| E merkure, 29.04.2020, 12:26 PM |
Jahja Drançolli:
Si
sot, në vitin 1906 lindi skulptori kroat Vanja Radauš (Vinkovci, 29 prill 1906
- Zagreb, 24 prill 1975), i njohur me skulpturat e t’ia në gjithë botën. U bë i
njohur edhe në Shqipëri me skica të tij kushtuar Skënderbeut në vitin 1937!
Vanja
Radauš u diplomua më 1930 në Akademinë e Arteve të Bukura në Zagreb, klasa e
skulptorit të madh Ivan Meštrovi?. Gjatë viteve 1931-32 vepronte edhe në Paris.
Nga viti 1940 ai bëhet profesor në Akademinë e Arteve të Bukura 1945-69, ku
drejtoi Punëtorinë Mjeshtërore për Skulpturë 1950-75. Ka qenë anëtar i
Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë që nga viti 1947. Në fillim,
ai u ndikua nga skulptorët, I. Meštrovi?, A. Rodin dhe É. A. Bourdelle. U bë i
njohur edhe në Shqipëri me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Pavarësisë
(1937), vit ky kur Qeveria e Zogut, kishte shpallur konkurs për ta ngritur
përmendoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Tiranë. Atëherë, skulptori
tashmë i njohur, Vanja Radauš mori pjesë me dy skica, mirëpo, po në këtë
Konkurs u përzgjedh boceti i bashkëvendësit dhe bashkëpunëtorit/bashkëautorit
të tij të afërt, skulptorit të madh kroat e botëror, ?ntun Augustin?i?
(1900-1979). Për shkaqe të pushtimit Italian të Shqipërisë (1939), monumenti i
Augustin?i?, “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu“, mbeti i parealizuar, ndërsa boceti
i përgjedhur sot ruhet në Arkivin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të
Kroacisë, HAZU. Po këtu, fshihen edhe dy skica të Radauš (që jemi duke i
postuar), që u vlerësuan lartë nga juria e përzgjedhur nga Qeveria e
Shqipërisë!