Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Rexhaj: Patriot i hershëm dhe familjar shembullor

| E merkure, 22.10.2008, 06:47 PM |


Selim Hasanaj
PATRIOT I HERSHËM  DHE FAMILJAR SHEMBULLOR

Nga Xhevat Rexhaj
 
Në situata të ndryshme njeriu edhe po duhet të gjendet ndryshe. Vetë jeta dhe dinamika me të cilën ne po ndeshemi po na krijon rrethana të çuditshme nganjëherë që edhe ne shqiptarët të bëhemi se nuk e njohim njeri tjetrin edhe nëse jemi rritur në një mëhallë, fshatë, qytezë apo qytet. Republika e Kosovës  është një vend i vogël në gjeografinë botërore, pra edhe për ne vendasit thuaja se është një fshat pasi që të gjithë në një farë mënyre jemi të lidhur me dikë anë e kënd  Kosovës.

Vitet e shkuara ishin vite të librave dhe gazetave, mendoi për lexues të pasionuar, radio dhe televizioni ishin thuaj të shkëputura nga realiteti sepse duheshin të mbanin lartë moralin socialist- komunist si në Kosovë ashtu e dhe në Shqipëri. Pra thë4në shkurt e shqip njerëzit lexonin, nëse donin të kishin një diapazon më të gjerë njohurish për fusha të ndryshme të jetës. Të lexuarit ishte ushqim i mirë dhe ofronte kënaqësi shpirtërore, largonte trurin nga të këqijat dhe njëherit forconte atë kryesoren, vetëdijen për të qenë i fortë dhe i aftë në aspektin kombëtarë. Me të tilla mendime dhe përkufizime e mendoi dhe e kujtoi thuaja çdo bisedë me një të ri, i cili i lindur në një familje si zakonisht të varfër, pa të punësuar, pa lidhje me pushtetin, por kryekëput mbajtës i familjes, dhe lexues i pasionuar, gjithherë rrugëtonte përpara në ardhmëri. Selim M. Hasanaj qysh ahere kur ishim të ri e dëshironte dhe e ofronte afër realizimin për të studiuar, e donte shkollën, kushtet nuk i kishte, familjen me babë( i cili e la herët Zot shtëpie) me nënë të sëmur dhe plakë me vëllezër të vegjël, por punonte punë të shumta krahu vetëm e vetëm që familja të kishte ato që nevojiteshin dhe Selimi me mundësi të shkollohej. Të gjitha këto i dimë ne kolegët e tij, familja e tij dhe më gjerë, Selimi kreu fakultet me hallet e veta, e njohim si njeri me karakter dhe me ndjenja vërtet nacionaliste. Selimi u rrit në fshatin e mbushur me shkije- serb të cilët ishin shumë të vrazhdët dhe të tërbuar, sidomos ndaj atyre që shkolloheshin. Ishte vështirë të përballoheshin ngacmimet dhe provokimet serbe në fshatin Lubozhdë të Istogut, ku Miliq Jovani me të vetët bënte çfarë donte kundër ne shqiptarëve, por nganjëherë edhe i ndalej sharra në gozhdë, sepse njerëzit e shkolluar folnin dhe vepronin jo si donin shkijet.

Selim Hasanaj, virtyt kryesor e kishte qetësin dhe edukatën familjare, ishte siç është edhe sot agresiv ndaj të padrejtës, ishte dhe po shihet se ende është njeri me ide përparimtare, atdhetar dhe patriot demokrat, të tillë duhet të jenë shqiptarët, të zezës me i than e zezë dhe të bardhës me i than e bardh. Zotëri Hasani për të keqen e kritikon edhe vëllain e vetë e lëre me lugetërit e kohës së bashi buzukëve.

Selim Hasanaj jeton dhe vepron, shkruan dhe kritikon, mirëpo shqiptarinë  e ka virtyt, i shkrova vetëm pak fjalë për Selimin që të tregoi disave që paraqiten të pa identitet dhe kërcënues se në njihemi të gjithë, i miri dhe patrioti nuk e fshehë emrin dhe identitetin i ligu, mbetet hije gjithherë.

Xhevat Rexhaj
Schaffhausen- Istog