Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Gruaja e burri

| E hene, 20.04.2020, 10:08 AM |


Gruaja e burri

- Parodi humoristiko – satirike -

Po i thërret gruaja , o ti njeri –

Çohu puno , mos ia le seri !

N’ daç t’ mos  kesh me  mua  hidhërime 

Shko n’ shitore , na  blejë ushqime !

N’ daç t’ mos rrahesh  si darabuk –

Shko te furra  e na blejë bukë !

N’ daç me  shpëtua  pa  hëngër  llos –

Shko n’ shitore e na  blejë  kos !

N’ daç me   shpëtua  pa  hëngër  grusht –

Shko n’ shitore e na  blejë  qumësht !

N’ daç me shpëtua pa t’ ra mbas qafe –

Shko n’ shitore e na  blejë  kafe !

N’ daç me shpëtua pa t’ zanë ndo ‘i  sherr –

Shko n’ shitore , na blejë  sheqer !

Gjilan , 01. 04. 2020 .                      Demir KRASNIQI