| E premte, 24.04.2020, 10:15 AM |
ERDHI “ARMIKU I PADUKSHËM” DHE MË TROKITI TE DERA
NGA
KALOSH ÇELIKU
(Mjafton t’ua shoh fytyrën
e di se kush jeni)
Eci rrugës, vetë
me duar në xhepa
“Bit-Pazarin”, e
ka zënë gjumi.
Mëkot, sot kërkoj
raki rrushi
Birrë “Rrapi”. Nuk
gjej askund.
Dje, i shpalli
“haram” Kur’ani”
Sot, i ka burgosur
Koronavirusi.
Eci rrugës, vetë
me duar në xhepa
Rrapin, e kanë
shti në Karantinë:
Mecet. Qentë,
nëpër Qytet. Liri…
(Politikë e zhveshur lakuriq
nga Dashuria platonike)
Imzot, kurrë deri
më Sot. Unë,
Nuk kam parë
politikë qorre:
Të zhveshur
lakuriq pa brekë
Rrugës, nga
Dashuria platonike
Me rraçe hadumi
për mejdani.
Populli Shqiptar
me lodra. “Fitore”
Sesi, i shkon
përmbrapa Dudumit:
Mos vall i bien,
pahiri diku rrugës…
(Masat e Qeverisë)
Masat e Qeverisë.
Koronavirusi
Dhunshëm, ndanë
nga të gjallët
Vdekurit: Nana.
Babai. Gruaja.
Rrapi. Tavernat.
“Parku i Grave”.
Qeveria. “Armiku”:
Koronavirusi
Më ndanë edhe nga
Gruaja besnike…
(Kohë e lirë)
Gjatë masave të
Qeverisë
E cila e mbronte
popullin:
Kufizime. Panikë.
Dënime.
E lërova Kopështin
me lopatë
Dhe, e mbolla vetë
me barë.
Kohën e lirë me
koronavirus
Edhe librit, i
hudha pak farë…
(Arusha me dajre)
Qeveria, burgosi
njerëzit në shtëpi
U dha liri në
verandë. Dritare:
Duartrokisni,
Arushën me dajre
Magjupin. Serenata
para dritareve.
Spektatorët,
përdridhen. Heqin valle
Arusha, bredh në
rrugë me dajre…
(Burri i botës nuk e dëgjoi
Gruan e tij besnike)
Kalosh Çeliku, i
tha: Koronavirusit
Grua, po dal pak
në Kopësht. Diell.
Ajo dyshoi: Po
shkon te një grua tjetër
I tha: Rri, në
shtëpi! Grua tjetër, kurrë
Nuk mund të gjejsh
më të mirë se Unë.
Nuk e dëgjoi burri
botës Gruan besnike
Iku te “Parku i
Grave” pas një Poezie…
(Koronavirusi më pyeti
çka do marr me vete)
Koronavirusi
pyeti: Çka merr me vete
Gjatë 85 orëve
burg, në Karntinë?
Iu përgjigja: Një
ibrik me raki rrushi
Një fletore. Një
lapës kimik. Një libër
Dhe, Dy shtamba me
verë të Mikes.
Jo! Rri, në shtëpi!
Laj duart me sapun
Mbaj distancë dy metra larg Mikes!
Ani. E marr
koronavirusin në karantinë…
(Erdhi “armiku i padukshëm”
dhe më trokiti te dera)
Kalosh Çeliku,
jeni në shtëpi?
Jo, iu përgjigja:
Kam vdekur.
Jetën, e vazhdoj
mes varreve.
Nuk ma vuri
veshin. Iku pas porte
Unë, vazhdova
jetën mes poezive:
Bibliotekë. Dhomën
time me libra…
(Parashikim përtej
Ditës Nesërme)
Thashë: Mos bëni
panikë. Mos kini frikë
Mos u besoni
politikanëve! Qeverisë:
Hajdutëve. Sot, që
u lanë në mëshirën
E “armikut të
padukshëm”. Karantinë.
Koronavirusin do
ta përcjellim me raki
Dy shtambat me
verë të Mikes Di:
Diellin me rreze.
Mjekun e Natyrës.
Ashtu, dhe ndodhi.
Majëmali, lindi Dielli
Iku, në theqafje
“armiku”: Koronavirusi…
(Hë për hë iku edhe ky
“armik i padukshëm”)
Netët i prita me
panikë. Dhe, Frikë
Emisione
televizive. Porosi politike:
Si, të sillemi:
Lajm duart me sapun.
Distancë të
mbajmë, dy metra larg
Edhe me Gruan
besnike, në shtrat.
E përzumë, edhe
këtë Grua “armike”
Athua, Qeveria do
na japë një Mike?…