| E marte, 14.04.2020, 01:45 PM |
A kemi të drejtë morale të kërkojmë para nga mërgata e jonë për ta ndihmuar Kosovën në kohë Pandemie…
Shkruan
Halil Gashi
Kërkesa
e Qeverisë Kurti që mergata ta ndihmoi
Kosovën në kte Kohë Pandemie përmes nje Fondi në Qeverinë Kurti , është sa
e nevojshme aq edhe e pa ndershme,
karshi sjelljeve të pa ndershme
dhe të pa përgjegjëshme te të
gjitha Qeverive të deri tashme ndaj
kësaj mergate e cila që nga fillët e sajë mbajti gjallë Kosovën dhe shqiptarët e sajë . A nuk ishte kjo
mërgatë ajo e cila nga vitet e 80 –ta më
protesta të fuqishme trokiti në ndergjegjën e Evropes se fjetur në sheshet e
metropolave më të medha sin ë Bruksel, Bon ,Berlin, Zhenevë Paris, Njujork e gjetiu në përkrahje të demostratave të
studentve dhe atyre gjithëpopullore të vitit 1981 dhe të Kerkesave të atëhershme
për Kosovën Republikë . A nuk është kjo mërgatë
ajo e cila mbajti gjallë
Koosvën që nga vitet e nëntdhjeta kur regjimi I Millosheviqit
suprimoi atë Autonimi që kishte Kosova dhe largoi nga puna të gjithë
shqiptarët e deri në ditët e sotme edhe
20 vite pas lirisë se Kosovës .
A
ishte kjo mërgatë ajo e cila përmes organizimeve të fondeve të ndryshmë në
Diasoporë si 3% që mbajti gjallë arsimin dhe shendetësinë Kosovare ,A ishte kjo
mërgatë ajo e cila përmes fondeve të
Qeverisë për Pavarësinë e Kosovës dhe
Fondit “Vemdlindja thrret “që ndihmuan Luftën për çlirimin e Kosovës , A
ishte kjo mërgatë ajo që ndihmoi
minatorët e Trepçës, që ndihmoi Uninonin e Pavarur të Stduentve, që ndihmoi
armatimin e popullatës se Kosovës kur secili ndihmontë fshatin e tijë më blerjën e aramtimeve . A ishte kjo mërgatë
ajo që ndertoi dhe rindertoi dhe ngriti
nga hiri shtepitë por edhe
institucionet në Kosovën e pas
luftës,
A
ështe kjo mërgatë ajo që po mban që 20
vite gjallë me remitencat e sajë
popullin e Kosovës kur dihët numëri kaq
I madh I të pa punve që ka Kosova e që
po të mos ishte kjo ndihmë e tyre ne do
ta hanim njeri tjetrin. Thënë shkurt
kjo mërgatë është më meritorja që Kosova sotë është në
kete shkallë të zhvillimit , që Kosova është e rindertuar , që Kosova nuk ka
trazira sociale, që populli I sajë nuk vuan për bukën e gojës .
Dhë tani çfarë po kerkojmë ………
Tani
, duhet të pyetet secila Qeveri se çfarë
bërën ato për ketë mërgatë . As njera Qeveri deri më tani nuk zbarrdhi se kush
ua vodhi keto Fonde kësaj mërgate , Kush e vodhi Fondin e 3%, kush e vodhi
Fondin Vëndlindja thrret , Kush e vodhi Fondin e Ahenit, kush I vodhi parët per
armatimin e popullit të Kosovës , kush u kerkoi haraq investitorve nga rradhet
e mergimtarve që duanin të investonin në Kosovë . Poashtu ,të gjitha
Qeveritë duhët të japin përgjegje se
kush e dëboi rininë Kosovare perms egzodit të heshtur nga Kosova për shkak të pa prespektivës dhe pasigurisë sociale.Poashtu ,duhet të
jepet përgjegjigje se kush vodhi fondet e Kosovës qoftë ato nderkombatare dhe
ato të buxhetit të Kosovë s, kush u bë
miloner dhe krijuan pasuri prrallorë
e që para luftë as brekë nuk kishin .
A
është kjo mërgatë ajo që për 20 vite pas lufte e plaqkitët në hyrje të kufirit të Kosovës duke kerkuar
që të paguajnë sigurimin për makina apo edhe taksa tjera për të mbushur xhepat
e atyre që krijuan monopol në fushën e sigurimeve , para këto që thjeshtë ia
plaqkitët kësaj mërgate , A janë të
gjitha Qeveritë ato që nga mërgimtarët plaqkitnin edhe po vazhdojnë te
plaqkisin për marrjën e dokumentave personale si leternjoftimi dhe pasaporta me proceduara
të përshpejtuar , ku per një leje u
plaqktnin dhe vazhdojnë të u plaqkisin nga
50 euro , kurse per pasaportë 100 euro për përson , nese dikush kishte
katër anëtar familje për të pajisur më këta dokumenta do të duhej gjithsej të paguaj 600 euro , pra vetë shteti për
njëzetë vite rresht I plaqkiti në mënyrë të pa skrupullt keta mërgimtarë.
A nuk u ngopë kjo Kastë politike me keto
Qeveri e më keto plaqkitje individuale
e të fondeve të mërgatës. Ishte detyre e
secilës Qeveri të zbarrdhte gjitha keto vledhje dhe keqperdorime të fondeve të
kësaj mërgate në të gjitha etapat e ketij 30 vjeqari që po e lejme pas ,
por jo vetëm të Fondeve të mërgatës por
edhe hajnitë e buxhetit të Kosovës .
As
njera Qevrei e Kosovës nuk ka as një të drejtë morale që kësaj mërgatë ti
kërkoi para për ta ndihmuar Kosovën përmes krijimit të ndonjë Fondi në Qeveri, pra as kjo e sotit edhe pse dikush
mund të thotë se Qeveria Kurti nuk është fajtore që poshtu pajtohëm, Porë, VV ishte në
Parlament që afro 10 vite dhe nuk ngriti në Parlamentin e Kosovë as një herë
çeshtjën e plaçkitjës se ketyre fondeve të mergatës dhe zbarrdhjen e hajnivë të bëra si edhe plaqkitjën e qytetarve të Kosovës
prej shtetit të Kosovës përmes formave të përmendura më lartë.
Secili
mërgimtarë ka të drejtë të pyes pse as një Qeveri nuk ndermori masa ndaj të
gjithë atyre që e plaqkitën ekonominë e Kosovës, përmes Privatizimit, ku për
pakë para u “blenë” më mirë më thenë u plaqkitën pasuritë shumë milionshe të gjitha Fabrikave në Kosovë,kur edhe nje
here puntoret e ketyre Fabrikave u qiten në rrugë ashtu sin ë kohën e rexhimit serb pas viteve
te 90 –ta. U plaqkitën mijëra e mijëra hektar toka të kombinateve
dhe koperativave bujqësore , pasuri këto që u plaqkitën nga përsona të njohur
kjartë më ëmër e mbi emer e që shumica e tyre ishin pjesë të pushtetve gjatë
këtyre 20 viteve , apo të afëtrt më pushtetet e deri tashme .As një Qeveri deri
më tani nuk ia dhe kësaj mërgatë as një të vetmën përgjegje për gjitha këto
mashtrim e dhe plaqkitje të kësaj
mërgate , kurse Qeveria 50 ditëshe e
Kurtit u këput në fillët e saja ngas kishte premtuar se do të bejë një hap
përpara në zbarrdhjën e disa nga këto plaqkitjeve të kësaj mërgate,për ketë se
paku mund të ketë të drejtë morale të kërkoi nga kjo mergatë e cila më votat e saja e ndihmoi që të vijë
në pushtet.
Përmes
mediave po deklarohën individë nga mërgata të cilët edhe përkundër të gjitha
zhgenjimeve të sajë nga të gjitha kastat e deri tashme politike , po shprehin
gadishmeri që në ktë kohë Pandemie ta ndihmojnë Kosovën dhe popullin e sajë .
Kjo gadishmeri e tyre duhet te jetë alarm për ndrgjrgjrnen e secilit
pushtetar për pa përgjegjshmerinë e të
gjithë atyre që e zhvatën paranë dhe djersën e e tyre . Do të doja dhe uroi më
gjithë shpirt që kjo para që mund ta dergoi mërgata e jonë për të ndihmuar në kohë
Pandemie të mos keqpërdorët ashtu si ka
ndhë shumë herë deri më tani, ngase Mërgata është krenaria dhe dhëmbja e jonë,
ajo ka shpirtin e madhe dhe dashurinë pa
kufi ndaj Kosovës dhe nuk guxon më askush ta manipuloi , ngase nama e sajë mund
të na godasi rëndë.