| E shtune, 25.04.2020, 02:15 PM |
SHKËLZEN GASHI - „MENDIMI“ I TIJ DHE TONËT
Nga
Xhemal Ahmeti
Kur
unë vazhdimisht them:
„Shqiptarët
janë pasardhës të pellazgëve“, çka bëj?
Jap
një mendim? Po, por inkompetent ngase nuk e dëshmoj dot e me argumente e para
ngase; nuk kam fakte se kanë ekzistuar pellazgët dhe e dyta që si pasojë
shqiptarët të kenë qenë pasardhës të tyre.
Pse
e përsëris atëherë këtë floskë të paargumentueshme?
Sepse
qëllimi im nuk ka të bëjë me shprehjen e mendimit si të tillë (kush më thirri
ta them atë, pse), por është manifesti i një të „vërtete“ tjetër që mua më
është fiksuar ta imponoj. Cila?
Me
këtë „mendim“ unë dua të sugjeroj „autoktonitetin e shqiptarëve në vendin e
tyre si argument kundër atyre që e kontestojnë“. E bëj këtë ngase jam shqiptar?
Sipas të gjitha gjasave po. Po të më paguanin ose të më joshnin tjerët për të
kundërtën ose do heshtja ose do dilja kundër historiografisë shqiptare. E bëj
pa „armë“ (argumente), por ky do të ishte qëllimi im, që prodhon „mendimin“ tim
„shqiptarët të jenë pellazg“.
Kur
Shkëlzen Gashi thotë:
„UÇK
i vrau njëmijë civilë serb“, çka bën ai?
Jep
një mendim? Po, por inkompetent ngase e para nuk nuk ka materialin argumentues,
por „mendimin“ e një emisari që shkruajti nje raport sipas të dhënave të
shëbimeve ruse dhe serbe (kjo është e argumentuar) dhe e dyta si pasojë e
mosekzistencës së fakteve nuk dëshmon dot UÇK të jetë kriminele (njejtë si
ushtria serbe).
Pse
e përsërit ai atëherë përherë këtë „mendim“?
Sepse
qëllimi tij nuk është shprehja e një „mendimi“ atypëraty për diçka - që mund të
revidohej ma vonë. Nëpërmjet këtij „mendimi“ redundant ai donë të imponojë me
çdo kusht sugjerimin UÇK të ishte në thelb kriminele. Ky është menifesti i
qëndrimit, e „vërteta“ e Shkëlzen Gashit?
Pse
e bën këtë, përsëritjen e një mendimi të pabazuar në argumente konkrete (UÇK të
ketë vrarë 1000 civile)? Pavarësisht nëse e përsërit këtë mendim në formën
spekulative apo si fakt të kryer. Përsëritja është persuasioni që tenton një
sugjerim ta fiksoj brenda një opinioni si të vërtetë të vetme rreth një teme.
Nëse
unë me teorinë pellzazge e bëj për arsye se jam shqiptar, e bën Gashi refrenin
për shkak se është serb? Jo. Këtë e dëshmon elementi i relativizimit
(kontingjencës, eventualitetit) gjatë „shprehjes së mendimit“. Punon për serbë?
Me ta po por për ta nuk e dimë. Çka e sigurtë del nga „mendimi i tij“ është se ai
ka një interes të flaktë që njerëzit të besojnë UÇK të ishte kriminele? Pse?
Sepse përmbysi Jugosllavinë; sepse u ndihmua nga NATO; sepse pasardhësit e saj
në pushtet dolën „kriminelë“? Gjitha këto pandehje mirëpo s’kanë aspak të bëjnë
me „mendimin“: UÇK vrau 1000 civilë, të cilin ai nuk e argumenton.
Faciti:
Nga presioni psiqik që me çdo kusht ta paraqes UÇK-në kriminele ai përsërit
"mendimin" e njohur. Motivet pse, duhet t’i sqarojë vetë. Unë mendoj
se nuk është as serb, as i shitur tek ata, por vetëm një idiot, që beson se
nëpërmjet „mendimit“ kundër mantrave aktuale mund të mbetet figurë për të cilin
flitet.
Mendimi
mund të jetë kundër, pro diçkaje, me apo pa argumente, kryesisht mirëpo, kur ai
bëhet moto, atëherë është simptoma e asaj që ne jemi si habituese: në këtë rast
manipulues të opinionit me diçka të pafaktuar.
Prandaj
në rast se na jepen përgjegjësi kolektive ne nuk duhet të veprojmë me „mendime“
por vetëm me qëndrime të peshuara mirë, veçanërisht sa i përket përmbjatjes së
fakteve.