| E hene, 27.04.2020, 10:43 AM |
Parathënja nga libri im monografik për Ibush Jonuzin dhe minatorët grevistë të Trepcës (1988-1989)
Këtë
libër monografik për Ibush Jonuzin dhe minatorët grevistë të Trepçës po e
botojmë me rastin e 30 vjetorit të grevës dhe sakrifices së tyre për liri dhe
pavarësi kombëtare – në shenjë respekti, ndërimi dhe përkujtimi.
Nga
Hilmi SARAÇI
Të
flasish për Kombinatin Trepça , pra për minatorët (grevistë) dhe stafin
menagjues siq ishte Ibush Januzi i cili punoi dhe derdhi ndjerësën, bashk me
minatorët, me vite të tëra me dinjëtet për vendin, për Kosovën dhe për të
ardhshmen tonë , është krenari dhe
privilegjë e veçantë, por edhe e dhëmbshme për gjendjen e vështirë të
minatorëve që përjetuan gjatë punës në minierë. E gjithë kjo është e lidhur
ngusht me emrin e Ibush Jonuzit i cili ishte dhe mbeti
njëri që pa kursyer punoi me minatorët (grevistë) për një të ardhme-lirinë dhe
pavarësinë e Kosovës. Ibush Jonuzi kaherë është treguar si personalitet i
shquar kombëtar. Ai ishte dhe mbetet njëri nga të tjerët që pa kursye punoi
ngushtë me minatorët. Në këtë drejtim
angazhimi i tij për Trepçën dhe minatorët ishte i madh. Kudo që punoi në hapsirën e kombinatit Trepça dhe
më gjerë tregoi aftësi, dituri dhe profesionalizëm për një zhvillim, përparim dhe modernizim të Trepçës dhe për një jetë më të mirë të minatorëve.Ai punoi
gjithmonë pranë minatorëve, i pandashëm, duke i mësuar si të gjenden, si të
ruajnë shëndetim dhe si të arrijnë sukses në punën e tyre të përditëshme.
Minatorët kishin një respekt dhe dashuri ndaj drejtorit të tyre, Ibush Jonuzit,
sepse kudo në hapsirën e kombinatit Ibushi kishte mbjellur këtë respekt dhe
dashuri…
Mirëpo
minatorët të paknaqur me pozitën e shqiptarëve në Kosovë dhe me cungimin e
atyre pak të drejtave që në atë kohë i kishin, filluan ta ngrisin zërin
fuqishëm në tubimet e organizuara në vitin 1988. Ata dolen haptas kundër
pushtetit të atëhershëm, për të manifestuar terë qëndresën e tyre. Me 17. XI.
1989, në orët e hershme të mëngjesit pikërisht në orën gjashtë organizuan
tubime masive me drejtorin, Ibush
Januzin, për të shfaqur paknaqësitë dhe
për të shkuar këmbë deri në Prishtinë. Të lodhun nga puna në ndrrimin e natës,
por të fortë nga morali, si çdo herë në raste të vështira, nuk u hamendem as
nuk u luhaten. Marshit të minatorëve i primte Ibush Jonuzi duke iu
bashkangjitur edhe të gjitha shtresat e punëtorëve në Kosovë.
Për
pengimin dhe ndërprerjen e marshit të minatorëve u angazhuan edhe njësitë
speciale të policisë së Kosovës. Ato dolën përpara kolonës së minatorëve te
fshati Mazgit, afër Obiliqit. Mirëpo, përkundër përpjekjeve të policisë, kolona
e minatorëve e shpërtheu kordonin e parë e të dytë të policisë dhe e vazhdoi
rrugën në drejtim të Prishtinës në krye me Ibush Jonuzin…
Përkundër
këtij akti, Serbia vazhdoi intensifikimin e dhunës dhe të reprezaljeve. Më 1
mars 1989 e ashtuquajtura Federatë e ish- Jugosllavisë solli forca shtesë të
policisë dhe të ushtrisë në Kosovë, me qëllim që t’i zbraps shqiptarët nga
kërkesat
e
tyre për liri dhe pavarësi.
Një
përpjekje e tillë e Serbisë dhe aleatëve të saj ishte e kot sepse populli
shqiptar i Kosovës vazhdoi protestat pavarësisht dhunës së egër, burgosjeve dhe
vrasjeve. Vetëm gjatë vitit 1989 makineria gjakatare e Milosheviqit tregoi
barbarinë e saj duke i vrarë me armë zjarri apo mbytur me torturë mbi dyzet
shqiptarë të Kosovës. Kjo valë represive identike me inkuizicionin e kuq nuk i
kurseu as minatorët (grevistë) të cilët u ndoqën dhunshëm nga vendet e tyre të
punës. Veç kësaj ata u dënuan me burgim duke inskenuar ndaj tyre procese të
montuara.
Minatorët
e Trepçës (grevistë) falë sakrificës së tyre u bënë emblemë e Historisë së
fundshekullit të njëzetë, dhe ata do të mbetën gjatë në kujtesën e mendjeve të
ndritura të botës paqedashëse…
Prandaj
viti 1989 ishte vit i kthesave të mëdha,
tejet të dëmshme për popullin shqiptarë dhe Kosovën në përgjithësi. Me
ardhjen në pushtet të të ashtuquajturës ”Partia Socialiste” në krye të se cilës
ishte Slobodan Milosheviq, KSA të Kosovës iu suprimua autonomia, në atë mënyrë
që me 23 mars të vitit 1989, me dhunë të paparë dhe të paimagjinuar, delegatët
shqiptarë u detyruan ta lëshojnë Kuvendin e Kosovës – ku vendosej për
suprimimin e autonomisë. Pas kësaj filloi marrja e kompetencave të udhëheqësve
shqitparë, largimi nga vendet udhëheqëse të punës dhe emrimi i serbëve në
vendet e tyre dhe fill pas edhe largimi me dhunë nga puna, i cili vazhdoi gjatë
vitit 1989.
Milosheviqi
kishte emëruar tre funksionarë shqiptarë që po dëshmonin besnikëri ndaj
lidershipit serb që po shtypte shqiptarët e Kosovës. Rrahman Morina – si
Sekretar i Brendshëm, kishte thirrur trupat federale për të shtypur protestat e
vitit 1981 – Husamedin Azemi dhe Ali Shukriu u vunë në krye të aparatit që
kishte shtypur dhunshëm kryengritjen gjithëpopullore në fundvitin 1988. Jehona
e pakënaqësisë së minatorëve po vinte më fuqishëm më 20 shkurt 1989, kur nuk
pranuan të dilnin nga horizontet dhe shpallën grevën e urisë.
“Me
grevën e minatorëve dhe rezistencën e gjithë popullit që pasoi, e posaçërisht
për shkak të përdorimit brutal të forcës kundër tyre pas vendosjes së gjendjes
së shtetrrethimit, bota demokratike, por edhe të tjerët në Jugosllavi u
tmerruan nga arroganca e Serbisë dhe regjimi i Milosheviqit”…
Të
gjitha këto Ibush Jonuzi i përjetoi dhe së fundi u burgos. “Gjatë kohës se
paraburgimit dhe qëndrimit në Burgun Hetues të Mitrovicës, ndaj minatorëve dhe
udhëheqësve të tyre Aziz Abrashit, Burhan Kavajes , Ibush Jonuzit e minatorëve
të tjerë është ushtruar dhunë e paparë…
Ibush
Jonuzi në të gjitha këto ngjarje ishte i
përfshirë dhe i keqtrajtuar sepse ishte dhe mbetet njëri ndër organizuesit e
grevistëve minatorë ,por gjithashtu ishte një veprimtar i shquar,sidomos, i
subjektit politik- LDK-së, dega në
Vushtrri…