| E shtune, 25.04.2020, 01:53 PM |
Blerim
Latifi:
Kjo
është kapela që kam mbajtur gjatë luftës në Koshare. Gjatë qëndrimit disa ditor
në Papaj të Tropojës, derisa po sterviteshim shpateve afër Malit Shkelzen,
kapela që e kisha më parë, më ra në një gropë të thellë. Kur u kthyem në bazë e
morra një tjetër, por nuk gjeja gjilpërë për ta qepur emblemën në të. Të
nesërmen lëvizëm drejt Padeshit, fshatit që ndodhet ngjitur me kufirin. Aty,
një ushtar, nxorri nga çanta e tij gjilpërën dhe ma qepi emblemën. Ai sot
prehet në varret e dëshmorëve në Koshare. Quhet Xhemshir Islami. Nga Mikushnica
e Skenderajt.