| E premte, 24.04.2020, 10:22 AM |
Palimpsestët
e mi/3: "Burra të mëdhenj,
me"cene të vogla"
LEON TOLSTOI (1828-1910)
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Më
kujtohet si sot, kur kam ndjerë emrin e LEON
TOLSTOIT. Kam qenë nxënës në klasën e VI-të (unike siç quhej
atëherë-flitet për vitin shkollor 1953-1954) dhe mësuesja e gjuhës dhe e
letërsisë, Profesorja ime aq e dashur (të më ndjejë atje ku prehet),VIOLLCA
OMARI më mori për një vizitë në shtëpinë e saj. Unë qeshë një fëmijë nga fshati
dhe,ngaqë shtëpinë nga qyteti e kishim
4-orë larg, rrallë kisha qenë në qytet. Tani me vullnetin tim, i bëja
këto 16-km vajtje-ardhje,për të vazhduar shkollën. Profesorja më donte si
fëmijën e saj (sapo kish lindur djalin e saj,LEANDRIN) dhe jo vetëm më futi në
shtëpinë e saj, por me djalin e saj në krah, më shoqëronte një copë rrugë,sa
lija qytetin. Hyra në shtëpinë e profesores dhe qeshë si ajo"Liza në botën e çudirave". Unë isha çamarrok nga
natyra, por atje sikur u tkurra apo ngriva. Tek po hidhja një sy për rreth
dhomës ku po më sajdiste profesorja,sytë më mbetën mbi një raftlibrash ku,veç
librave, dhe një gjysëm bust i një"prifti me mjekërr" i derdhur në mermer.
M'u hap goja dhe i thashë profesores:- Profesore, po këtë"priftin"
pse e mbani këtu?
Profesorja,sado
që u sëmbua nga budallallëku im, më kapi prej qafe dhe më tha:- Ky nuk është
prift, ky është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të botës dhe quhet LEON TOLSTOI!
-
Gjithmonë kam patur vesin e kundërshtimit dhe kur më tha" nga shkrimtarët
më të mëdhenj të botës", i thashë:- Pse më i madh se NAIM FRASHËRI është
ai? Dhe profesorja për të evituar ndonjë
budallalëk timin, më qerasi, po unë nuk bindesha kollaj. Një ditë
tjetër,i thashë,PROFESORES:- Kam lexuar një libër të bukur dhe aq kam qarë,sa nuk gjen shkrimtar të shkruajë aq
bukur, as dhe ia"prifti yt"? Unë qeshë axhami dhe nuk e njihhja
politesën, por PROFESORJA Ime qe engjëll dhe, pa ma prishur ajkën, më tha:- Por
ç'libër të paska bërë për të qarë ty, o çamarrok i pandreqshëm? - Gremina e
dashurisë nga shkrimtari më i madh i botës,MUSTAFA GREBLLESHI, buçita unë me
zërin triumfues si krismë pushke!!! Këtë herë, duket e kisha vënë poshtë
atë"priftin gjysmë bust",se profesorja, më hodhi duarët në qafë dhe
më puthi. Po një lot ia vura re që iu
var nga syri. Qau,- mendova unë,- se si unë nga" Gremina e
dashurisë". Më vonë, kur u rrita dhe kisha dalë mësues, bindjet e mia"për
shkrimtarin më të madh të botës" ndryshuan. Me profesoren e kemi mbajtur
miqësinë dhe,vetëm atëherë, e mora vesh që PROFESORJA IME,VIOLLCA OMARI, ishte
doravetë, e motra e MUSTAFA GREBLLESHIT.
Loti i saj atë ditë qe si peng malli për të vëllanë e burgosur nga
diktatura. Dhe unë pata fatin e madh që
ta takoja "shkrimtarin që më kish bërë për të qarë",pikërisht në
dasmën e LEANDRIT,djalit të profesores.
* *
*
Në
vitin shkollor 1955-1956 unë isha nxënës në shkollën pedagogjike"LUIGJ GURAKUQI"
në ELBASAN.Atë kohë, në ELBASAN, ishte një bukinist që më
kujton,"Bukinistin Mendel": quhej
SULË KURANI! Aty kam blerë"Haxhi Muratin" dhe "Sonatën e
Krojcerit" të atij"priftit",LEON TOLSTOI. Dajë SULA,veç librave
të tjerë,shiste me çmime të ulta dhe këto libra që i quanim"Libra të
verdha". M'u bë si pasion leximi i
librave dhe, kur dola mësues,një të katërtën e rrogës muajore,pothuaj, e
harxhoja duke blerë libra. Nuk mbaj mend se kur kam lexuar"Lufta e
Paqa" po aq jam mbresuar nga ky libër,sa m'u bë si puna e
"Biblës" për besimtarët e krishterë: çdo verë e rilexoja. Dhe për të
qenë i ndershëm, të njëjtën gjë, bëja dhe me"Doni i qetë" i
SHOLLOHOVIT. Nuk kam lënë libër që është përkthyer në shqip nga këta që mos e
kem blerë. Dhe për mua, në shijen time që nuk pranoj asnjë oponencë:shkrimtari
më i madh i botës është ai"prifti i profesores" alias ,LEON TOLSTOI.
Unë në vitin 2000,emigrova në AMERIKË
dhe dy të tretat e biblioteksë sime të madhe ia dhurova djalit të
PROFESORES SIME, por nuk i lashë asnjë për be (nga këto librat e priftit). Jo
vetëm kaq, por si një"Dhaskal Todri"modern,me vete, në Amerikë, mora
250 librat që doja më shumë,ku,pa dyshim, gjithë librat e"priftit"
dhe të SHOLLOHOVIT, të cilin e dua. Kur u ktheva nga AMERIKA,librat mbetën
atje:"me prift e dhespotë", se ishte vënë doganë e madhe për bagazhet
nga free që ishte. Dhe, atje në FLORIDA, nuk lija gjë të binte për tokë,nëse
lakohej emri i LEON TOLSTOIT. Duke ndjekur shtypin e kohës, marr vesh
që"Prftit tim të dashur, tanimë" atje ku prehej në JASNA POLJANA i
kish ndodhur një"fakeqësi": dy pishat e zeza që kish mbjellë me dorën
e tij ( i kish shkulur andej nga ÇEÇENIA), ishin tharë. Dhe ngaqë socializim
"gadhnjimtarë" nuk la pyll pa shkulur dhe çdo gjë " bëri gri",siç
thoshte DANILO KISH, në gjittë atë BASHKIM
SOVJETIK nuk gjendej kund pishë e zezë. Mend po tundej kambana e
alarmit. Dhe, kur po jepej sinjali"sos", ndodhi çudia. Në Rusi rronte
inxhinieri i pyjeve,shqiptari SELMAN LAMEBORSHI që u kujtua se pishë të zezë
kishte vetëm në SHKODËR. Jo vetëm kaq,po erdhi në Shqipëri, shkoi në SHKODËR i
shkuli dy pishat e zeza dhe ato që prej asaj kohe (pas viteve 2000),
gjelbërojnë mbi varrin e TOLSTOIT në JASNA POLIANA. Atëherë shkrova esenë
time" Dy pishat e zeza". Jo vetëm kaq,po kur rroja në FLORIDA,aty nga viti 2010,
mbesës sime (çupës së tim vëlliai),INËS studente honor në një nga universitetet
e FLORIDËS iu dha një e drejtë exstra për të vizituar RUSINË. E thirra dhe i
dhashë porosinë e veçantë:- Do vesh në JASNA POLJANA dhe do më bësh një foto mu
në hijen e atyre pishave nga Shqipëria që i bëjnë hije mbi varr.
"PRIFTIT" që dua më tepër në botë.Po kur bën dasëm fukarai, griset
daullja! Shtëpinë e tim vëllai e"vodhën" dhe mbi tavolinë(një ditë
para se të nisej për në RUSI) vodhën edhe zarfin me pasaportë dhe vizë të sime
mbese. E ndjeva veten keq sikur të më kishi vjedhur një thesar të madh. Se unë
e dua LEON TOLSTOIN aq shumë,sa nuk i vë re"cenet që ka".
* *
*
Se
sa i madh si shkrimtar,kjo dihet dhe pranohet nga tërë një botë. Qe gjallë
TOLSTOI,kur filloi të jepej çmimi NOBEL dhe, kur pritej që të ishte i pari që
ta merrte këtë çmim në vitin 1901, për çudi i dhanë PRUDHONIT që as mund të
krahasohej me të. Pa dyshim që e ka
pësuar nga kisha të cilës i shpalli luftë si MARTIN LUTERI,ai. reformatori
gjerman, që u ngrit kundër idulgjencave.TOLSTOI u çkishërua dhe ndaj u varros
në oborrin e tij.
Por
ky shkrimtar kaq i madh,sado njeri i penës, si vërejnë studiuesit në kohë, ka
patur një"mori cenesh". Qe aq i madh sa JASNA POLIANA ku jetonte u
kthye në një vend peligrinazhi dhe u kthye në një"Profet". GORKI
thotë për të:- HIqej si ZOT apo pak me "modesti":- Jam vëllai i madh
I ZOTIT! ZOTIN e donte tokësor. Të
tjerët, pa kushte, duhet të pranonin madhështinë e tij. E mendonte veten si hallkë të një zinxhiri "Profetësh",si:
MOISIU,KONFUCI,BUDA,SOKRATI,RUSOI. Kishte ego të sëmurë:- Nuk njoh deri tani
njeri në lartësinë time!
TURGENIEVI
thoshte:- Nuk e kutpoj dot se si një njeri kaq intelegjent të kapërdise me atë
dreq titulli prej"KONTI".
NEKRASOVI;-
Na u pështiros të gjithëve!
Ky
shkrimtar kaq i madh,ngaqë hiqej si "PROFET", e ka lënë me shkrim
sentencën:- Është e turpshme të shkruash!!!
-
Ka qenë kumarxhi i pandreqshëm.
-Ka
qenë sherrxhi dhe,për pak, bëri duel me TURGENIEVIN. TURGENIEVI,sado 10- vjeç
më i madh, si fisnik i vërtetë, u tërhoq me politesë nga
dueli,por"sherrxhiut", jo vetëm i hanin brirët, por,pëmje sekudantit
i çoi fjalë:"Ai zotinia atje ka frikë nga unë.Është maskara dhe do rrahur
me kamzhik!!! Kur po vdiste.TURGENIEVI kërkoi ta përqafonte për herë të fundit
TOLSTOI as që begenisi t'I përgjigjej ofertës sëtij. Paradoksi që e sfumon si
"PROFET" është fakti se ç'tha pas vdekjes:- Mendoj vazhdimisht për të, më dhimbset,
lexoj, jetoj me të!!!
-Pati
mardhënie shumë të"brishta" me familjen:- nuk ndihmonte të
vëllezërit; nuk mori pjesë në funeralin e të vëllait.
-
Qe seksoman dhe në orgjitë e tij nëpër shtëpitë publike pati marrë dhe
gonarenë. Pati një djalë jashtë martese që nuk ia njohu atësinë,sado që e mori
Aksinjën,si shërbyese prnë familjes. Djali, Timofej, u rrit aty, por,sado që
"PRIFTI IM" hapi dhe shkollë për fëmijët e fshatit,këtë nuk e
shkolloi.
Për
femrat, thoshte:- Janë budallaqe dhe mëkatare si EVA.Fitojnë zgjuarësi.. kur"bashkëpunojnë
me djallin".
Nuk
pranonte martesat e vajzave të tij, Qe
shkatërrues i familjes së tij dhe dihet fundi
i tij aq i dhimbshëm dhe tragjik:iku fshehur nga shtëpia dhe vdiq pranë një stacioni treni në
ASTAPOVA. Para se të ndërronte jetë,mend ia kaloi gjithë trashëgimin një
sharlatani si ÇERTKOV. Mund të shkruaja edhe më, por besoj se
kaq"cene" mjaftojnë për të"prishur" atë imazh të një
shkrimtri që unë,megjithatë e dua.
* *
*
Tek
e mbyll,e përfytyroj pa këto cene dhe ja tek
e shoh ashtu madhështor dhe vetëpëlqyes, ku duke shfletuar të
përfunaduar "LUFTA E PAQA" thotë:- Pa modesti të rreme,kjo është
"ILIADË" dhe unë që e dua, si
me gjak nga SKRAPARI, i këngëzoi fjjalët e tij dhe ia them:" E,ore,e...
ILIADË e shkuar ILIADËS".
Tiranë,24
prill 2020