| E enjte, 16.04.2020, 11:20 AM |
Emergjencë për Albin Kurtin është kriza shëndetsore, ndërsa për Thaçin e Mustafën është politika
Nga
Skënder S. KAPITI
Sot
shqiptarët kanë përballë qeverinë Kurti në detyre e cila ka si agjendë,
detyrë dhe si emërgjencë përballimin e pandemisë , të krizës së
shëndetit, e cila është bërë një një krizë botërore ku sot politika ia ka lënë
vëndin mjeksise dhe shërbimit shëndetsor, dhe politika botërore flet dhe ia ka
lënë vëndin mjekësisë dhe shpëtimit të jetëve njerëzore.
Nga
ana tjetër pas mocionit të LDK-së dhe Isa Mustafës që bëri të mundur rrëzimin e
qeverisë Kurti, tani misionin politik për legjitimimin e delegjitimitetit
parlamentar dhe antikonstitucional po e vazhdon presidenti i Kosovës, Hashim
Thaçi i cili ka marrë pozicion dhe një qëndrim krejtësisht
kundër rrymës, kundër interesit shëndetsor dhe kundër luftës ndaj pandemisë.
Atë ashtu si dhe Mustafën si emërgjencë kombëtare e shqetëson politika,
qeveria të cilën dëshirojne ata.
Ai
madje ka marrë dhe po luan rolin e opozitës destruktive dhe jo të Presidentit,
në përpjekje për t’i imponuar verdiktit popullor vullnetin e tij dhe të
puçistëve.
Ky
është ndryshimi i madh sot mes Kurtit-Kryeministër dhe Thaçit-President.
Pse
e bën këtë Presidenti?!
E
bën se ai është tërësisht i verbuar nga interesi personal dhe pushteti, dhe në
këto kohë pandemie ai përpiqet që ta shfrytëzojë këtë krizë për qëllimin e tij
dhe të Isa Mustafës për të instaluar në Kosovë një qeverisje tjetër jolegjitime
dhe jo në përputhje me vullnetin e popullit. Ai ngutet në qëllimin e tij , pasi
ai i trëmbet që të presë normalitetin pas kalimit të krizës së koronavirusit,
pasi në kohë normale Ligjin, Demokracinë Shtetin dhe Kushtetutën nuk do i
mbrojë vetëm VETEVENDOSJA, por i gjithë populli.
Në
kushtet e pandemisë rëndësinë parësore e ka funksionimi i qeverisë dhe jo
parlamenti e Presidenti. Sot shteti mbi të gjitha,sepse pa shtetin të
cilin e vë në funksionim qeveria nuk mundet të përballohet pandemia. Nuk është
momenti që Presidenti të marrë përsipër nxitjen e ndonjë krize shtesë
konfliktuale e juridike.
Ai
mos të “ngutet” por të presë kalimin e pandemisë , dhe të mos konsumohet për
interesa personalke e politike, pasi e ka kthyer Presidencën në një institucion
skajshmërisht personal e politik. Nëse nuk pret kohën, atëhere meqë është i
lirë dhe i pa preokupuar për pandeminë le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese e
cila të shprehet se si mund të formohet qeveria pas rrëzimit të saj me
mocion mosbesimi, dhe që të marrë përgjigjen për të gjitha mundësitë e
zgjidhjes së qeverisjes, por pas kalimit të pandemisë. Le t’i drejtohet asaj,
ashtu sikurse ai edhe iu drejtua kundër vendimit të qeverisë për masat që ajo
mori për parandalimin e pandemisë dhe për mbrojtjen e jetës njerëzore.