| E marte, 14.04.2020, 11:09 AM |
Kriza e pandemisë dhe korrupsioni e injoranca politike po kërcënojnë shtetin e Kosovës
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Kur
e gjithë bota, të gjitha fuqitë e superfuqitë e botes , të gjitha qeveritë e
botës janë përkushtuar në luftë për ta mposhtur koronavirusin, krejt e kundërta
ndodhi në Kosovë, duke paraqitur ndëkombëtarisht një imazh mjaft negativ.
Në
një kohë kur shtetet kanë shtyrë datën e zgjedhjeve politike kombëtare, kur
janë ndërprerë dhe shtyrë datat e ngjarjeve dhe të eventeve shtetërore dhe
globale: politika injorante, e korruptruar dhe e papërgjegjshme në Kosovë
shkaktoi grushtin parlamentar të shtetit, krizën politike gje e cila është
krejtësisht në kundërkohë dhe kundër rrjedhës globale të luftës për
parandalimin dhe kapërcimin e krizës së shëndetit njerëzor.
Të
gjitha shtetet në botë u çuditën me atë se çfarë ndodhi në Kosovë, kur në kohë
pandemie rrëzohet qeveria me puç parlamentar kundër legjitimitetit demokratik.
Vendimi
i qeverisë Kurti për kufizimin e levizjes së lirë në kohën e duhur deri sa të
kalojë rreziku i pandemisë është një
masë e kërkuar dhe e justifikuar
moralisht dhe ligjërisht për mbrojtjen e jetës, pavarësisht se kjo mund të bjerë ndesh, për shembull, me vlerat
e përfitimeve. Por kjo, ky kufizim
i lirive të rëndësishme mbetet
një përjashtim i izoluar në kohë të
jashtzakonshme kërcënuese për jetën njerzore si rasti i krizës së koronavirusit,
kjo pasi si mase qeveritare në vetvete
është dhe përbën mbrojtjen e të drejtës
themelore te jetës dhe integritetit fizik.
Ndërsa
kundër ligjit, kundër të drejtës së sigurisë së jetës njerëzore kunder
moralitertit njerëzor vepron President i Kosovës Hashim Thaçi i cili ankohet në
Gjykatën Kushtetuese kundër masave të qeverisë për mbrojtjen e jetës njerzore
për parandalimin e përhapjes së virusit, kur këto masa janë marrë nga të gjitha
shtetet e botës, dhe me paturpësinë më të madhe edhe Gjykata Kushtetuese si
gjykatë thellësishyt politike i dha të
drejtë Presidentit.
Kryetarja
e tanishme e Partisë Kristian-demokrate të Gjermanisë, Annegret
Kramp-Karrenbauer, ka thënë se partia e saj mund ta shtyjë zgjedhjen e liderit
të ri ose liderës së re deri në Dhjetor për shkak të koronavirusit.
Kurse
Isa Mustafa dhe LDK shkaktojnë krizë shtetërore, dhe Hashim Thaci u bën thirrje
qytetareve dhe policisë që të mos zbatojnë masat qeveritare për parandalimin e
koronavirusit, madje gjen edhe kohën që ta kërkojë në Gjykatën Kushtetuese
masat parandaluse si shkelja e lirisë së lëvizjes së lirë.
Këtë
kurrë nuk duhet populli i Kosovës që t’ua falë as Presidentit dhe as Isa
Mustafës dhe LDK-së kryesisht. Këtë politikë të keqe populli i Kosovës nuk
duhet ta falë, por me largimin e kërcënimit të pandemisë , shqiptarët duhet ta
ndëshkojnë dhe ta përzënë përgjithmonë politikën e krimit, korrupsionit, hajnisë dhe të
tradhtisë.