| E merkure, 15.04.2020, 11:51 AM |
ATDHEUT IA KEMI BORXH JETËN, KUR KA NEVOJË EDHE KULETËN
Nga
Dedë Preqi
Thirrja
e kryeministrit të Kosovës, e z.Albin Kurti, drejtuar mërgimtarëve, është edhe
një kushtrim ndaj atdheut, të cilit ia kemi borxh edhe jetën, duke e kuptuar
gjendjen aktuale të këtij vendi nga pandemia e koronavirusit kovid 19, me
ç’rast edhe bota e ka një brengë të tillë.
Mërgimtarët
shqiptarë kudo në botë, e ndjejnë obligim moral e njerëzor ndihmën ndaj atdheut
të vet. Dhe mbi ndjesinë që krijohet për formën dhe funksionimin e rrolit të
vet diaspora, edhe mbi përvojen e vet praktike që ka, si gjithëherë e gatshme
në çdo kohë të veprojë dhe të ndihmoj.
Veqanarisht
me rëndësi mbetët çasti i momentit për ndërmarrjen e preventivave të mundshme
për parandalimin e koronavirusit kovid 19, që po i kanosët edhe vendit tonë,
dhe për këtë arsye, porsa del në skenë edhe thirrja e kryeministrit të Kosovës,
e cila thirrje do të ishte shumë e arsyeshme, por edhe e domosdoshme.
Por,
përballë kësaj krize, ia shtojmë edhe përshtypjet e vrazhda të disa
politikanëve të zellshëm të zhurmave dhe skandaleve, duke i dhënë kahe të
kundërt kësaj thirrje të kryministrit Kurti, që i drejtohet diasporës, për atë
se e kanë mizën nën kapuq, kur vetë po këta njerëz abuzuan me mjetët e 3%, «Vendlindja thërret» dhe shumë kontribute
tjera të mërgimtarëve, gjatë vitëve të
luftës 98/99, që ia dedikuan UçK-së, dhe popullit të Kosovës.
Kryekeqpërdoruesit
e njohur të 3%, sikur që ishin Bujar Bukoshi, Isa Mustafa dhe të tjerë, tani
sikur po gjuajnë shqelma mbas kësaj thirrje të kryministrit, sepse e kanë
frikën e masës së diasporës, që në këto momente mund të shpaloset skandali i
kaluar i tyre, që në fakt, këtu hasim edhe në detyrën e një çlirimi të
brendshëm ndaj humanitetit të mërgimtarëve dhe djersës së tyre.
Dhe
e veqanta e gjithë kësaj rrjedhe nënkupton se, një shumë e madhe e atyre
mjetëve, që ka të bëjë me miliona DM, janë fshehur dhe përvetësuar nga grupet e
tilla, dhe prej asaj periudhe e deri më sot nuk ka ndonjë shpjegim të qartë dhe
transparent të menagjimit të atyre mjetëve nga njerëzit kopetent, të cilët e
kishin marrë përgjegjësinë për mbikqyrjen dhe menagjimin e këtyre mjeteve, prandaj, prokororia e shtetit të Kosovës, e ka obligim moral dhe obligim
ligjor, që këta njerëz të ndiçen penalisht për këto vepra penale.
Megjithatë,
sot ndeshëmi me rrezikun global nga koronavirusi covid 19, dhe populli i
Kosovës, ka nevojë si çdo herë për nevojën e diasporës, e cila edhe kjo është
aty-këtu e prekur nga kjo pandemi e rrezikshme, por Atdheut ia kemi borxh edhe
jetën, kurrë atyre që na vjedhën mundin dhe djersën.
Atdheu
është i patjetërsueshëm, duhet ta kemi edhe përgjegjësinë individuale, që të ia
dalim me vendosmëri dhe vullnet sa herë që kërkohet nevoja e jonë, sikur edhe
tani në këto momente të vështira, të japim gjithë kontributin tonë brenda
mundësive që kemi dhe ti përgjigjemi thirrjes së kryeministrit Kurti, si një
thirrje e arsyeshme dhe solidare për ta zbutë krizën edhe ndaj këtij armiku.