| E premte, 17.04.2020, 09:13 AM |
Palimpesesët e mi: "Burra të mëdhenj, me "cene të vogla"
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Nuk
kam se si mos e filloj këtë ese timen,me atë thënien me vlerë të të ndjerit
DRITËRO AGOLLI që ka thënë:- "Në pleqëri i përpin librat me dhëmbë të
vënë". Dhe vërtet kështu ndodh. Ngaqë ka gati një muaj i mbyllur
brenda,nuk bëj asgjë tjetër,por vetëm lexoj apo dhe rilexoj libra me të cilat
jam i lidhur pazgjidhmërisht. Ndonjëherë, ulem mbaj shënime dhe reflektoj me
mendimet e mia që, për çudi, ndodh të pësojnë edhe ndryshime. Nëse deri dje
X-autor ka qenë para meje perfekt, për çudi, duke zgjeruar leximet për të,bindja
ime perfekte zë dhe pëson "godtje",se mbi autorin që ti e doje në
perfeksion,zbulon ca "cene të vogla" që,jo vetëm ta trondisin
opinionin e mirë, po gati ta përmbysin atë në kah të kundërt. Kur ndodh kështu
( dhe nuk ka ndodhur veç me njërin, por me disa syresh), atëherë, njëkohësisht,
më vinë në ndihmë dy urtësi popullore; njëra e popullit tonë " NJeriu
plaket duke nxënë" dhe tjetra nga populli turk që thotë: "Njeriu
është dhe shejtan, por dhe melaqe: siç të bën të mirën,ashtu të bën dhe të
keqen". Këto dy proverba sikur konvergojnë aq shumë me njëra-tjetrën, sa
janë për mua në këto"palipsestë modestë" të mi për këta që i
quaj"Burra të mëdhenj, me"cene të vogla".
* *
*
Po
i filloj këto mendime të mia duke u pranëvënë dhe mendime alternative të
autorëve të jerë. Autori i parë në"lupën" e mendimev të mia modeste, është ZHAN ZHAK RUSO
(1712-1778). Për herë të parë,pë këtë NJERI TË DITUR dhe pedagog të madh,kam
dëgjuar mesviteve '50-të të shekullit të kaluar,nga DREJTORI I SHKOLLËS
PEDAGOGJIKE,PROFESOR VASIL KAMAMI që na jepte lëndën e pedagogjisë. Nuk njoh
mësues më të aftë (unë e kam quajtur "NJERIU INSTITUCION") që në orën
e mësimit,nuk mbante leksion të"thatë",por e"njomte
leksionin" me shembuj. Fliste për"Emilin" e ZHAN ZHAK RUSOIT,
për edukimin në natyrë dhe,sado që kanë kaluar mbi gjashtë dekada,ende e kam në
kujtesë çastin" kur Emili kish parë hënën në pellgun mbi ujë,ia kërkonte
me ngulm mësuesit dhe ky,i fundit, e hodhi në pellg".Ora e mësimit kish
frymëmarrje tjetër dhe unë (dhe kushdo që e dëgjonte),që në ato momente zija ta
doja ZHAN ZHAK RUSOIN, si një mësues të madh, Ca më tepër, dashuria për të, më
shtohej,kur në muret e brendshme të
shkollës,ish varur portreti i madh i
tij,krahas Pestalocit të vizatur me laps nga profesori i vizatimit VASIL TALO.
ZHAN ZHAK RUSOI përbri PESTALOCIT, në
gjykimin tim (të cekët,sigurisht) më dukej shumë më mbresëlënës e më simpatik
me ato kaçurelat (dhe as që e vrisja mendjen), në gjykohet madhështia një
njeriu nga flokët dhe pamja. Epo
"fajin" e kishte i Madhi:VASIL KAMAMI. Po si mos e doje Ruson?
Ligjëronte drejtori, thotë RUSOI"... komandantë ushtarakë rrethuan një
copë vend dhe thanë:" Që sot,kjo pronë është jona!!!
Kështu
lindi prona private!!! Dhe ja si thotë
RUSOI;" Faji është i të tjerëve, që nuk i shkulën ata hunj dhe t'u hynin
me dru kurrizit komnadantëve të tyre...".
Natyrisht, këto janë copëra kujtimesh që,gjatë kohës janë zbehur, por
ajo që dua të theksoj është mendimi që kam
patur për ZHAN ZHAK RUSON:- Një PEDAGOG I MADH nga i cili njerëzimi ka
mësuar shumë. Ky mendim imi,gjatë kohës, është rritur dhe,sa herë gjeja emrin e
ZHAN ZHAK RUSOIT, unë mbaja shënime dhe mbushesha me adrenalinë tjetër,se më
bëhej më i afërt dhe më i pranishëm.
* *
*
Dhe,me
të vërtetë,si mos e doje RUSON? Tek
lexon për të,se qe"arketip" i intelektualit që ka ushtruar një ndikim
të madh dhe kishte zotësinë për t'i bërë njerëzit të lumtur, nuk ke se si mos
bëhesh i prekshëm prej personalitetit të tij.
Robespieri
e ka quajtur:- Mësues të njerëzimti. Jo vetëm kaq,por KONVETA KOMBËTARE
propozoi"transferimin e hirit të RUSOIT në PANTEON.
KANTI:
"RUSOI ka patur një ndjeshmëri shpirti me perfeksion të paarritshëm".
SHILERI:
"Një shpirt kristian,miqtë e të cilit janë engjëjt e Parajsës!"
ZHORZH
SAND: "Shën RUSOI !"
SHELLI:-Një
gjeni sublim!
TOLSTOI:"
RUSOI dhe UNGJILLI,dy ndikimet më të shëndetshme të jetës."
Dhe
si pikë referimi më bindëse për ZHAN
ZHAK RUSON,është fakti shumë domethënës:"... pas vdekjes,varri i tij u bë një vend peligrinazhi siç ka
ndodhur me ndonjë shenjtor të mesjetës.
* *
*
Por
duke u plakur,duke nxënë.Për fat të keq,kam hasur thënie e shkrime, nga
intelektualë bashkëkohës që e kanë njohur aq mirë RUSON,sa i bëjnë radiografinë
morale të tij. Bindjet e mia zënë e tronditen se ai "Pedagou i madh i
adoloshencës dhe më pastaj, tani kur po përpij
libra" me dhëmbë të vënë",jo vetëm del me "cene të
vogla",por gati del me plevitë në të dyja mushkëritë. Flasin bashkëhohës
që e kanë njohur mjaft mirë,si VOLTERI që thotë për të:"Një përbindësh
kotësie dhe poshtërsie!"
DEJVID
HJUM:- RUSOI ishte një përbindësh që besonte se ai ishte personi më i
rëndësishëm mbi dhe!
Më
ashpër e fshikullon DIDERO: "Gënjeshtar,pispilluq, mosmirënjohës, mizor
dhe keqdashës".
Një
diplomat gjerman i asaj kohe, FRIDRIH MELHIOR GRIM,ka thënë:" Ka qenë i
urryer dhe pervers". Kurse një akademik modern ( në libër mungon emri i
tij), nuk i bën portretin, por e nxinë ga këmbët tek koka: " mazokist,
ekzibicionist,hipokondriak,homoseksual i fshehur, i paaftë për dashuri normale
ose atërore,paranojak flllesstar, narcizist i mbyllur, i pashoqërueshëm për
shkak të sëmundjes, i drojtur
patologjikisht, i torturuar nga ndjenja e fajit,kleptoman,dinak dhe
koprrac"(shiko faqe 34 tëlibrit të PAUL JOHNSON).
Këtu
nuk po fus vesin e vetëpëlqesës, mungesën neveritëse për fëmijët e tij dhe as
atë të tradhtive me gratë. Kaq më del e më tepron për të koregjuar mendimet e
mia të adoleshencës e më tej. Kurrë nuk është vonë për të reflektuar për një
gjykim më të shëndoshë.
Tiranë, 17 prill 2020