| E hene, 27.04.2020, 03:06 PM |
UÇK-ja është frymëzimi, madhështia dhe krenaria më e madhe kombëtare shqiptare
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Askush
mos ta mendojë dhe as të mos e mashtrojë veten se do të mund të manipulojë dhe
as ta korruptojë memorien historike për Luftën e Lavdishme dhe Heroike të
UÇK-së.
Asnjë
armik i jashtëm dhe as i brëndshëm, asnjë “gjykatë speciale”, asnjë
dashakeqës e shpifës, asnjë pushtet dhe asnjë politikë e korruptuar nuk do të
munden që as me censurë, as me intriga dhe as me shpifje , as me pazar politik
dhe as me para nuk do të munden që të spekulojne dhe as ta korruptojnë e
mashtrojnë memorien kolektive dhe historinë e lavdishme të UÇK-së.
Nuk
do të mundet askush që ta njollosë aspak luftën e drejtë, patriotike, burrërore
e çlirimtare të UÇK-së. As frikacakët, as dështakët, as hipokritët dhe as
tradhëtarët, e as shpifësit e ulët dhe të paturp, dhe as mercenarët e tradhtaret
kurrën e kurrës nuk do të munden ta njollososin Luftën, heroizmin, sakrificat e
kësaj vepre madhështore lavdie e krenarie në përjetësi të
UÇK-së pasi prej saj erdhi liria dhe shtetësia e Kosovës.
Luftën
heroike të UÇK-së e ka shënuar dhe e ka shënjtëruar gjaku i qindra e mijra
heronjve dhe dëshmorëve të saj, e ka shënjtëruar tashmë edhe memoria e gjallë e
brezit i cili e lindi dhe e frymëzoi këtë luftë dhe luftëtarët e saj.
Luftën
e UÇK-së e ka shënuar dhe shënjtëruar vepra dhe sakrifica e dëshmoreve, e
heronjve dhe e bashkëluftëtarëve të tyre, e invalidëve dhe e veteranëve të
vërtetë të saj.
Luftën
dhe historinë e ushtrisë më të re të Europës, të UÇK-së e ka shënuar edhe
historia e Aleancës ushtarake më të fuqishme të Botës, NATO, e cila në luftën
për çlirimin e Kosovës ishte aleatja e UÇK-së në luftë kundër makinerisë dhe
shtetit kriminal e genocidist serb.
Lufta e UÇK-së eshtë shkruar dhe shënjtëruar tashmë edhe prej mendimtarëve, historianëve dhe shkrimtarëve dëshmitarë të gjallë të asaj vepre të jashtëzakonshme e të papërsëritshme të UÇK-së.
Dhe
askush nuk do të mundet që as të spekulojë, as të përvetësojë dhe as ta
shfrytëzojë luftën dhe sakrificën e UÇK-së për të marrë merita dhe shkëlqim të
pamerituar prej saj.
Askush
nuk do të mundet ta shfrytëzojë luftën për interesa personale, politike e
pushteti, as për interesa personale, klanore e partiake.
Spekulantët
dhe përfituesit mundohen që të marrin merita personale lavdie e krenarie për
interesa politike duke përdoruar lloj-lloj marifetesh dhe hipokrizish, deri
duke përdorur edhe anashkalimin, “indiferencën” dhe “harresën” djallëzore
e tinëzare për ngjarjet, betejat, luftrat, për heronjt e medhenj dhe të
vërtetë.
Por
këtë nuk e lejon as memoria e shkruar, as kujtesa dhe as historia.
(Skënder Sadri KAPITI Durrës, Veteran i UÇK-së)