| E marte, 21.04.2020, 02:27 PM |
Tryeza e vonuar e Albin Kurtit!
Sikurse
lindja e parë qe ndodhi me vështirësi të mëdha
ashtu e rrita dhe zhvillimi i Qeverisë Kurti kapërcyen nëpër veshtirësi
të mëdha. Jetëgjatësia e kësaj lindje të parë të foshnjes (qeverisë) ndodhi për
shkakun e mos kujdesit të duhur të Albin Kurtit ndaj foshnjes (qeverisë) dhe
faktorëve të jashtëm atmosferik (politik) që ndikuan në vdekjen e parakohshme e
të sapolindures 'Qeveri Kurti'.
Nga
Florim Zeqa
Nga rënja në ngjizje të re
E
imagjinoj dhimbjen e madhe të Kurtit për humbjen e foshnjes (qeverisë), por në
asnjë rrethane nuk guxon ta humbas arsyen e të menduarit dhe logjikën e
shëndoshë të veprimeve politike.
Pikërisht në rrethana të vështira dëshmohet dhe
sprovohet madhështia e njerëzve të mëdhenjë, me menaxhimin e dhimbjes dhe
trazimit të brendshëm shpirtëror.
Pavarësisht
faktit se shkaktarët e vdekjes (rënjes) së foshnjes (qeverisë) janë brenda
shtëpisë (shtetit), nuk duhet t'i vihet flaka shtëpisë, përkundrazi duhet mbledhë
forcë në tejkalimin e dhimbjes derisa të krijohen kushtet optimale për një
ngjizje të re.
Që
ngjizja e ardhshme të jet e shëndoshë dhe suksesshme, nevojitet dashuri e
sinqertë dhe kujdes në lëvizje dhe veprime...
Për
të mos ardhur deri tek deshtimi i dytë, Albin Kurti duhet të bëjë kujdesin
maksimal në mos përseritjen e gabimeve në ngjizje, lindje dhe rritje të
foshnjes (qeverisë) së dytë.
Për
lindjen, rritën dhe zhvillimin e foshnjes (qeverisë) së radhës, kujdesi fillon
nga zgjedhja e partnerit, respektimi i të drejtave dhe obligimeve të barabarta
ndaj frutit të përbashket (marrëveshjes qeverisëse).
Tryezë e vonuar dhe e
pavlerë
Sikurse
tryeza e organizuar dje nga Albin Kurti, të ishte mbajtur në fillim të
përhapjes së "Covid-19"-it në Kosovë, me siguri situatën do ta kishim
më ndryshe,...foshnja (qeveria) do të ishte duke u rritur në djepin e saj dhe
se edhe pak ditë do t'i kremtonim të gjithë së bashku 100 ditorin e lindjes së
saj.
Tryeza
e vonuar e organizuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti në të cilën
kishte thirrur liderët e të gjitha partitë politike, për të diskutuar lidhur me
situatën rreth pandemisë "COVID-19", përveqse e vonuar, na doli të
jetë edhe pa vlerë.
Nxitimi
i Albin Kurtit në marrjen e vendimeve dhe anashkalimi i spektrit politik me
rastin e aplikimit të masave për parandalimin e pandemisë, i është kthyer në
bumerang të madh.
Loja e dyfishtë e LDK-së
Në
anën tjetër, ish partneri qeverisës i Albin Kurtit, Lidhja Demokratike e
Kosovës është duke i shfrytëzuar maksimalisht lëshimet e kryeminstrit, qoftë me
prezencën e ministratrave të saj në qeveri, ashtu edhe me kundërshtimin e çdo
veprimi qeveritarë, siq ishte aplikimi i ngurtë i masave të jashtëzakonshme për
lëvizjen e qytetarëve e deri tek ai i pranimit të testeve për
"Covid-19" nga Serbia.
LDK-ja,
me mbajtjen e ministrave në qeverinë e dorëhequr, veprimet e të cilës i
kundërshton vazhdimisht edhe atëherë kur nuk janë për t'u kundërshtuar, duke i
mbajtur duart e zgjatura në dy qeveri; në atë të Kurtit dhe atë të
"Thaçit" në ardhje është duke e bërë lojën e dyfisht dhe të
pasinqertë.
Pavarësisht
kompozimit të qeverisë dhe kryeministrit në ardhje, ajo do të jetë një qeveri e
kontrolluar nga presidenti Thaçi, me një kryeminstër kukull që zbaton urdhëra
nga lartë.
Thirrjet për trazira,
ogur i zi për Kosovën
Deklarata
e Kurtit "se në rast se në Kosovë krijohet një qeveri e re pa shkuar në
zgjedhje, atëherë mund të ketë protesta masive në vend", janë paralajmërim
i keq dhe oguzi për Kosovën
Tendencat
për mbajtjen me forcë të pushtetit, gjegjësisht përmes shkaktimit të trazirave
në vend, paraqesin rrezik të madh për shtetin e Kosovës.
E
tillë ishte edhe thirrja disa ditëve më parë e kryetarit të Mitrovicës (anëtar
i LVV-së); "Presidenti t’i shpallë zgjedhjet, ndryshe mund të ketë
vëllavrasje", e cila kishte provokuar reagime të spektrit të gjërë politik
dhe mediatik, pakënaqësi dhe shqetësim të shoqërisë civile në vendin tonë.
LVV-ja
nëse e mendon ngritjen e saj politike, atëherë duhet të shkëputet përfundimisht
nga e kaluara e saj, përkatësisht nga praktikat e veprimeve të dhunshme.
Pavarësisht
mënyrës komplotiste të shkarkimit të qeverisë, Albin Kurti duhet ta merrë me
qetësi largimin nga pushteti. Duke nxjerrë mësimet e duhura nga kjo rënje,
ngritjen duhet ta bëjë në mënyrë demokratike dhe civilizuese siq e bëjnë të
gjithë liderët partiak në vendet e zhvilluara.
Jo
vetëm LVV-ja, por të gjitha partitë politike duhet t'i ulin armët e
vëllavrasjes, të ndërprejnë gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes nacionale.
Të pranohet realiteti
dhe rregullat e lojës parlamentare
Të
gjithë liderët e partive politike duhet ta kuptojnë një gjë, se betejat
politike në shekullin 21 nuk fitohen me forcën e muskujve dhe as kërcënimin e
armëve, por me forcën e argumenteve, me dije e mençuri, me tolerancë e
bashkëpunim, me respekt e mirëkuptim, me humanizëm dhe dashuri njerëzore.
Deshëm
apo s'deshëm ta pranojmë, është edhe një fakt tjetër, se kuvendi deri në (vet)
shpërbërje e ka legjitimitetin e qytetarëve, pavarësisht rikompzimit të grupeve
parlamentare në Kuvend.
Për
fatin e keq të Kosovës dhe qytetarëve, të gjitha partitë janë bërë të njëjta,
sikurse janë bërë përafërsisht të njëjtë të gjithë liderët partiak, të kthyer
në sundimtar dhe arrogantë në veprimet e
tyre, duke injoruar njëri-tjetrin, shkelur ligjin dhe mohuar rregullat e
demokracisë parlamentare.
Me
këtë klasë politike të ndarë dhe të përqarë, të joshur pas posteve dhe
privilegjeve të pushtetit, gërshërët e kasapëve të Ballkanit do të depërtojnë
thellë në territorin e Kosovës.