| E merkure, 22.04.2020, 10:53 AM |
Bllokimi i mallrave të
Kosovës nga Serbia: Sinjal që të reagon
faktori ndërkombëtar dhe Amerikan!!!
Nga
Luan Asllan Dibrani - Shkruan
përfaqësuesi i Firmës“Dibranit-Transport, Shtuttgart-Gjermani për Kosovë dhe
anasjelltas
Sipas
njoftimit të Ministrit
në detyrë të Infrastrukturës dhe Ambientit në Kosovë, Lumir Abdixhiku se
autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave të Kosovës nga e
cila, po ashtu u dha informata përmes lajmeve,se “Transportuesit e Kosovës janë
ndaluar në Serbi!!!
-Kjo sjellje e Sebisë, po i kalon dy vendet në
një krizë të thellë ,edhe pran
kapaciteteve diplomatike qe gjenden dy vendet në prag të procesit të
dialogut Kosovë-Serbi.
-Serbia
me sjelljen arrogante ,primitive të saj po e pozicionon veten si një vend jo
konstruktiv dhe që nuk ju rrinë mbrapa marrëveshjeve paraprake?.
Me
këtë rast Kosova duhet të ju bënë të qartë organeve diplomatike,miqve
ndërkombëtar për ndërhyrje qe të
zbatohet edhe konventa ndërkombëtare
mbi qarkullimin e transporti të lirë!
Shekulli
i 21-të, autoritetet serbe dhe popullin serb
i ka gjet në shkallën ma
primitive dhe ma të ulët,që vepron një popull
nga e cila,ky është veprim sa çnjerëzor është edhe një shkelje flagrante
e marrëveshjes rajonale në frontin e luftës kundër COVID-19-të !?.
Edhe unë jam një firmë transporti “Dibrani
Transport nga Gjermania për Koosvëdhe anasjelltas”qe 20 vjet,po i ndiej pasojat
që jam pjesë e kësaj shkelje të përhershme, nga e cila qeveritë paraprake,
as që kanë synuar ta ndërmarrin një gjë
të tillë sipas konventave ndërkombëtare të rregulluara me ligj?
Si
pasoje e mos arritjes se koordinimit dhe nënshkrimit të Kosovës ne disa fusha
me faktorin ndërkombëtar, e sidomos atë
në “Transportin Rrugor dhe Hekurudhor”, sot po
përjetojmë një krize të aktruar me lojalitet e autoriteteve serbe!
-Këto
shkelje janë të përhershme, nga e cila
qeveritë paraprake, as që kanë synuar ta
ndërmarrin një gjë të tille sipas konventave ndërkombëtare të
rregulluara me ligj.
-Në
këtë kohë të krizës qe na ka kapluar e gjithë globin edhe unë jam një firmë transporti “Dibrani
Transport nga Gjermania dhe anasjelltas”që20 vjet,e cila po i ndiej
pasojat e kësaj kohe të ndalimit te
qarkullimit ndërkombëtar shkaku i Corona –Virusit e posaçërisht
me Bllokimin e kamionëve tanë nga
Serbia.
Çdo
dite kemi kërkesa nga Kosova për transportimin
e mallrave për shtetet e Evropës
e cila është një sinjal shumë pozitiv për zhvillimin e Kosovës...
Reagimet e mia kanë qenë të shpeshta edhe përmes organeve të
qeverive Thaqi,Mustafa ,Haradinaj, qe
edhe sot e kësaj dite,nuk kanë të nënshkruar
marrëveshjen e transportit hekurudhor as
rrugor me disa shtete e sidomos me Gjermaninë.
Falë
ndërhyrjes se forcës “Diaspora Shqiptare” sot kërkohen mallrat e prodhuara nga
Kosova për Evropë ,sikur te ishin këto marrëveshje te nënshkruara në mes
Kosovës dhe shteteve te Evropës sidomos
me Gjermaninë , a kish mund Serbia me i
ndal këta kamion?Sigurisht jo!!!
Kemi
bere disa here kërkesa qe zyrtarisht tu drejtohen Ministrisë gjermane të Transporteve dhe Tregtisë
qe mos të mbetet transporti hekurudhor pa u zbatuar se paku në
mes Gjermanisë dhe Kosovës, qe sot për
sot Gjermania është lokomotivë e
ekonomisë evropiane. Këtu ne Gjermani kemi me mijëra e mijëra firma
shqiptaresh që kanë bizneset e
hapura në organizimin dhe plasimin
e prodhimeve kosovare në tregun
gjerman. Sot prodhimet e Kosovës sidomos
për dyer,dritare , kangjella , kuzhina ,dhe mobile të ndryshme janë shumë të
kërkuara falë ndërhyrjes së forcës “Diaspora Shqiptare” gjithherë në shërbim të atdheut...
Merreni
me mend sikur te ishin këto marrëveshje te nënshkruara në mes Kosovës pikërisht
dhe disa shteteve ma me influencë e sidomos me Gjermaninë , a kish mund Serbia me i ndal këta kamion?
Sigurisht
jo, por faji mbetet të vet krerët e ish
qeverive,prandaj kërkoj nga Qeveria
Kurti, nëse mbetesh prapë pa u rrezuar nga shqiptarët, duhet të ndërhysh ta rregullosh këtë fenomen, shumë strategjik
për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Qe
disa vite transporti hekurudhor
funksionon nga Austria dhe Zvicra për
Kosovë ,por jo nga Gjermania prandaj
kush është fajtor?.
I
preferojmë qeverisë aktuale dhe personalisht zotit Kurti, që tu drejtohet
organeve ndërkombëtar ,atyre evropiane dhe posaçërisht SHBA-ve, në krye me Grenellin qe mos ta mbyllin njërin sy në aktet e tilla të Serbisë ndaj Kosovës!!!
Vlerësoj
që duhet të jetë një leksion për të gjitha qeveritë dhe për qeverinë Kurti,që
kjo e keqe qe e përcolli Kosove me
vite të tëra të përmbyllet dhe ti hapen
rrugët tregut të Kosovës me një transparencë
transporti të lirë me ndihmën dhe
reagimin faktorëve ndërkombëtar që ta bindim se mentaliteti i Serbisë nuk ka
ndryshuar, dhe duhet ndëshkuar. Pra Serbia ende sillet armiqësisht ndaj Kosovës
edhe me këtë veprim aktual
primitiv dhe barbar, edhe në kohë Pandemie.
I
preferojmë qeverise aktuale dhe personalisht zotit Kurti, që tu drejtohet
organeve ndërkombëtar ,atyre evropiane dhe posaçërisht SHBA-ve, në krye me Grenellin mos ta mbyllin
njërin sy në aktet e tilla të Serbisë
ndaj Kosovës. Pikërisht është zëri i
SHBA-ve në mes të ndërmjetësimit në
Dialogun Kosovë- Serbi.
Pra,
bllokada e Serbisë ndaj Kosovës është e pa pranueshme për faktin që Kosova ka
hequr barrierat tregtare me Serbinë, e aq më shumë në kohë pandemie ku e gjithë
bota kanë harmonizuar qëndrimet, pa marr përsysh dallimet në opsionet politike
që mund t’i kenë ne mes veti.
-Diplomacia
kosovare është përballë me sfidave të mëdha edhe përpara edhe në kohët e fundit
janë rritur shumë zërat kritik nga brenda dhe jashtë,por në vend që të merren
me raste të tilla, shumë të mykura qe 20
vjet nga ish qeveritë Thaqi,Mustafa dhe Haradinaj,opozita pengon zotin Albin
Kurti ti menaxhoj këto rregullore dhe të
drejta ndërkombëtare.
Sot
po përjetojmë një krize të thellë të Ekonomisë
në mungesën e kapaciteteve diplomatike
të Kosovës ne raport me faktorët ndërkombëtar..
-Këtu,aq
sa shoh,neve “ Firmat nga Diaspora Shqiptare” nëpër shtetet e Evropës,bashkërisht duhet përpiluar një
strategji të re për krijimin dhe
konsolidimin e kapaciteteve diplomatike bashkëkohore qe ta tejkalojmë
edhe këtë barrikadë qe po na krijon Serbia.