Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Isëmëthonë

| E diele, 19.04.2020, 08:31 AM |


Jusuf Zenunaj

I S Ë M Ë T H O N Ë...

S'kam nevojë të marr vrap,

si gjithmonë jam dredhak

në parti e në pushtet

bëj siç dua vetë.

Dredhakëri e dinakri

i kam mësuar në rini,

punë më bëjnë edhe në pleqëri.

"Pak" nënshtrim nga i fortit

kështu luhet loja sotit,

e të butin e sjell në kurthë,

në politikë kështu bëhet luftë.

Ndërroj si moti brenda ditës

simbas shkollês së Marshall Tites.

Isë mê thonë, po s'jam si ai i Boletinit,

unë fitoj pa i dalë tymi,

si ndër fshesa , kur luan mini !

J.Z. Dilbeek, më 15 prill 2020