| E hene, 20.04.2020, 03:49 PM |
KUR HERONJTË E HEROINAT NDESHEN PËRPARA PORTËS SË FERRIT TË SOTËM
(Këndi meditues në kohë
koronavirusi)
Nga
Prend BUZHALA
Mora
vesh se dy të infektuar nga komuna e Klinës (fshatrat përreth meje) janë dy
motra medicinale që shërbejnë nëpër spitale në Prishtinë, dhe, duke u përballë
me shërbimin në mesin e të sëmurëve, janë prekur edhe ato nga koronavirusi.
Guximi njerëzor, përkushtimi sakrifikues, sigurisht e bën të veten.
Kjo
situatë ma kujtoi atë të luftës: pikërisht nga fshatrat Ujëmirë e Çabiq vajzat
që kishin kryer shkollën e mesme të mjekësisë (në Kosovë a në Gjermani) që
shërbenin si infermiere, nuk u larguan nga zonat e luftës dhe shërbenin në
mesin e popullatës së dëbuar a të goditur, përballeshin me të sëmurë, me të
plagosur, me vdekjen...
1.
Pothuajse,
të gjithë dimë për Nënën Tereze, e cila quhet shenjtore e dashurisë, pikërisht
për shkak se ajo hynte aty ku të tjerët as që mund t'i hidhnin sytë: aty ku
janë lebrozët, të gërbulurit, sëmundjet ngjitëse e shfarosëse. Dhe, përnjëmend,
sa herë përmendim Nënën Tereze, jashtë konfigurimeve zbukuruese a stolisëse të
jetës së përditshme (me pëlrmendore, ikona,, sheshe), atëherë nuk ka se si të
mos na shkojë mendja tek betejat e saj me varfërinë e më të varfërve e me punën
e saj me të sëmurët e goditur ekstremisht nga gërbula, ku do të përfytyrosh
trupa njerëzish të shpërfytyruar nga sëmundjet, fëmijë lakuriq me brinjët jashtë,
jetë nëpër trotuare e skaje plot pluhur e mbeturina, nëpër kthina të
paimagjinueshme për të jetuar.
Përpara
Nënës Tereze, përmendet apostulli i lebrozëve, Ati Damian de Veuster (1840
-1889), i cili vdiq si martir i dashurisë (kleirk belg që ushëtoi npërë ishujt
Havai, Molokai etj, ishuj ku njerëzit vuanin nga lebra. Ishulli Molokai u quajt
Ferri i detit, për shkak të rrezikut të pandërprerë nga infektimi prej
epidemisë e atmosferës së rëndë midis të sëmurëve. Së bashku me pacientët e
tij, ngriti kasolle të reja, ndërtoi një spital dhe dy jetimore për fëmijë. Ai
gjithashtu ndërtoi një kishë. Infektohet, dhe, ashtu, i sëmurë, jeton deri më
1889, kur vdes.
2.
E
sot?
E
sot - është pyetje, që shpesh personalisht e shtroj në shkrimet e mia, për të
tërhequr paralele e situata të ngjashme. Sot, le t'i përfytyrojmë ekipet e
mjekëve, motrave medicinale që për çdo ditë përballen me të infektuarit, me të
sëmurët, me vdekjen.
E
po, sikur kohët, çuditërisht, këtu në Kosovë po na përsëriten si shpesh, prej
vitit 1981. Janë situatat që, me ndërliqësitë e kundërthënieve të mprehta të
vuajtjes sociale, rezistencës, luftërave, sëmundjeve e tash, të epidemive,
gjenden përpara një Porte të Ferrit. Protagonistët e saj zbresin në ata rrathë
danteskë për t’i ndriçuar skutat e dhimbjes e të sëmundjes, por edhe ato të
labirinteve të kësaj vuajtjeje.
Nuk
thuhet më kot, pra, se edhe kjo situatë i ka heronjtë e heroinat e veta.
E,
nganjëherë, përreth, me atmosferën e ndotur politike, duket sikur te fundi i
këtij ferri jemi ne vetë me përbuzjen tonë ndaj të sëmurëve të tillë! A me
frikën e ankthin për pasigurinë tonë...
Pikërisht
për faktin, pse kjo përbuzje DIKUR këta njerëz shin "të paprekshëm",
dmth të mënjanuar, ku nuk bën t'i prekë askush, edhe sot është ashtu: sëmundja
e koronavirusit (dje: e gërbulës) është ngjitëse.
Ndodh
mu ashtu si e kemi ende të ruajtur në përfytyrimet tona sëmundjen e zgjebes apo
të zhugës dhe përfytyroni për një çast se çfarë frazeologjizmash kemi krijuar
me këto fjalë, duke mos nënkuptuar vetëm sëmundjen, po edhe kuptimet përçmuese;
njeriun e ulët në karakter, apo njeriun e fëlliqur e të veshur keq, apo
sikundër thuhet në Fjalorin e shqipes "njeri i pacipë i cili përçmohet nga
të tjerët".
Kjo
kohë, pra, na ballafaqon edhe me stigmatizimet që kemi ngritur për njerëzit e
goditur. Nuk janë njerëzit e tillë të goditur si dënim i perëndisë, siç
mendojnë indusët e mençur për gjoja shpirtin e fëlliqur që ka ekzistuar më
përpara në një jetë dhe bartet tek jetët tjera: është edhe përbuzja jonë që
vjen nëpërmes indiferencës shoqërore ndaj qenieve të tilla.
3.
Nëna
Tereze përleshej me të dy këto mendësi e kahe.
Ajo
kishte ngritur Shtëpitë për strehimin dhe shërimin e të gërbulurve, ajo jetonte
me njerëzit që kishin fatin tragjik të kësaj sëmundjeje, jetonte me etërit
klerikë, me motrat e nderit, me mjeku Senn etj.
Në
shtegtim e sipër bie ndesh me sëmundjet më të rënda e me paragjykimet më të
rënda, të cilat, çuditërisht, sikur janë të pazhdukshme. Trishtimi i endëzon
kornizat e mendimit e të veprimit. Jeta qëndron e përmbahet nga dhuna e
iluzionet, ngjizet nga zhgënjimi e shpresa.
Në
këso rastesh, nuk ka se si të mos ndeshesh me nihilizmin, pesimizmin apo
sëmundjen, si anë të plagosshme të jetës. Susan Sontag thotë: “Të gjithë ata që
kanë lindur, kanë qytetari të dyfishtë – atë të mbretërisë së të shëndoshëve
dhe atë të mbretërisë së të sëmurëve. Sado që ne të gjithë parapëlqejmë të
përdorim vetëm pasaportën e mirë, herët a vonë secili prej nesh është i
detyruar, të paktën për njëfarë kohe, të quhet qytetar i asaj mbretërie.”
Edhe
psikanalistë si Frojdi e Jungu i shkruajnë doktrinat e tyre psikologjike si
fitore mbi vdekjen e mbi sëmundjen, kurse njerëzit shërohen duke e mobilizuar
vullnetin.
Vetë
njerëzit, të ballafaquar ose me vuajtjet e sëmundjet, ose me realitetin e tillë
TË PASIGURISË, shpesh mund ta shtrojnë pyetjen skeptike: nëse ka Perëndi, përse
lejon këso pamjesh e vuajtjesh? Ku është perëndia t'iu gjendet pranë qenieve të
tilla? Përse ai nuk e përdor fuqinë e tij në shërimin e qenieve të tilla, përse
ua kthen shpinën viktimave përballë mizorive të tiranëve si Hitler apo Stalin,
Pol Pot apo Asad, apo të dhomave të torturave nëpër Afrikë, apo të viktimave në
Fushat e vrasjeve anekënd botës? Të pafajshmit viktimizohen. Vëllimi i
vuajtjeve tragjedive nuk pakësohet, ateistët këlthasin se batakçinjtë,
kriminelët e mashtruesit nuk i prek drejtësia hyjnore!
Këso
dyshimesh, ndjesish pesimiste etj mund të shtrojnë edhe shumë të tjerë.
4.
Edhe
tani: a do të paraqiten rrëfimet nga më të rëndat, për ata mijëra të vdekur
vetëm brenda një dite, anekënd Evropës, SHBA-ve, anekënd botës? Indiferenca e
përbuzja ndaj fatkeqësive të Tjetrit, tash kthehet si grusht kundër Teje!!! Më
koronaviorusi nuk pyet për vende të zhvilluara apo të pazhvilluara. As për
ideologji, religjione, ateistë, bindje, parlamente, qeveri, ushtri, për njerëz
të fortë apo të dobët... Goditen të dobëtit,. Si gjithmonë.
Aty
ku ka një terratisje shpirti, aty vjen një dritë që të këndell; aty ku ka aq e
aq mizori, indiferencë dhe të liga, mu aty shfaqen veprat e mëdha të dashurisë
dhe të mirësisë. Është mu ashtu si ndodh në historinë e krishterimit, kur
ngjarja më tragjike e historisë së vuajtjes (e kryqëzimit të Birit të Hyjit në
kryq), e shkaktoi edhe ngjarjen më të lavdishme: ringjalljen dhe doktrinën e
dashurisë e të shpëtimit.
Por
pikërisht është Nëna Tereze që na e thotë të kundërtën e dyshimeve dhe na e
dëshmon të kundërtën, mu në shtjellën e dhimbjes e të gërbulës. Ajo aspak nuk e
fsheh realitetin e dhimbjes e të së keqes për shkak të besimit, përkundrazi,
është besimi që e shtyn të jepet në zbulimin e pamjeve e të realiteteve të
tilla, për t’i ndryshuar ato gjendje, për t'i kërkuar përgjigjet e për t'i
dhënë ato... Pikërisht, aty ku shfaqet realiteti më i trishtë, tragjeditë e
rënda e të skajshme njerëzore...
(Prend N. Buzhala, 15 prill 2020)