| E diele, 26.04.2020, 10:40 AM |
Jusuf Zenunaj
DIKUSH
FLET, DIKUSH PUNON
Dikush
flet, dikush punon,
për
mullirin e tjetërkujt,
gurra
jonë paska qenë
pak
për ne e shumë për të huajt !
Sikur
strajca e lypsares
grur
e thekër janë përzier,
kur
gatuan bukën me egjër,
s'piqet
në furrë, as në çerep të vjetër !...
J.Z, Dilbeek , më 25
prill 2020
BESNIKËT E AMERIKËS
(Simbas Abdullah Hotit)
Jem besnikë të Amerikës
sikur ne , askush në botë,
atë që tha " doktor" Trumpi,
"të parët ne e bëjmë në Europë".
Në trupin e qytetarëve,
do bëjmê kurë antivirale,
atë që s'e bën Kina,
as " mbretëria Ruse",
do e bëjmë ne
me substanca dezenfektuse:
Varrekinë dhe Domestos,
lehtë sikur të hash kos.
Në këto ditë të pranverës
kryministri " në prag të derës"
ka dhënë shpresën për shpëtim
se ne ruajmë besnikrinë,
besnikrinë ndaj Amerikës,
në mesnatë e në pikë të ditës,
po u bë Trumpi magjistar
mësimin e tij e marrim të parët ...!
J.Z., Dilbeek, më 26 prill 2020
PANDEMITË
Kudo në botë një pandemi,
në Dardani i kemi dy !?
Kjo e dytan,
për ne e para;
sikur në arë,
kur të hidhet fara
është shpërndarë nëpër parti;
ndërro e ç'ndërro qeveri !
Ikën koha,
shpejt mbrrijmë në dimër,
kush është ai ,
që gjen vakcinën ?!
J.Z., dilebek, më 26 prill 2020
SERVILI
Kur servili do të ngjitet,
në majen ku s'ia kap syri,
harron se mbrapa kodre
gjithë ditën nuk nxeh dielli !?
Shi e breshër, kur bie
streha e huaj gjithmonë s'e mban
si aty ku e tundi djepi,
as bilbili nuk këndon.
J.Z., Dilbeek , më 25 prill 2020