Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Habazaj: Për ditëlindjen e nipit të Poetit Hiqmet Mehmetaj

| E diele, 19.04.2020, 10:00 AM |


Albert Habazaj dhe Hiqmet Mehmetaj, 14.03.2018, Ujë i Ftohtë, Vlorë

Për ditëlindjen e nipit të Poetit Hiqmet Mehmetaj

Nga Albert Habazaj

Ata sy që shkëlqejnë ëmbël e qartë,

Të bukur e të freskët si pranverë,

Marrin nga Gjysh Poeti bekim e uratë,

Këtë maj me një mall..., jo si tjetër herë.

Gjyshi s’i shkoi dot nipit në ditëlindje,

Atij nipi të shtrenjtë që e do ... sa bota!

Dritës për Gjyshërit, për gjithë familjen,

Që shpirtin u mbush me rreze të ngrohta.

Dikush mund të thotë: “Ç’po shkruan Alberti!

Kush ka ditëlindjen, Skënderbeu? Aleksandri?!...

Sot ka ditëlindjen Nipi i Poetit,

Ej, o njerëz! Ka ditëlindjen Andri!