Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shyqyri Fejzo: Kurajo Qytetare

| E hene, 20.04.2020, 10:57 AM |


Shyqyri Fejzo

Kurajo Qytetare

Opozita jo partiake e Shqipërisë

Është kurajo qytetare pa njollë

Njëra nga shtyllat e demokracisë

Pa atë demokracia është e hollë

Disa parti kur nuk ja dolën dot

Duan të nxitin situatë revolucionare

Kërkuan të gjejnë mish për top

Të bëjnë të tyren kurajon qytetare

Populli pyet i kanë apo jo mendt?

Disa liderë të tyre mbetën tek ura

Harruat çfarë ju bënë studentët

Akoma kërkoni të bëni aventura?

Fshini buzët me trastën e kërricit

Tashmë këtë  e di e gjithë bota

Nuk  ka karrike e pushtet prej hiçit

Për të vendos sovrani, dhe vota