ajo e Shqipërisë reale. Përmes modeleve të autokracisë dhe
tiranisë që burojnë prej pushtetit absolut e të paligjshëm, këta
despotë i përzgjedhin dhe i rekrutojnë
me kujdes jeniçerët dhe vasalët e tyre besnik, lëpirësit dhe shërbestarët e
tyre, individë pa integritet dhe pa dinjitet profesional, të cilët, për
interesa të ngushta personale, e shpërdorojnë besimin e publikut në hapësirat
mediatike duke i’u shërbyer pushtetit korruptiv. Dhe ky shërbim që këta të
fundit i bëjnë pushtetit të korruptuar, i’u shpërblehet kundrejt 2, 3, 4, ose më shumë paga të majme përmes bordeve e
borderove të ndryshme, duke përfituar makutërisht nga paratë e taksapaguesve më
të varfër në Evropë...! Ja përse KLSH, SPAK dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë,
urgjentisht duhet të nisi një hetim të thellë e të detajuar në të gjithë
piramidën administrative shtetërore, lokale dhe qëndrore, në të gjitha nivelet,
për të zbuluar një nga gropat më të mëdha të paligjshmërisë me përdorimin e
fondeve publike në këto 7 vitet e fundit, të cilat përdoren abuzivisht si shpërblim
për mercenarët e propagandës gëlbesiane në shërbim të Kryeministrit Rama dhe
kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Kur një pushtet politik, kompromenton
me paratë e taksapaguesve më të varfër në evropë individë nga pushteti i
katërt, (media), atëherë, rreziku për instalimin e diktaturës, bjerrja dhe
degradimi i demokracisë përfaqësuese, i vlerave që duhet të mbarti një shoqëri
e civilizuar, bëhet e rrezikshme dhe e pashmangshme. Një popull që është i
nëpërkëmbur prej padrejtësive të pushtetit politik, dhe nga ana tjetër, i
neglizuar dhe i pa përfaqësuar realisht prej pushtetit të katërt për shkak të
konfliktit të interesit që të dyja këto pushtete kanë më njëra tjetrën, kjo, realisht e
kërcënon dhe e degradon në një mjerim moral, material dhe shpirtëror me pasoja
të rënda çdo shoqëri…Shikoni ku është katandisur pjesa më e madhe e popullit,
si vuajnë njerëzit e thjeshtë, ata më të dobëtit, më të pamundurit. Shikoni në
të katër anët e Shqipërisë se në ç’farë mjerimi dhe derexheje e ka çuar
pushteti luksokrat dhe kakistokrat i PPP
- ve, i Konçensioneve dhe organizata e KÇK - ve që qeveriset përmes
masave represive nga një sundimtar i
cili i ka përqëndruar në një dorë të vetme të gjitha pushtetet....! Ju kujtohet
7 vjet më parë, sapo mori pushtetin, se ç’farë tha në foltoren e Kuvendit të
Shqipërisë Kryeministri Edi Rama...!? A ju kujtohet klithma e tij lebetitëse,
ulëritëse dhe e frikshme me kërcënime që u bënte deputetëve në tempullin e
sovranit kur u tha se: “....S’keni parë gjë akoma...!!”. Dhe në fakt, të gjithë
shqiptarët tashmë e dinë dhe e kanë provuar në kurrizin e tyre se ç’farë kanë
hequr dhe sa po vuajnë në këto 7 vjet të keqqeverisjes përmes politikave
represive të KM. Rama! Por, prisni edhe pak, sepse nuk keni parë gjë akoma nga
kryeministri dhe sekti i tij i rilindjes...(!!!) Deri atëherë, për vasalët dhe shërbestarët e
despotëve tanë, bekuar qofshin gjijntë e pushtetit tiranik dhe korruptiv…!